1. Edhe pse i pari i vendit përfaqesonte unitetin e popullit dhe duhej të ishte njeriu i fundit të cilit do ti shkonte ndermend ta shkelte aktin me të lartë jurudik të shtetit (meqense ishte edhe jurist), megjithatë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj konstatoj me të drejtë duke vlersuar se Presidenti Fatmir Sejdiu ka shkelur seriozisht Kushtetuten e parë të shtetit të Kosovës.
Shumë analistë dhe publicistë në Kosovë dorëheqjen e presidentit e cilësuan jo si ndonjë akt burrëror, por si diqka të pashmangshme sepse presidentet shkelin Kushtetuta e nuk vrasin njerëz. Duke mos pasur rrugë tjeter presidenti u detyrua të deklarojë dorëheqjen e tij dhe pastaj si një politikan idhnak terhoqi partinë e tij nga koalicioni qeverises.
2. Me tërheqjen e LDK-së nga koalicioni u deshmuan se interesat përsonale të kreut të kesaj partie janë mbi të gjitha edhe mbi interesat shtetërore.
Kështu qe me prishjen e koalicionit u dëmtuan interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke krijuar një imazh jo të mirë për shtetin e ri të Kosovës, duke krijuar hapësirë për armiqet e vendit tonë qe kinse Kosova nuk është një vend stabil as në aspketin politike e as në atë ekonomik.
3. Divorcimi i partnerëve të koalicionit i dha një goditje të madhe institucioneve të vendit, duke krijuar kështu jo vetem vakum institucional, por edhe krizë institucionale.
4. Largimi i ministrave dhe zv.ministrave qe vinin nga partia e dytë dhe mos ushtrimi i funksioneve të tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhjen e qeverisë së re është në kundershtim me teorinë dhe praktiken kushtetuese e parlamentare sepse në çdo vend demokratik, aty ku bjen qeveria, ajo duhet t’i ushtroj funksionet e saj deri në zgjidhjen e qeverisë së re, e të mos flasim, atëherë kur nuk kemi rënie të qeverisë.
5. Shkelja e dytë e kushtetutes nga i pari i LDK-së është detyrimi i ministrave të cilët vinin nga kjo parti, qe të mos paraqiten më në vendin e punës.
Pra është vështirë dhe e turpshme qe të shkelet një herë Kushtetuta sepse heret tjera nuk paraqet ndonje problem.
6. Privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës ishte porosi edhe e sekretares amerikane Hillary Klinton, prandaj me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe formimin e qeverisë së re, ky proces i privatizimit do të vazhdonte në rrugën e duhur.
Skeptikeve të cilët janë kundër këtij privatizimi do të ju thosha qe nese asgjë nuk fitojmë nga ky privatizim, atëherë të pakten do të fitojmë largimin e ndikimeve politike në PTK.
7. Bisedimet e pritura tekniko-politike janë të sponzoruara nga bashkësia ndërkombëtare, të cilet bëjnë presion të vazhdueshem qe të fillojnë sa më parë, por assesi nuk do të duhet qe të fillojnë pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, ku edhe ato parti qe do të fitonin zgjedhjet do të kishin legjitimitetin për të biseduar në emer të Kosovës.
Megjithatë institucionet tona para se t’i fillojne bisedimet do të duhej të kërkonin qe si ndërmjetës përpos BE-së, të jenë edhe përfaqësuesit e shtetit me të fuqishëm dhe më miqësor të Kosovës SHBA-të.
Institucionet e Kosoves duhet qe të jenë koshient dhe shumë të matur kur është në pyetje Serbia dhe politika e saj.
8. Pas futjes së Kosovës në krizë instititucionale deri me tani nuk shihet asgjëkundi formimi i ndonje qeverie teknike dhe gjasat qe të ndodh një gjë e tillë janë shumë të vogla apo pothuajse zero.
9. Arsye tjetër qe kushtezon nevojen e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në krizat e tilla parlamentare dhe qeveritare është pamundesia e vazhdimit të udhëheqjes së qeverisë pa votat e mjaftueshme në parlament dhe në rast se deshirojm të presim zgjedhjet e parakohshme të 13 shkurtit, prapë nuk do të mund të presim me gjysëm qeverie, me një ushtrues detyre të presidentit, me një parlament, në të cilin as një vendim nuk do të mund të merret, pra nuk do të mund të vazhdojm me një situatë të tillë politike.
10. Arsyja e fundit është se me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme përfundon kapitulli i krizave politike dhe fillon një etapë e re, një etapë e legjitimitetit të institucioneve me voten e lirë të qytetarëve.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 herekushtrim te pergezoi per kete shkrim kaq te bukur te uroi suksese vetem vashdo ne ket dreitim edhe mos u lodh se pse ja vlen te lexosh keto shkrime kaq te bukura