Për shkak se roli i xhamive është kufizuar vetëm në kryerjen e disa riteve, sot shihet si e domosdoshme shpikja e metodave të reja për aktivizimin e rolit të xhamisë për të përfshirë shumë sfera nga jeta e myslimanit, sidomos të rinjve të cilët përbëjnë shpirtin e popujve. Bazuar në faktin se teknologjia moderne ka depërtuar në çdo sferë të jetës, ka lindur dhe ideja e “xhamisë elektronike” nëpërmjet të cilës synohet ringjallja e rolit të xhamisë në botën virtuale.
Kjo ide ka ardhur nga Liga e Intelektualëve Myslimanë në Indonezi, e cila ka publikuar planet e saj për ringjalljen e rolit të xhamisë në vend. Ilham Ekber Habibi, kreu i kësaj lige, ka thënë se:”Projekti synon të ringjallë funksionet sociale të xhamisë, pas një mungese të gjatë.” Për ta ringjallur këtë rol historik të xhamisë, programi do të realizohet nëpërmjet qendrave të formimit, përkujdesjes shëndetësore si dhe shoqatave bamirëse.
Kreu i ligës së intelektualëve indonezianë, theksoi se xhamitë nuk janë thjesht objekte kulti. Ai tha se program do të përdorë rrjetin e internetit për të lidhur xhamitë e vendit me njëra-tjetrën në Indonezi. Kështu, besimtarët do të shkëmbejnë përvojat, të dhënat si dhe sugjerimet që do të ofrohen nga Liga në fjalë.
Kjo ide, lindi pasi administrata e xhamive në Indonezi, vuri re se rrjetet sociale si facebook dhe twitter, u shndërruan në një mjet pjellor për kalimin e kohës së lirë dhe njëkohësisht shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit.
Program nuk synon të ndryshojë rolin historik të xhamisë, ai thjesht kërkon ta pasurojë dhe aktivizojë atë. Xhamia elektronike, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për ti lidhur myslimanët më shumë me xhaminë nëpërmjet internetit. Suksesi i kësaj përvoje është peng i suksesit që do të përjetojë në nivel lokal në Indonezi, e për rrjedhojë mund të përhapet dhe në nivel botëror.
Bazuar në informacionin e Këshillit të xhamive në Indonezi, vendi ka mbi nëntëqind mijë xhami të regjistruara. Sakaq, flitet se mbi pesëqind mijë të tjera janë të paregjistruara.
Indonezia është shteti më i madh mysliman në botë për nga popullata, ku myslimanët përbëjnë 85 % të popullsisë e cila është 237 milionë frymë. \ardhmeriaonline\
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull