Krah për krah me hoxhallarët, Kurti në varrimin e vëllezërve nga Gjilani që u shuan në tërmet

Në varrimin e vëllezërve nga Livoçi i Gjilanit, Isa e Shemsedin Abazi, të cilët vdiqën nga tërmeti që e goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, po merr pjesë edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Në fjalimin e tij në ceremoninë e Varrimit të vëllezërve Abazi, Kurti tha se Qeveria e ka për obligim ta ndihmojë dhe ta përkrahë familjen e tyre.

“Ne si Qeveri e kemi për obligim që ta ndihmojmë e ta përkrahim këtë familje, tragjedinë e se cilës do ta ndajmë të gjithë ne. Edhe në gëzim edhe në hidhërim do të jemi me ta. Le t’i qëndrojmë pranë kësaj familje që i humbi më të dashurit. Dhe duke i shprehur ngushëllim edhe për këta dy djem edhe për 40 të tjerët. Ne do të jemi këtu që t’i mbështesim. Mërzinë e kemi të pashmangshme. Ju faleminderit që keni ardhë këtu pranë familjes. Shëmsedini e Isai u prehshin në paqe”, ka thënë Kurti.