Takimi mes VV-së dhe LDK-së përfundoi para disa minutash.
Kësaj rradhe, zyrtarët e dy partive nuk dolën para mediave për të njoftuar për më të rejat nga tentativat për arritjen e koalicionit, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një sqarim nga dikush prej zyrtarëve të VV-së e LDK-së, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Ndërsa po raportohet se as sonte nuk ka marrëveshje, nuk dihet nëse dy kryetarët e partive do të takohen gjatë ditës së nesërme, apo kanë caktuar diçka konkrete.
Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se shpreson për marrëveshje, mirëpo se kjo varet edhe nga Lidhja Demorkatike e Kosovës.
Sipas tij, ka lëvizje në pozicionet dhe përafrimet e qëndrimeve, mirëpo s’ka marrëveshje.