Kryeministri do të japë dorëheqje, shkak vrasja e gazetares

Kryeministri maltez, Joseph Musca do të japë dorëheqjen vitin e ri, mes një krize për gazetaren investigative të vrarë, ka njoftuar vet ai në televizionin kombëtar.

Ai tha se do t’i kërkojë Partisë së Punës në pushtet që të fillojë procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij në 12 janar.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij të menjëhershme në lidhje me hetimet për vrasjen e Daphne Caruana Galizia e cila u vra nga një bombë në makinë në vitin 2017, ndërsa po hetonte korrupsionin mes bizneseve dhe elitës politike të Maltës..

Një biznesmen i lidhur me zyrtarët qeveritarë u akuzua të shtunën për bashkëpunim në vrasje.

“Disa vendime ishin të mira, ndërsa disa të tjera mund të kishin qenë edhe më të mira,”-tha Muscat, ndërsa shpjegonte vendimin për largimin nga posti. “E gjithë përgjegjësia që kam pasur mbi supe me siguri nuk krahasohet me dhimbjen që familja e viktimës po kalon.”

Ai tha se do të jepte dorëheqjen si drejtues i Partisë së Punës më 12 janar dhe si kryeministër në ditët më pas i cili mban këtë post prej 6 vitesh.

“Malta duhet të fillojë një kapitull i ri dhe vetëm unë mund ta jap atë sinjal,”-tha ai.

Kryeministri mori vendimin pas një takimi katër orësh me grupin parlamentar të Labour, ku të gjithë deputetët dhanë mbështetje unanime për të gjitha vendimet që Kryeministri do marrë.