Sipas ligjit elektoral, afati i fundit për shpalljen e dekretit presidencial është 8 shtatori. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mund të nisë nga puna për administrimin e procesit elektoral, vetëm pas dekretit të Presidentit.
Ekspertë zgjedhorë janë të mendimit se caktimi i datës së zgjedhjeve nuk duhet lënë në afate maksimale ligjore, pasi akoma nuk është ndërmarrë asnjë hap për reformën zgjedhore. Ata thonë se kjo reformë duhet të fillojë sa më parë.
"Presidenti i Republikës duhet ta dekretojë shpalljen e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda 8 shtatorit, që është dhe afati maksimal që jep ligji", është shprehur për mediat ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume.
Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen njëkohësisht në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga datat 15 mars deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor.
Mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë, të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007, u shpall më 8 qershor 2007, çka përcakton se data e zgjedhjeve të ardhshme vendore është një nga 2 të dielat e para të muajit maj të vitit të ardhshëm, përkatësisht ditën e punëtorëve më 1 maj, ose më 8 maj 2011./start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull