MARSI – MUAJ BOTËROR, 15. MARSI – DITË BOTËRORE E KONSUMATORIT.
Edhe sivjet MARSI – MUAJI BOTËROR dhe 15. MARSI – DITA BOTËRORE E KONSUMATORIT na gjejnë me shumë probleme të pazgjidhura dhe të reja, si:
* Aflatoksina kancerogjene në misër, mish, vezë, qumësht e produkte qumështi...na goditi akoma pa i harruar domatet me fitohormone të tepruara;
* Faturat e energjisë elektrike dhe trajtimi akoma i padinjitetshëm;
* Furnizimi i pamjaftuar me ujë të pijes dhe çmimet që nuk i përshtaten cilësisë së shërbimeve as aftësisë së pagesës së shumicës së konsumatorëve;
* Produkte me afat të skaduar, pa deklaracione në gjuhën e konsumatorit ( imagjinoni medikamentet pa deklaracion, pa përkthim ?! );
* Shërbime jocilësore e pa dinjitet të Administratës së Shtetit në nivel Qendror e Komunal;
* Ndërmarrjet Publike, që “ menaxhohen “ nga Institucionet e Shtetit dhe nga Partitë Politike në koalicion, me Borde të politizuara – janë pikat më të errëta të ekonomisë vendore. Asnjëra prej tyre nuk e përmbushë asnjë element të standardeve, nuk i raportojnë konsumatorit, nuk e përfillin, janë monopoliste të mykyra...burim dhe shkaktarë problemesh e pakënaqësishë;
* Institucione që nuk përfillin qytetarin / popullin / shtetasin / sovranin / elektoratin / konsumatorin. Nuk na përfillin as asociacionet, as mekanizmat anise i finansojmë nga paraja jonë. Si konsumatorë e taksapagues jemi gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës i cili i ushqen të gjithë;
* Mekanizmat e mbikqyrjes dhe të inspektimit të tregut, të cilësisë e të sigurisë së produkteve e shërbimeve akoma nuk janë si e sa duhet të motivuara teknikisht, finansiarisht as me kuadro për të mbrojtur konsumatorin i cili ndanë goxha ca para në Buxhet për mirëqenien e tyre;
* Asociacionet e bizneseve nuk dinë ose nuk duan të merren me rolin themelor të tyre: Edukimin e bizneseve konform Etikës Profesionale, Ligjit pët mbrojtjen e konsumatorit dhe Ligjeve tjera të cilat duhet t i rrespektojnë;
* Shëndetësinë e kemi akoma të sëmurë dhe i sëmuri nga i sëmuri mund të shpresojë shumë pak;
* Sistemi i drejtësisë, me “përkrahjen“ e Institucioneve të Shtetit, “sponzorizon“ krimin, korrupsionin, mono-oligopolizmin, nepotizmin...
As sivjet nuk shohim sinjale se Ministritë janë përgaditur për t i denjuar konsumatorët e fushës të cilën e mbulojnë. Nuk shohim gatishmëri që, të paktën gjatë MARSIT – MUAJIT BOTËROR dhe 15. MARSIT – DITËS BOTËRORE TË KONSUMATORIT ti shprehin respekt konsumatorit, ta falenderojnë për taksat e paranë dhe ta denjojnë për besimin si dhe për autorizimet e kompetencat e deleguara. Asgjë, zhgënjim total. Na dhemb, posaçërisht na dhemb se autoritetet e zyrtarët edhe në këtë mënyrë po e “ dëshmojnë “ përkushtimin, performansat, seriozitetin, vlerat…
MARSI – MUAJI BOTËROR dhe 15. MARSI – DITA BOTËRORE E KONSUMATORIT janë një shans i mirë që, duke ndihmuar në vetëdijësimin e të gjithëve neve që të bëhemi faktor serioz i emancipimit të tregut të produkteve e shërbimeve, të informojnë, arsimojnë, edukojnë, ngrisin e vetëdijësojnë vetvehten dhe familjet e tyre. Sepse, të gjithë jemi të atakuar njësoj ?!
MINISTRIA E SHËNDETËSISË duhet të shprehë më shumë kujdes ndaj shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore farmaceutike. Kjo shëndetsi, e tillë çfarë është, po na kushton tepër shtrenjtë, është e pasigurtë,e pasinqertë, e korruptuar, flenë mbi konflikte interesi. Ngjyrës së bardhë të mantelbardhëve, Etikës së Deontologjisë, asnjë ngjyrë tjetër që hedh dyshim mbi të bardhën. Një Muaj dhe një Datë si kjo do t i bënte nder e shërbim shëndetësisë nëse do ta denjonte shfrytëzuesin e shërbimeve që i ofron - pacientin.
MINISTRIA E MJEDISIT duhet të na sigurojë të drejtën kushtetuese: MJEDIS TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM E TË SIGURTË. Me një përkushtim më të sinqertë MMPH mund të ulë koston e shëndetësisë. Numri në rritje i të prekurve nga kanceri i mushkërive është produkt i drejtëpërdrejtë i mjedisit të ndotur nga industria dhe nga rreth 300.000 automjete ( derivatet kancerogjene me mbi 1140 ppm ). MMPH po të kishte më shumë përkushtim do t i ndihmonte edhe agrobiznesit, edhe turizmit, edhe...;
MBZHR gjithë “ betejën “ e zhvilllon ( të paktën sipas deklarimeve me shkrim e me gojë ) për ti përmbushur kërkesat, nevojat, intereset, shijet...e konsumatorit. Por, akoma asnjë donacion, asnjë subvencion nuk e ka “ lidhur “ me obligimet ndaj cilësisë së produkteve; Asnjë projekt nuk e ka zhvilluar me shoqërinë civile të konsumatorit në kontekst të përmbushjes së nevojave të konsumatorit me sasi, me cilësi, me llojllojshmëri...me nivelin e kënaqëshmërsië së arritur te konsumatori vendor ?!
