Gjykata serbe merr vendim për kosovarin e arrestuar në Merdare

Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn.

Sipas mediave serbe, Mehmetaj është i akuzuar për krime lufte.

“Gjykata në Serbi ka dhënë urdhër që Mehmetaj të qëndrojë 48 orë në paraburgim pasi ai është i akuzuar për krime të luftës kundër civilëve. Më pas do paraqitet në seancë dëgjimore”, shkruan ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.

Theksojmë se Nezir Mehmetaj ka rreth 30 vite që jeton në Zvicër.

Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë, të cilën e dërgoi në Beograd për t’ia bërë analizat.

Neziri gjatë kthimit në Kosovë u ndalua në Merdare nga doganierët serbë, të cilët i thanë se gjendet në ‘Stop listë’