Kinë, konfirmohet transmetimi i koronavirusit nga personi në person

Një ekip i lartë ekspertësh nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar transmetimin e koronavirusit të ri nga një person në tjetrin, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Sipas një raporti, ekipi i ekspertëve konfirmoi se ishte infektuar edhe stafi mjekësor, shkruan ballkanweb.

Kreu i ekipit Zhong Nanshan, deklaroi se në provincën Guangdong u zbuluan dy raste të transmetimit të virusit nga njëri personi te tjetri, gjë që i shkakton pacientëve sëmundje të ngjashme me pneumoninë, simptoma që përfshijnë ethe dhe probleme me frymëmarrjen.