Kurti para takimit me Mustafën: Lëvizje ka, marrëveshje nuk ka

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur para takimit që do të ketë sot me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Para mediave, Kurti ka thënë se përpjekjet nuk do të ndalen, dhe se ka lëvizje, por nuk ka marrëveshje, shkruan lajmi.net.

“Përpjekjet nuk i ndalim. Lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Kurti para mediave.

Partia e Kurtit, VV-ja pritet që gjatë këtyre ditëve të dërgojë në presidencë emrin e mandatarit për kryeministër.

Ndërkaq, pas pak minutash pritet të fillojë takimi mes Kurti e Mustafës në objekin e Kuvendin të Kosovës.