Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Wordsworth kėshillon Serbinė tė tėrheq Rezolutėn


E enjte 2 Shtator 2010 12:59

 

Më së miri do të ishte që Serbia të tërheq Rezolutën që e ka paraqitur për Asamblenë e Përgjithshme të KB dhe të fillojë bisedat për një të re, raporton FoNet të ketë thënë ambasadori britanik në Beograd, Steven Wordsworth.

Ambasadori britanik po ashtu ka thënë se Spanja “po punon bashkë me Serbinë dhe partnerët e tjerë evropianë në Rezolutën e re”, që kështu të zgjidhet problemi.

Në këtë mënyrë, ky konfirmoi shkrimin e “Politikës” se Spanja ka hartuar variantin e mundshëm të rezolutës kompromise, me të cilën do të zëvendësohej ajo që Serbia tashmë e ka dërguar në Kombet e Bashkuara.

“Është problem i madh projekti i rezolutës që Serbia e ka dorëzuar kohë më parë. Rreth kësaj rezolute, Serbia paraprakisht nuk ka bërë konsultime dhe tani kemi probleme të shumta me atë projekt”, ka deklaruar ambasadori britanik.

“Spanja po punon bashkë me Serbinë dhe partnerët evropianë. Po përpiqet të gjejë një kompromis sikundër edhe gjithë të tjerët, meqë presim dëshirë për zgjidhjen e problemit. Mendoj se mund të gjejmë rrugën përpara”, ka thënë ai.

Wordsworth ka përmendur edhe ministrin e Jashtëm britanik, William Hague, i cili kohë më parë ishte në Beograd, se nuk ka shtruar afat për tërheqjen e Rezolutës, por ka rikujtuar se shqyrtimi në KB është caktuar me datën 9 shtator, kështu që nuk ka mbetur shumë kohë për diskutime.

Sipas fjalëve të tij, Hague gjatë vizitës në Beograd ka thënë se zgjidhja më e mirë është tërheqja e Rezolutës, të cilën Serbia e ka dorëzuar në KB./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve