Kjo është bërë e ditur jozyrtarisht nga burime pranë përfaqësisë së Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup, shkruan INA.
Bllokimi i dialogut politik dhe të punimeve të Parlamentit të Maqedonisë, pas mosmarrëveshjeve midis pozitës dhe opozitës do të jenë dy pikat kritike të raportit që do të publikohet gjatë muajit tetor.
Zëvendëskryeministri për euro-integrime në Qeverinë e Maqedonisë, Vasko Naumovski ka theksuar se nuk dëshiron të prejudikojë se çfarë raporti do të ketë për Maqedoninë. Sipas tij, qëllimi primar i Qeverisë është që të përfitojë raport objektiv për shënimin e progresit.
“Jemi të fokusuar në mbylljen e të gjitha rekomandimeve që janë evidentuar në raportin e kaluar. Shpresojmë se KE do të jap raport objektiv”, ka theksuar Naumovski.
Raporti i vjeshtës i KE-së pritet të jetë në qendër të debatit politik në Shkup midis pozitës dhe opozitës. Deri tani nuk janë dhënë detaje plotësuese për pikat tjera që mund të përmbajë raporti. Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere këto ditë po qëndron në Bruksel, për të raportuar dhe për konsulta me kreun e KE-së.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull