Deklaratat për të drejtat e fëmijëve janë mjaftë të shumta dhe universale. Nëse lexohen me vëmendje të gjithë do të pajtoheshin mbi të drejtat e proklamuara si; thirja për respektimin e dinjitetit të fëmijëve, pastaj e drejta për të poseduar dhe për të jetuar me familje dhe shoqërinë e zgjedhur, për mundësin e zhvillimit të personalitetit dhe shkathtësive personale, respektimin dhe të trajtimin human ndaj fëmijëve etj.
Edhe pse të drejtat e fëmijëve duken mjaft mirë të rregulluara me ligje në letër, ka shumë sfida ne implementimin e drejt të tyre. Dikur, kontestet e ngritura për përgjegjësinë e realizimit të këtyre pikësynimeve, të formuluara si të drejtat e detyrueshme të fëmijëve, janë heshtur, tani e tutje ky mbetet ballafaqim njerëzor me jonjerëzoren. Shikoni një herë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF).
(E pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB më 11 dhjetor 1989 )
Nga Neni 1. deri Neni 41. të gjitha thërrasin për barazinë, zbatimin e drejtësisë, zhvillimin dhe perspektiven për të gjithë fëmijët pa dallime gjinore, racore, vendore, fetare etj.
Disa te dhëna relevante lidhur me gjendjen e një pjese të madhe të fëmijëve sot në botë.
• HIV/SIDA: llogaritet se 13 milion fëmijë e kanë humbur nënën apo të dy prindërit e tyre nga SIDA, 95% e këtyre fëmijëve deri para pak viteve gjenden në Afrikë.
• Ushqimi: llogaritet se 150 milion fëmijë janë të ushqyer keq.
• Varfëria: 3 miliardë njerëz mbeten gjallë me më pak se 2$ në ditë, 1.2 miliard (50 % e tyre janë fëmijë!) me më pak se 1$ në ditë; ndersa 1 në 6 fëmijë jetojnë nën shkallën nacionale të varfërisë në vendet më të pasura botërore.
• Fuqia punëtore e fëmijëve: rreth 250 milion fëmijë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeçare punojnë; në shtetet në zhvillim është e llogaritur se 70% prej tyre punojnë në bujqësi dhe sektorët jozyrtare.
• Fëmijët e rrugës: llogaritet se 100 milion fëmijë (nga mosha 4 vjeçare e më lart) jetojnë dhe punojnë në rrugë.
• Arsimimi: regjistrimi në shkollat fillore: 82% globalisht, por 100 milion fëmijë mbesin jashtë shkollave, 53% prej të cilëve janë vajza.
Përmbledhje:Pse përdorimi i të drejtës për fëmijë – qasje e bazuar.?
• Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore- respek për dinjitetin njerëzor pa marrë parasysh moshën.
• Të drejtat e fëmijëve e zhvendosin fokusin e vëmendjes- për çdo fëmijë individual dhe për fëmijët si grup shoqëror.
• Të drejtat e fëmijëve janë gjithëpërfshirëse dhe të ndërlidhura – nuk ka shprehje të lira pa ndalim të dhunës, nuk ka të drejtë për arsimim pa një standard të mjaftueshëm për jetesë.
• Të drejtat e fëmijëve janë të drejta juridike – duke përfshirë obligimet shtetërore përkatëse për mbrojtje të tyre dhe realizim.
• Të drejtat e fëmijëve autorizojnë fëmijën – ato kërkojnë një kulturë të re të ndërveprimit me fëmijë, duke u bazuar në njohjen e tyre si subjekt dhe bartës i të drejtave.
E drejta e fëmijëve për t’u edukuar:
Edukimi nuk kufizohet vetëm tek njohuritë të cilat merren nga librat dhe lekturat shkollore, por përfshinë edhe procesin e formësimit moral të tyre.
