Elita zvicerane duket se çdo ditë e më tepër interesohet rreth Islamit, jetës së muslimanëve dhe institucioneve islame. Marrë parasysh se shkollat fillore zvicerane janë të stërmbushura me nxënës muslimanë, kjo ka shkaktuar që ata të kërkojnë takime më të shpeshta dhe ligjërata rreth Islamit nga teologët muslimanë, me qëllim që të njoftohen për veçoritë fetare të muslimanëve, ashtu që mos bien ndesh me botëkuptimet e nxënësve, si dhe të dinë si t’i trajtojnë problemet e ndjeshme fetare në ambientet multikulturore.
Për këtë qëllim, një grup prej 30 intelektualësh zviceranë, ku bënin pjesë: profesorë, psikologë, udhëheqës entesh të ndryshme, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, etj., me datën 28 Janar 2012 ishin mysafirë të Qendrës Kulturore Islame-Shqiptare të Wetzikonit në Kantonin e Cyrihut. Me këtë rast, ata panë se si muslimanët e falin namazin; dy nxënës të mësim-besimit performuan para tyre marrjen e abdesit, dhe dy teologët, Mr.Bashkim Aliu dhe Mr. Bekim Alimi, dhanë sqarime për domethënien e namazit dhe ibadeteve, si dhe rolin, funksionin dhe infrastrukturën e xhamisë.
Më pas, ata zhvilluan bisedë me anëtarët e kësaj qendre rreth komunitetit musliman në Zvicër dhe sfidave me të cilët ballafaqohen ata.
Është me rëndësi të përmendet se pas mikpritjes së shkëlqyeshme që iu bë atyre, udhëheqësi i këtij grupi, Leotar, u shpreh: ”Këtu jam ndier më i lirë dhe më i afërt me njerëzit, se sa kur kemi qenë në kishë”.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull