BE: Bashkëpunimi global në çështjen e migracionit është i rëndësishëm

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se bashkëpunimi global për migracionin është i rëndësishëm dhe se duhet të ndërtohen partneritete gjithëpërfshirëse për të përfituar nga mundësitë që sjell migrancioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i lartë i Komisionit të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borell, në një deklaratë me shkrim me rastin e ditës ndërkombëtare të emigrantëve ka theksuar se historia e Evropës është formësuar nga emigrimi. 

“Të gjithë emigrantët i nënshtrohen mbrojtjes së barabartë dhe të drejtave të njeriut”, tha Borell.

Më tej, në deklaratë thuhet se BE-ja është e vendosur që të mbrojtë të drejtat dhe liritë e emigrantëve dhe se ka ndërmarrë iniciativa që migrimi të realizohet në mënyrë të sigurtë dhe të rregullt.

Po ashtu theksohet se bashkëpunimi global në çështjen e migracionit është i rëndësishëm dhe se duhet të ndërtohen partneritete gjithëpërfshirëse për të përfituar nga mundësitë që sjell migrancioni.

“Vendet që janë burim, që sigurojnë kalim dhe që presin migracionin, duhet të punojnë së bashku”, thekson Borell, duke shtuar se BE-ja gjithmonë do të mbështesë veprimtarinë ndërkombëtare.