MTI është ajo ku regjistrohen bizneset ndaj të cilave konsumatori adreson vërejtje. Aty janë edhe Mekanizmat e mbikqyrjes dhe të Inspektimit të tregut. Por, aty është edhe Departamenti i mbrojtjes së konsumatorit. Lëmsh konfliktesh të interesit. Nga kjo Ministri do të duhej të kishim Avokatin më të fortë rreth mbikqyrjes dhe insistimit të zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe të “ Programit 2010 – 2014 për mbrojtjen e konsumatorit “- dokumente këto që dolën mu nga kjo Ministri. Por, jo. Konsumatori akoma është emër imagjinar. Vetëm paraja e konsumatorit taksapagues është emër konkret ?!
MASHT-i nuk sheh se mësimnxënia deri te matura e shkollës së mesme, përkundër uljes së shkallës së kalueshmërise / maturimit akoma është e dobët. Ndërsa, produkti i Univerziteteve – kuadrot nuk i kënaqin nevojat, kriteret, cilësitë e duhura për bizneset ?! Lejimi i konfliktit të interesit të disa ligjëruesve të cilët “ordinojnë“ edhe në Kuvend / Kuvende, edhe në Qeveri e Ministri, edhe në UP edhe në Universitetet Private, edhe në Komisionet, për ekspertiza, edhe në... bën që ata në të vërtetë tërë kohën e kalojnë në rrugë e askund por para studentëve duken shumë rrallë ?!
MINISTRIA E FINANSAVE që mbledhë, planifikon, shpërndanë, mbikqyrë paranë nga taksat tona-konsumatorin akoma nuk e njeh në asnjë trajtë. E, KONSUMATORI gjatë dhjetorit, 2011 i dha porosinë se jemi të gatshëm dhe dimë ta trefishojmë Buxhetin. Kështu, edhe rrugët do t i ndërtojmë vet, edhe Shëndetsinë do ta forcojmë, as Postën nuk kemi nevojë ta shesim...Edhe KOSOVËN E RE do ta ndërtojmë me paranë tonë. Kjo Ministri prepotente nuk ka sy, as vesh, as hundë për të parë, nuhatur e për të mbledhur paranë ?!
MINISTRIA E DREJTËSISË nuk e arsyeton dot ekzistimin. Me kaq shumë parregullsi e abuzime, me gjithë këtë korrupsion ( brënda vehtes dhe jasht ), me mbi 250.000 lëndë të pazgjidhura nëpër Gjykata, me Prokuroritë të cilat nuk kanë as komunikim hierarkik, as me ligje as me konsumatorin / klientin / palën, me...me shkallë aplikushmërie ligjesh nën nivelin 40 % ajo nuk e meriton këtë emër.
MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME DHE POLICISË i ndihmojnë edhe po aq staf të angazhuar nëpër Kompanitë Private të Sigurimit Fizik. Por, performansat janë këto: Prokurimi i MPB-së prezantoi ndryshe këtë Ministri të besuar. PK nuk është në gjendje të kujdeset as për dhomat e veta të dëshmive, Prokurimi i dyshuar, numri i policëve të përjashtuar dhe i atyre të dyshuar lë shumë çka për të dëshiruar nga PK-ja..
...
Të nivelit të njëjtë ose të ngjashëm janë edhe shumica e Ministrive tjera. As ato nuk punojnë si e sa duhet për intereset, nevojat ja për dinjitetin e konsumatorit të cilit i shërbejnë.
Në kuadrin e QEVERISË, vlerësuar sipas performansave të Ministrive nuk dëshmohet të ketë ndonjë proaktivitet. Kjo, nga se brënda tyre mungon interaktiviteti, përkushtimi, serioziteti, sinqeriteti...LLOGARIDHËNIA.
KUVENDI I KOSOVËS akoma nuk di t i kërkoj llogaridhënie Qeverisë, as Ministrive, as t i mbikqyrë ato.
Shkelqësia e Saj, zonja Presidente e Kosovës akoma nuk e shqiptoi emrin tonë: KONSUMATOR ?!
Ndaj MARSIN – MUAJIN BOTËROR dhe 15. MARSIN – DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT duhet ta shfrytëzojmë të gjithë për t ia përmirësuar vehtes imazhin. Jo vetëm vehtes por edhe Kosovës të cilën po e mbajmë peng dhe po e pengojmë hapur në arritjen e synimeve drejtë Integrimeve Europiane. Në këtë rrugë një nga kushtet, një nga standardet kryesore janë TË DREJTAT E KONSUMATORIT.
Në vend të Urimit për MARSIN – MUAJIN BOTËROR dhe 15. MARSIN – DITËN BOTËRORE TË KONSUMATORIT po e përsërisim mesazhin tone të moçëm. OFROHEMI QË NË PARTNERITET T I IDENTIFIKOJMË DHE ZGJEDHIM PROBLEMET.