Në manifestimin e madhë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Prizren për ndarjen e 128 çelësave për familjet nevojtare, aty ishin edhe 7 familje nga komuna e Skenderajt, të cilat tani e tutje do të fillojnë jetën në shtëpi të reja.
Sipas Kryetarit të Skënderajt Bekim Jashari, e gjithë kjo u bë falë bashkëpunimit të mirë që kanë krijuar me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 25 shtëpive, njofton Klan Kosova.
”Familja e Ajet Xhemajlit, Bekim Ferizit, Bekim Selimit, Lutfi Hotit, Mehdi Veselit, Ramiz Ademit dhe Sinan Sinanit, sot u gëzuan me çelësat e shtëpive që i morën në këtë organizim kaq madhëdhtor.
Faleminderit Shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, faleminderit hoxhë Halil Kastrati, për këto vepra të mira që po i bëni në ndihmë të familjeve në nevojë, faleminderit të gjithë ju donatorë që kontribuoni për t’iu dalë në ndihmë këtyre familjeve.
Urime familjeve!”