Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Vrer mbi Presidenten

Vizita “blic” e presidentes Atifete Jahjaga nė Varrezat e Dėshmorėve nė Prekaz, ka ngjallur reagime nga qytetarėt e komunės sė Skenderajt dhe shoqatat qė pėrfaqėsojnė ish-guerilėt e UĒK-sė.

E hėne 20 Shkurt 2012 9:30

 

Nxitimi për të vendosur lule te varri i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, pa bërë lëvizje nëpër kompleksin e varrezave, e sidomos refuzimi për t’u kthyer në Kullën e Jasharëve, nga qytetarët e komunës së Skenderajt është konsideruar si veprim jo i drejtë, shkruan “Zëri”.

Familjarët e ish-komandantit legjendar Adem Jashari shprehen të rezervuar ndaj vizitës së Jahjagës. Bilall Jashari, kryetar i lagjes, tha se krejt çka ka pasur, e ka thënë Murati.

Mihrije Shala, një qytetare që kishte shkuar në Prekaz për të nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e tjerë, në Ditën e pavarësisë së Kosovës, tha se kishte pritur me padurim të vijë presidentja.

“Kur dëgjova se po vjen, u gëzova dhe vendosa ta pres atë. E kam pasur një respekt për të, kam menduar se është e zonja, por më zhgënjeu. U soll me mendjemadhësi, madje nuk përgjigjej as në urimet tona për 4-vjetorin e pavarësisë..”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Hisni Ngucati, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Skenderaj, thotë për presidenten se “ajo e ka injoruar gjakun e dëshmorëve të Jasharëve”.

Kupa është mbushur, sipas tij, kur ajo nxitoi për t’u larguar nga Prekazi.

“As që e ktheu kokën nga kulla e Jasharëve, të paktën për t’i parë gjurmët e një lufte të madhe që bëri komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij”, thotë ai.

Brahim Misimi, sekretar i degës së Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se “presidentja Jahjaga kishte ardhur në Prekaz me zor”. Të gjithë, sipas Misimit, janë shprehur mirënjohës për këtë familje, përveç Atifetes, e cila “siç duket nuk është fare e vetëdijshme për funksionin që mban”.

Në anën tjetër, kryetari i degës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Haki Aruçi, gjithashtu e ka vlerësuar presidenten Jahjaga si të padenjë për ta udhëhequr shtetin. Qytetarët, sipas tij, nuk harrojnë atë që i bëjnë politikanët.

“Ata mbajnë mend për sjelljet e gjithsecilit, qoftë ai edhe president, kryeministër apo lider politik”, ka deklaruar Aruçi.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 9 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 8 here
  • E hėne 20 Shkurt 2012 9:44

    nje popull qe udhehiqet nga grat ashte popull i humbur

    Reply

  • Mergimtari E hėne 20 Shkurt 2012 14:22

    Hadith: Pejngamberi s.a.w.s. tha te mallkuar jan ai popull qe udhiqet nga grat

    Reply

  • DRENICAKU E hėne 20 Shkurt 2012 14:48

    po qfar presidentje kjo ejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj kjo eshte krytare e ZARFAVEpo qa po ju doket interesatn kjo me kan me pa vdek naj babasheh kjo shoke viziton moreeeeeeeeeeeee aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Reply

  • Enesi E hėne 20 Shkurt 2012 15:35

    Vallahu, kjo grua nuk punon per popullin e saj, por vetem per reklame dhe karriere. Kjo eshte budallice klasike, injorante, e cila po te jetonte ne kohra te tjera do te shenderrohej ne diktatore per popullin.Allahu e poshterofte.

    Reply

  • E hėne 20 Shkurt 2012 16:50

    O kjo nuk ėshtė tjetėr veq se njė menjemadhe e njė e pa ditur, shiqone veq kur tė flet se si nuk i ka dy lidhje me kry, po mjer populli se kush po e udhėheq, inshaAllah ne mushemi men e endrrojm veten ton spari tani gjendjen e shtetit, inshaAllah nuk naj lshon Zoti naj dėni8m pėr budallakit qė i kemi si popull.

    Reply

  • Murtezaja E hėne 20 Shkurt 2012 18:40

    Ne baze te gabimeve gjuhesore qe ke bere nuk po besoj se je nje shqiptar!Megjithate,komenti yt eshte i mjere dhe ABSURD!

    Reply

  • E hėne 20 Shkurt 2012 20:21

    presidentja jon rrin veq te frizerka

    Reply

  • Llapi E hėne 20 Shkurt 2012 23:49

    Po kushe presidente kjo a jo bre burra me i thanen vetes presidente e nje vendi ka mane te madhe e kjo as haberin sja ka se qka ashte ky post se si tha dikush ketu ashte presidente e zarfave po kure mos te jet ma ka me meten pa pune edhe pa poziten e majores ne polici.edhe diqka kjo veq per reklam ka ardhen se kjo ashte Gjakovalike e Gjakovalit ne shtepi te magjupit te qytetit hyjn e ne shtepin e katunarit nuk hyjn andaj ska hy te jashart se per te jane katunar dhe pa vler o ska send nga kjo femer ashte si nje kukull qe e qesin ne qosh dhe se kqyr ma askush.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve