Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

“Zgjohu”: Nė projektin “Shkupi 2014” tė pėrfshihen monumente shqiptare


E hėne 8 Shkurt 2010 13:31

 

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU” dhe organizatat tjera joqeveritare duke përshëndetur gatishmërinë e ministres së Kulturës, Elisabeta Kamçevska-Milevska kërkon që në projektin “Shkupi 2014” të përfshihen monumente shqiptare në sheshin e qytetit të Shkupit në mënyrë që ky shesh të rrezatojë frymë shumëetnike, shumëfetare, që e karakterizojnë këtë shtet.

Lëvizja ZGJOHU! propozon që Qeveria dhe Komuna Qendër të ndërtojnë shtëpinë аutentike të Nënës Terezë ku qëndron pllaka përkujtimore për shtëpinë e familjes Bojaxhiu në sheshin Maqedonia. Më tej, “ZGJOHU” i propozon Ministrisë së Kulturës që të ndërtojë Xhaminë Burmali, bashkë me monumente të Adem Jasharit, 28 nëntorit, 17 shkurtit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga viti 2001, dëshmorëve shqiptarë nga Maqedonia të rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorit të USHT-së, Abdylselam Emini, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Lidhjës së Prizrenit, Jashar Bej Shkupit, Mit'hat Frashërit, motrave Qiriazi, Ibrahim Rugovës, Ferid Muratit, Luan Haradinajt, Kullën Shqiptare si dhe shumë propozime tjera që do t'iu dorëzojmë në vijim për qytetet tjera në gjithë Maqedoninë.

Sipas Lëvizjes qytetare “Zgjohu” projekti përjashtues "Shkupi 2014" ka gjasë që të reflektojë vlera të përbashkëta nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU dhe propozimet e bashkësive tjera, të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO-n dhe BE-në./alsat-m/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 6 here
  • krenar E hėne 8 Shkurt 2010 16:36

    Shkupi 2014 si gjthmon dihet cfar politike kan kta bugar maqedon vetem e vetem duan provokim kunder kombit shqiptar ne ashtu qushtun maqedoni dojn kta bugar ta ndojn ket shtet te japin vetem nje pjes dikun 5 a po 8% te maqedonis shqiptareve per ata bajn provokim pas provo nuk ka ktu as pdsh bdi etjjjjj vete jemi nje duam drejtesin ne trojet tona etnike shqiptare nese nuk mbeshtetim te gjith shqiptaret per te drejta e veta ne ate shtet nga shqiperia e ka drejten e vetos kunder maqedonis nato nese ben keshtu ndaj kombit tone kosova duhet me mundesi e veta te reagoj kur dihet se rkosova nuk eshte normal multikos maqedonija eshte 100%multishtet mbi 30 % shqiptar bravo politikes shqiptare a po shqipfoles ne vend te ket kujdes nga tetova kumanova shkupi tirana prishtina mos e prishni biz

    Reply

    Replike nga: Edin - E marte 9 Shkurt 2010 16:14
    Me mire te mos ndahet teritori i maqedonise 5-8%per shqiptaret sepse pas disa vitesh do te jemi me perqindje te populates shumice e nese shikojme si muslimane me goran me siguri tani jemi shumic.
  • shkupjani E hėne 8 Shkurt 2010 22:33

    Elhamdulilah nje organizat shqiptare qe ka guxim dhe te lyp ate shka deshiron shpirti i cdo shqiptari...Allahu ju ndihmofte por pa permendore mjaftojne pllaka perkujtimore...

    Reply

  • abdulqera E mėrkure 10 Shkurt 2010 18:28

    po cka me than per kto burat ton si i cuem neper karika te ngrofta ne populli.kto karierista nuk krahasohen as 0%me ato te hershmit ton. neve na duhen burra te xhall ama ene me shpirt e jo asi qe i lujn vetem veshet,poo....shkupi ndricet me te xhall e jome veli meli nder nder nder ose dindara mindara

    Reply

  • Ismail E enjte 11 Shkurt 2010 3:05

    Une do ti kisha apeluar levizjes ZGJOHU te zgjohet vete njehere dhe te mos dale me propozime joreale te cilat sa te ekzistoje Maqedonia si shtet ne formen e tanishme nuk mund te realizohen kurre. Me tere respektin per ato personalitete qe permenden aty, po disa prej tyre nuk kane te bejne me MAqedonine aspak, sado qe ajo te ishte multietnike... Ne kete kohe kujt i kujtohet ben dicka, nuk dihet kush pin e kush paguan. Dikush don te kthehet prapa..., si maqedonasiit!

    Reply

  • adnan syla E enjte 11 Shkurt 2010 20:36

    ska besim me ne politikanet ton,sic thot edhe vellau Abdulqera se sot kete qe jan asesi te krahasohen me ato te hershmit,sot vetem thashetheme tek potilitikanet ton,kto tonit cdin gje vec verci merci venderrr nderr e vender derrr

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve