Kryeministri britanik: Kam gabuar, marrëdhëniet me Rusinë nuk rikrijohen

Kryeministri britanik, Boris Johson deklaroi se “ka gabuar” për Rusinë dhe se nuk beson më që është e mundur që të rikrijohen marrëdhëniet me Moskën, pasi dy shtetet kanë dallime thelbësore në qëndrime.

“Për çfarë vërtetë kam ndërruar mendje ka qenë fakti se mund të rikrijohen marrëdhëniet me Rusinë. Unë si dhe shumë sekretarë të Jashtëm dhe kryeministra në të kaluarën, vërtet kam menduar se mund ta nisim nga fillimi me Rusinë. Ai është shtet fantastik me të cilin kemi luftuar fashizmin. Është shumë zhgënjyese që isha gabim”, ka thënë Johnson për revistën British Spectator.

Këto komente vijnë pasi Johnson deklaroi më 21 dhjetor se shpreson që marrëdhëniet me Rusinë do të përmirësohen. Johnson i bëri komentet gjatë një vizite në Estoni, teksa vizitoi 850 ushtarë britanikë që shërbejnë për të luftuar në atë që perëndimi e sheh si agresion të Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të këtij shteti.

Ky konflikt ka lënë të vrarë më shumë se 13,000 persona nga viti 2014.