Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

Zbulohet vaksina kundėr kancerit tė lėkurės

Disa pacientė janė shėruar plotėsisht nga melanomi, madje edhe tė tillė qė ishin nė stad tė vonshėm.

E marte 13 Prill 2010 22:57

 

Shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar ilaçin për kurimin e kancerit të lëkurës, transmeton gazeta britanike “Telegraph”. Vaksina është provuar në pacientë në Britani të Madhe dhe disa prej tyre janë shëruar plotësisht nga melanomi, madje edhe të tillë që ishin në stad të vonshëm.

Vaksina i sulmon qelizat e kancerit, nuk i dëmton qelizat e shëndosha dhe bartë në vete substanca që forcojnë imunitetin e trupit ndaj kancerit të lëkurës.

“Studimi ynë tregon se mbase e kemi ilaçin për disa pacientë me melanom në fazë të vonshme dhe për të tjerët. Kjo do të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish çdo vit”, theksoi dr. Howard Kaufman, nga qendra mjekësore e Universitetit Rush.

Hulumtimi shumëvjeçar ka përfshirë 50 pacientë me kancer të lëkurës në fazën e fundit, të cilëve u janë dhënë nëntë muaj jetë - 16 për qind e tyre janë shëruar plotësisht me këtë vaksinë. Atyre nuk u është rikthyer sëmundja tash e katër vjet. Ndërkaq, te 28 për qind e pacientëve të tjerë madhësia e tumorit është zvogëluar dyfish.

Shkencëtarë besojnë se do të marren leje me procedurë të shpejtë dhe se vaksina do të gjendet në treg në afat prej pesë vjetëve. /koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve