Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Zėvendėskomandant i ri i KFOR-it


E marte 31 Gusht 2010 16:54

 

Të martën, Komandanti i KFOR-it Lejtnat Gjenerali Markus Bentler (Gjermani) ia dorëzoi detyrat e zëvendëskomandantit të KFOR-it nga Gjeneral Major Antonio Satta (Itali) tek Gjeneral Brigade Marco Antonio Mendes Paulino Serronha (Portugali) në Kosova film, Prishtinë. Gjatë ceremonisë ushtarake, Komandanti i KFOR-it e nderoi zëvendësin e tij Gjeneral Majorin Satta me medaljen e NATO-s për shërbim në KFOR.

Dorëzimi do të hyjë në fuqi pas ceremonisë së ndërrimit të Komandës më 1 shtator kur Gjeneral Major Satta do të komandojë trupat e KFOR-it për herë të fundit.

Gjeneral Major Antonio Satta mori detyrën si Zëvendëskomandant i Forcave të Kosovës më 11 gusht 2009. Ai shërbeu për më shumë se një vit si i dyti në komandën e forcave paqeruajtëse të NATO-s të përbërë nga mijëra ushtarë nga 32 vende kontribuuese me trupa.

Gjeneral Major Satta ka eksperiencë të gjatë në ruajtjen e paqes duke filluar nga Lindja e Mesme deri te skenarët e Afrikës, Irakut dhe Afganistanit, përgjatë një spektri 20 vjeçar dhe ai poashtu i ka kontribuuar çështjes së paqes në Kosovë më 1999/2000 si Komandant i Regjimentit Italian të parashutistëve, përgjegjës për rajonin e Pejës. GM Satta pa dyshim ka kontribuuar suksesit te misionit të KFOR-it në mënyrë të shkëlqyeshme.

Pasardhësi i tij Gjeneral Brigade Marco Antonio Mendes Paulino Serronha, ka lindur në Alcacer do Sal, Portugali, në vitin 1960. Ai ka shërbyer si oficer i këmbësorisë në vitin 1983. Gjatë karrierës së tij ai ka shërbyer në njësi të ndryshme të ushtrisë dhe ka kryer shumë kurse.

Para se të nominohej për Zëvendëskomandant i KFOR-it, Serronha ishte mësues në Kolegjin Ushtarak Portugez të Luftës./zëri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve