Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Vjehrrat apo Rejat, Luftė e pafund

Reja mendon se ajo ka pėrparėsi tė ulet afėr burrit tė sajė ndėrsa vjehrra duhet tė ulet mbrapa nė ulėset e pasme tė veturės.

E hėne 25 Tetor 2010 15:21

 

Autor: Mr. Avdyl Rrahmani


Në shtëpitë ku ka vjehrra, vërehet se synohet nga ato që ta kanë në duart e tyre zotësinë e shtëpisë. Një dukuri e tillë pothuajse është prezent në të gjitha shtëpitë.

Ato femra të cilat ende nuk janë bërë vjehrra, ato edhe nuk ndiejnë ndonjë detyrim i cili duhet t’i pret në të ardhmen.

Ka gra të tilla të cilat janë të angazhuara në punë jashtë shtëpisë dhe as që u shkon mendja se ato një ditë do të plaken dhe do të bëhen vjehrra. Kjo vlen vetëm për ato gra të cilat kanë fëmijë, qofshin fëmijët e tyre djem ose vajza. Sepse edhe ato të cilat kanë vajza, një ditë do të kenë dhëndurë e kjo nënkupton se ato do të bëhen vjehrra.

Mos u çudit, nga ky shkrim që unë e paraqes këtu, sepse vërtetë ajo që më nxiti të shkruaj në këtë drejtim, është; se ekzistojnë probleme të shumta të cilat shkaktojnë çrregullime të mëdha në familje, ndërsa shkak i këtyre problemeve janë marrëdhëniet e këqija që ka vjehrra me renë e saj.

Këto probleme rrjedhin nga asgjëja ose thënë më mirë rrjedhin nga mosrespektim i resë për vjehrrën ose anasjelltas. Për shembull; po që se djali dëshiron t’i vizitoj të afërmit e tij dhe marrin udhëtimin me nënën dhe nusen e tij, lind problemi se cila prej tyre duhet të ulet në ulësen e parë të automjetit, vjehrra apo reja?. Gjithnjë po flasim në prizmin e mentalitetit dhe jetës që zhvillohet në Kosovë.

Reja mendon se ajo ka përparësi të ulet afër burrit të sajë ndërsa vjehrra (nëna e burrit) duhet të ulet mbrapa në ulëset e pasme.

Mendoj se nuk është fare e udhës që nusja të mendoj kështu dhe se do të ishte jo e logjikshme që djali ta ulë nënën e tij në ulësen mbrapa kur ajo e rriti dhe e edukoj me edukimin më të mirë, ndërsa nusja të ulet në ulësen e parë të veturës.

Rejat të cilat mendojnë kështu u mungon edukimi, sepse ky lloj i të menduarit nuk sjell kurrfarë dobie as për renë dhe as për burrin.

Përkundrazi, sjell vetëm dëm dhe çrregullim në marrëdhëniet bashkëshortore dhe se dashuria dhe respekti që ka burri ndaj nuses së tij ajo vjen duke u zbehur mu për shkak të sjelljeve të këqija të nuses me vjehrrën.

Prej këtu, këshillojmë se nëse nusja dëshiron të ketë jetë të lumtur dhe suksese në jetën bashkëshortore atëherë, duhet ta respektoj vjehrrën, sepse po që se e respekton atë në realitet ajo e ka respektuar burrin e sajë.

Përpiqu t’i thuash fjalë të mira dhe të buta dhe ofroja mundësinë, që në ndeja dhe vizita të hyjë dhe të dalë ajo para teje. Të paktën ajo meriton një respekt të tillë. Ajo është që e lindi, e rriti dhe e edukoi djalin të cilin tani ti e do shumë.

Mendo pakë më larg, kur edhe ti, do të vjen koha të bëhesh vjehërr, e reja jote do të sillet mu ashtu siç je sjellur ti me vjehrrën tënde.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 9 here
  • NORA E marte 26 Tetor 2010 0:41

    nese mendon per kohrat e vjetra mir e ki por nese eshte ne kohen e tashme edhe ne te ardhmen hiq spo kemi dert se edhe ne femrat kemi leje per kerr e burrat si marrim hiq me veti vetem vjerrate i ulim perpara ne kerr keshtu qe nuk idhnohemi asnjera

    Reply

  • Astriti E mėrkure 27 Tetor 2010 16:11

    Haha, mir shum shkoni bashk dikun nashta ju merr naj kush e na pshtoni ..:

    Reply

  • rahime E enjte 28 Tetor 2010 12:03

    Edhe une pajtohem me mendimin e Nores,sepse nuk eshte vetem asryeja pse ne grat kemi bo kerre edhe kemi marr leje e me dal me vjehrra bashk pa burra hiq,ama edhe ka ndryshu mentaliteti ne mes vjehrres dhe rejes,nuk eshte si me par.

    Reply

  • E enjte 4 Nėntore 2010 3:39

    po e vertet esht vjera para te jet kundukteri hahaah

    Reply

  • Selvi E diel 7 Nėntore 2010 6:38

    hhaaha e une kisha mendu kshtu nusja me burrin e saj let ulet perpara ...e vjerre mbrapa se edhe kur kishte qen e re vjerren e kishte ule mbrapa

    Reply

  • Mehdi E marte 9 Nėntore 2010 15:46

    Mr Avdul RRahmani e ka qendise kete shkrim te shkurter, por mesa shoh nga keto komentuesit, eshte njesoj si te flasesh me murin dhe jo me njerez qe kane nevoje per Arsye dhe Inteligjence. Allahu e udhezofte kete popull te pamarrunvesht.

    Reply

  • Njani E marte 9 Nėntore 2010 17:53

    Po ky kit liber e paska marre krejt prej internetit, pse nuk e ka shkru se temat i mblodhi ne net Avdyl Rrahmani por e ka qit autor, turp, turp, turp.

    Reply

  • shqipe E premte 23 Dhjetor 2011 11:44

    po tema e mir po shkruj njer per vjerrat e thuaju te mendojn se kan qen nuse ata para neve qe jemi tani se nje fjale i thon si ke bere do ta bejne

    Reply

  • ummudijar E marte 3 Prill 2012 11:16

    selamun alejkum allahue shpebleft autorin ekasaj,porune mendoj qe diku ka te drejt ediku jo eshte evertet qe nena meriton gjith respektin por gruaja qka meriton?ajo la familjen dhe ila gjitha te besoj shtratin e te besoj jeten,e ti prap ta lesh ne doren edyt jo nuk mendoj keshtu,por raporti mes vejjres e rejes vjen rezultat i kujdesis se burrit se si sillet me dyjat,sepse mbi gjitha dyjat jan femra dhe femrat kan lindur te flasin shum e te mendojn pak,por sdo me then se nuk miren vesh,vetme iduhet nje menquri eburrit qe ti edukoj dyjat separi nusen e pastja vejren,nusja eshte si femij kur shkon ne familej te burrit,ajo sillet si te ttjert silen me te,mjaft me me padretesi ndaj nuses,Allahu na ka dhen ket te drejt,e na per hater te burrit ende idurojm gjitha,Allahu ju shperblft

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve