Kryeparlamentari Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.

Konjufca ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

II.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave