Dhoma e Përfaqësuesve miraton nenet për shkarkimin e Trumpit

Në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së u miratua dosja gjyqësore që përfshin dy akuza për shkarkimin e presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve miratori dy netet për shkarkim të cilat përbëhen nga akuzat drejtuar ndaj Trumpit për “keqpërdorim të detyrës” dhe për “pengimin e funksionimit të Kongresit”. Neni “keqpërdorim i detyrës” u miratua nga deputetët në Dhomën e Përfaqësuesve me 230 vota “pro” dhe 197 vota “kundër”. Ndërsa neni për “pengimin e funksionimit të Kongresit” me 229 vota “pro” dhe 198 “kundër”.

Derisa të gjithë deputetët republikanë kanë votuar “kundër” në të gjithë votimet, nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe 2 demokratë në votimin e parë dhe 3 demokratë në votimin e dytë që kanë votuar “kundër”.

Dosja ku ndodhen nenet në fjalë do të dërgohet në Senat i cili do të japë vendimin përfundimtar lidhur me gjykimin dhe shkarkimin e Trumpit.

Trump bëhet presidenti i tretë ndaj të cilit votohen nenet e shkarkimit në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve pas ish-presidentëve Andrew Johnson dhe Bill Clinton.

Senati pritet që seancën e parë në kuadër të gjykimit për shkarkim ta zhvillojë në fillim të muajit të ardhshëm dhe gjithashtu pritet që ta përfundojë deri në fund të muajit.

Shkarkimi i Trumpit në Senat duhet të marrë dy të tretat e votave (67), por më shumë se gjysma e Senatit përbëhet nga republikanët

  • Reagimi i parë nga Trump

Në anën tjetër mësohet se votimi i neneve për shkarkim ka përkuar në të njëjtat orë me një tubim që Trump ka zhvilluar në Michigan.

Në fjalimin e tij Trump tha: “Jam njeriu i parë ndaj të cilit miratohen nenet për shkarkim, ndërkohë që nuk ka asnjë faj”.

Ndërsa në lidhje me procesin që do të zhvillohet në Senat, presidenti Trump tha: “Nuk kam frikë”.

  • Deklarata e Pelosit për Senatin

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, njoftoi se nenet për shkarkim nuk do t’i dërgojnë këtë natë në Senat.

“E kishim një qëllim të tillë, por vendimin e kësaj do ta marrim si grup. Fillimisht do të shohim se çfarë bëhet në Senat”, tha Pelosi në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse do to dërgohet apo jo menjëherë në Senat gjykimi për shkarkim si nevojë procedurale.

  • Hetimi për shkarkimin e Trumpit

Hetimet për shkarkim nisën pas raportit të një informatori i cili ka pretenduar se gjatë një bisede telefonike në korrik, Trump i ka vendosur presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si kusht hetimin e rivalit Joe Biden dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA-ja të ndihmojë Ukrainën.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, demokratja Nancy Pelosi, më 24 shtator njoftoi se kanë filluar hetimin për shkarkimin e Trumpit me arsyen se “ka dëmtuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve” dhe se “ka tradhtuar betimin presidencial”.

Më pas, Shtëpia e Bardhë më 25 shtator publikoi transkriptin e bisedës telefonike Trump-Zelensky duke mbrojtur mendimin e saj se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës.

Në një votim të zhvilluar më 31 tetor në Dhomën e Përfaqësuesve u miratuan procedurat për hetimin e shkarkimit dhe u vendos që seancat të ishin publike. Ndërkoqë seancat publike në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve u zhvilluan gjatë periudhës 13-21 nëntor.

Komiteti i Inteligjencës për opinionin publik shpalosi raportin prej 300 faqesh ku akuzohet Trump ndërsa raportin në fjalë e dërgoi në Komitetin e Drejtësisë. Komiteti në fjalë seancën e parë për hetimin e shkarkimit e zhvilloi të mërkurën, ndërsa njoftoi se seancën e dytë do ta zhvillojë të hënën.

Pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, drafti në fjalë këtë herë shkon në Senat në të cilin shumicën e kanë republikanët dhe më pas do të fillojë procesi i gjykimit ndaj presidentit Trump.

Që nga dita e parë, Trump mbron idenë e tij se është i pafajshëm dhe hetimin për shkarkim e ka cilësuar si “një gjueti shtrigash të demokratëve të cilët nuk gjetën atë që shpresonin në hetimin rus”.