Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Vritet me thikė nė zemėr 22 vjeēari nė Tiranė


E diel 24 Shkurt 2013 12:44

 

Një sherr mes tre personave në urban ka përfunduar fatal për një 22-vjeçarin Sajmir Çerpja.

Ngjarja e rëndë në të cilën i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme është shënuar brenda autobusit të linjës “Uzina e Autotraktorëve-Qendër” në zonën e ish-Markatës të Vjetër në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Sipas policisë në orët e vona është arritur të vihet në pranga një prej të dyshuarve identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Uniformat blu kanë bërë me dije se personi është rreth 30 vjeç dhe ka qënë në gjendje të dehur kur është kryer krimi. Mësohet se konflikti ka nisur pasi Çerpja ka debatuar me dy persona e më pas është goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 kur viktima po kthehej në shtëpi pasi punonte kamarier në një lokal në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes viktimës dhe dy personave të tjerë, një sherr i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Si pasojë e goditjeve me thikë në zemër i riu ka ndërruar jetë nga hemoragjia ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes edhe falë errësirës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë marrë në pyetje shoferin e autobuzit,fatorinon dhe dëshmitarë të tjerë të cilët ndodheshin në autobus në momentin e vrasjes së të riut.

Komisariati nr.1 në i policisë së kryeqytetit po vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes së 22 vjeçarit Sajmir Çerpja. (INA)



Vritet me thikė nė zemėr 22 vjeēari nė Tiranė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 5 = ?