Ky investim do të rritë ndjeshëm dhe do të stabilizoj personalitetin e fëmijës. Prindërit jo vetëm që duhet të kujdesen për arsimimin e fëmijëve por duhet të interesohen edhe për edukatën tyre, në mënyrë që mos të kemi vetëm gjenerata të arsimuara si aparatura teknologjike, por individ me ndjenja dhe përgjegjësi shoqërore dhe njerëzore. Ngase t’i lëmë fëmijët në fatin e rrethanave dhe kohës nuk është mençuri e asnjë shoqërie.
Personaliteti i fëmijës duhet të brumoset edhe në aspektin moral, kjo nuk vjen vetëm nga predikimet, këshillat, ligjet dhe normat, sa edhe nga shembujt e sjelljes së mirë së pari të prindërve pastaj të familjes dhe rrethit ku rriten dhe jetojnë fëmijët.
Ardhmëria e çdo populli mund të matet drejtpërdrejt nga gjendja prezentë e rinisë së tij. XHON F. KENEDI
Në qoftë se dëshirojmë të krijojmë një paqe të qëndrueshme, duhet të fillojmë nga fëmijët. MAHATMA GANDI
Mesazh: Edukimi i fëmijëve dhe kujdesi ndaj tyre premtim për perspektivë të sigurt.
LIETRATURA:
Kofi Annan / UNICEF 2001. “Ne Fëmijët”, raporti i Sesionit Special të Asamblesë së Përgjithshme mbi Fëmijët. UNICEF, Neë York.
Asylkoordination Austria / Projekti i Ndërlidhjes së Njerëzve: http://ëëë.asyl.at
Instituti për të Drejta të Njeriut Boltzman / Qendra për Shërbim për Arsimimin për të Drejtat e Njeriut: http://ëëë.humanrights.at/
Koalicioni për Ndalimin e Përdorimit të Fëmijëve si Ushtarë. 2001. Raporti botëror. Publikim i koalicionit, Londër.
Mishell Freman. 1997. Statusi moral i fëmijës: Ese mbi të drejtat e fëmijës. Publikime të Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londër.
Garça Machel. 2001. Ndikimi i luftës te fëmijët. C. Hrust & CO., Londër.
Amartya Sen. 2002. Edukimi fillor dhe siguria njerëzore. Deklaratë në Komisonin mbi Sigurinë Uorkshopi i Kalkutës, në dispozicion në: http://ëëë.humansecurity-chs.org./
Komsioni mbi të Drejtat e Fëmijës i KB: http://ëëë.unhchr.ch/html/menu2/6/crc/
Sesioni Special i Asamblesë së Përgjithshme mbi Fëmijët i KB 2002: http://ëëë.unicef.org/specialsession
UNICEF ( i përgatitur nga Hodgkin, rachel dhe Peter Neëell). 2002. Doracaku për zbatim të Konventës mbi të Drejtat e fëmijës (verzioni i korigjuar plotësisht), UNICEF, Gjeneva-Njy Jork.
ËUK-Ëerkstatten – dhe Kulturhaus Vienë:
http://ëuk.at/index/id/7/index.htm
NFORMATA PLOTËSUESE
Rrjeti Afrikan për Parandalim dhe Mbrojtje Kundër Keqpërdorimit dhe Mospërfilljes së Fëmijës (RrAPKKMF):
http://ëëë.anppcan.org/
Filip Alston (ed.). 1994. Interesat më të mira të fëmijës: Bashkërendimi i kulturës me të Drejtat e Njeriut. Shtypshkronja Claredon. Oksford.
Amnisty International Children’s Action 1999: http://amnesty.org/ailib/intcam/children/kids99/kidindex.htm
Asquith, Steëart dhe Malcolm Hill (edukatorë) 1994. Drejtësi për fëmijët. Publikime të Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londër.
Brett, Rachel dhe Margaret McCallin. 1996. Fëmijët – ushtarët e padukshëm. Shpëto Fëmijët, Suedi, Stokholm.
Casa Alianza (Guatemalë): http://ëëë.casa-alianza.org/
Qendra Evropian për Fëmijë:
http://eurochild.gla.ac.uk/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)