Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Wordsworth kėshillon Serbinė tė bashkėpunojnė me Kosovėn

Wordsworth kėshillon Serbinė tė bashkėpunojnė me Kosovėn si dikur dy Gjermanitė.

E mėrkure 10 Mars 2010 10:09

 

Serbia mund të bashkëpunojë me Kosovën, ndërsa kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës, dhe si shembull të shërbejnë marrëdhëniet e Gjermanisë së dikurshme Perëndimore dhe Lindore, ka thënë ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth. "Gjermania e dikurshme Perëndimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore (DDR), por ata kanë pasur takime të rregullta dhe marrëveshje bilaterale. Aq më tepër, presidenti i Gjermanisë Lindore Erih Honeker më 1987 vizitoi Bonin, kryeqytetin e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore. Kjo është sikur, bie fjala kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi të vijë në Beograd në vizitë zyrtare. Mirëpo, Gjermania Lindore edhe më tej mbeti pranë qëndrimit se e gjithë kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë, dhe nuk ishte. Në të vërtetë, një shtet mund të ketë çfarëdo lloj kontakti me një shtet tjetër, e që formalisht nuk e ka njohur", theksoi Wordsworth në një intervistë për gazetën "Danas". Sipas ambasadorit britanik, është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë të komunikojnë për problemet praktike, gjë që nuk do të thotë patjetër njohje formale të pavarësisë. Ai refuzoi të komentojë një deklaratë të ministrit të jashtëm serb Jeremiq që nëse duhet të zgjedhë midis BE-së dhe Kosovës do të zgjidhte Kosovën, duke thënë se nuk i takon atij të bëjë komente për deklaratat e ministrit të jashtëm të vendit, i cili është mikpritës i tij./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve