Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Wordsworth: Serbia po vetizolohet

Ambasadori britanik nė Beograd, Stephen Wordsworth tha se nėse Serbia injoron mendimin e BE-sė, politika tė tilla mund ta ēojnė vendin nė izolim.

E marte 7 Shtator 2010 14:38

 

Ai tha se Serbia mund të kthehet në izolim nëse vazhdon ta injorojë BE-në dhe “bën çfarë të dëshirojë”, duke iu referuar rezolutës për Kosovën të cilën Serbia e ka dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pa u konsultuar me komunitetin ndërkombëtar.

“Çelësi i integrimit të shpejtë në BE ka të bëjë me përkushtimin, bashkëpunimin dhe investimin e plotë, 100 për qind, dhe të gjithë ata që nuk janë të përgatitur nuk duhet të aplikojnë për anëtarësim”, tha Wordsworth, raporton agjencia serbe e lajmeve, B92.

Ai tha se Serbia do të ketë një mik të mirë në Britani të Madhe nëse i ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm.

“Serbia është përkushtuar për atë proces për të cilin janë edhe fqinjët e saj, dhe për këtë proces ka nevojë për kohë. Për këtë arsye nuk është mençuri të caktohen afate të pavërteta pasi që ato çojnë në zhgënjim”, u shpreh Wordsworth, raporton B92.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve