Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Zanati i plisaxhinjve nė prag tė zhdukjes

Musa Kika, i cili ka mbi gjashtė dekada qė “bashkėjeton” me zanatin e plisaxhiut, ka qenė personazhi i ditės sė dytė tė aktivitetit “Java e artizanateve”, qė po mbahet nė Muzeun Etnologjik.

E mėrkure 14 Korrik 2010 15:10

 

Kika, i cili të martën ka demonstruar prodhimin e plisit në oborrin e Muzeut Etnologjik, ka kthyer kohën prapa për të rrëfyer për zanafillën e këtij zanati. “Këtë zanat e kam mësuar nga të parët e mi prej moshës 13-vjeçare. Është një zanat i vjetër që e kemi praktikuar gjithë familja”, ka thënë Kika.

Kika (81-vjeçar), i cili është ndër plisaxhinjtë më të vjetër të Kosovës, ka folur edhe për vështirësitë e këtij artizanati që sipas tij është në prag të shuarjes.

“Është një zanat i rëndë dhe kemi vështirësi për ta siguruar lëndën e parë. Por meqenëse është traditë kombëtare duhet të ruhet, sepse është hazër për t’u braktisur krejt”, ka thënë ai.

Teksa demonstronte në praktikë mënyrën se si prodhohet plisi, Kika e ka përshkruar edhe me fjalë punën deri te finalizimi. “Gjithë procedura zgjat prej 20 deri në 25 minuta, varësisht se sa është plisi i trashë. Fillimisht pambuku dërgohet në makinë dhe matet me gram, mandej fillon procesi”, ka shpjeguar ai.

Duke precizuar se çmimi i një plisi aktualisht sillet rreth 7 euro, Kika ka shprehur shqetësimin se kohëve të fundit ka rënë interesimi. “Secili popull e ka traditën e vet. Ky artizanat është pjesë e traditës sonë, por kohëve të fundit është duke shkuar mjaft poshtë”, ka thënë ai.

“Java…”, e cila është vazhdimësi e projektit “Promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, do të përmbyllet me 17 të këtij muaji me panairin e artizanateve, në të cilin do të ekspozohen dhe shiten produktet e punëdores. Projekti “Java e artizanateve” është mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve