Kurti: Po punojmë ditë e natë për marrëveshje me LDK-në

Albin Kurti ka thënë se po punojnë pa ndal për të arritur marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se po punojnë pa ndal për të arritur marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka treguar se kur do të ketë një takim tjetër ndërmjet tij dhe Isa Mustafës, por ka thënë se komunikimin e kanë në baza ditore.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”.

“Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje”.

“Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pasi u regjistrua si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.