Monedha e zbuluar arabe në qytetin Hurum të Norvegjizë është prej monedhave më të vjetratë zbuluara në këtë shtet. Monedha quhet ”Derhem” dhe është e shtypur në vitin 805-806
Arkeologët Norvegjez e konsiderojnë si zbulim senzacional.
Christian Stormer, arkitekt nga qyteti i Hurumit, thotë se kjo monedhë është e prodhuar prej argjendit.
Haushang Khazai, zbulues pran muzeut kulturo-historik të Universitetit të Oslos thotë se monedha në fjalë është përdorur dhe është shfrytëzuar në qytetin Muhamedie të Iranit. Supozohet se i takon kohës së dinastisë Abasite, me fjalë tjera kohës së halifës Harun er-Rashid.
Vjetërsia
Haushang Khazan tregon se kjo monedhë është monedha më e vjetër e zbuluar në Skandinavi. Ai thotë se zbulimi i kësaj monedhe është sensacionale.
Derhemi është monedhë arabe, e argjendit, e shtypur në vitin 697. Peshon 3 gram. Kjo është prej monedhave të para të zbuluara jo vetëm në Norvegji por në tërë Skandinavinë.
Sikurse dollari dhe euro në kohërat e sotshme, kjo monedhë në kohën e vikingëve ka qenë valutë gjithë popullore (tradicionale).
Nuk është përdorur si vlerë monetare, por sa ka peshuar në argjend. Kjo nga shkaku se kjo monedhë arabe është e prerë në dy pjesë, dhe në katër pjesë, varësisht prej dëshirës së klientëve për të kryer pagesën në vlerë të gramëve.
Këto monedha kanë pasur vlerë ndërkombëtare. Ky edhe ka qen shkaku se dërhemi ka qarkulluar jashtë tokave arabe.
Udhëheqësi i famshëm
Harun er-Rashid është ndër udhëheqësit më eminent të dinastisë Abbasite. Ai njihet nga shkaku se në kohën e tij literatura dhe zbulimet shkencore kanë qenë në shkallën më të lartë. Ai njihet si ndër udhëheqësit më të mirë dhe më të njohur të asaj kohe.
Përgatitur nga Qendra lslame Kulturore Shqiptare në Norvegji
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull