SHUMË LLOJE. NJË PLANET. NJË E ARDHME!
Le të konsiderojmë me kujdes secili prej nesh veprimet që duhet të ndërmarr dhe pastaj t`i adresojmë vetës sonë detyrat e përbashkët për ruajtjen e të gjithë jetës në Tokë.
Nëpërmjet DBM ( Dita botërore e Mjedisit) ne mund të mbledhim fuqinë tonë individuale dhe kolektive për të frenuar valën e zhdukjes së llojeve.
Le të zgjidhim të bëjmë shumë më tepër dhe shumë më shpejtë, për të fituar garën kundër zhdukjes së llojeve.
Bashkohu me mijëra njerëz nga e gjithë bota për të festuar Ditën Botërore të Mjedisit.
Pse Dita Botërore e Mjedisit ?
Më 5 qershor të vitit 1972, OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit ku u miratuan "Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit" dhe "Plani i Veprimeve".
Sipas propozimeve të kësaj konference në tetor të vitit 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë "Programin e Mjedisit të OKB-së" dhe e caktoi zyrtarisht 5 Qershorin si "Ditën Botërore të Mjedisit".
Dita Botërore e Mjedisit, është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global.
Mjedisi ynë po rrezikohet !
Me qasjen e tanishme të zhvillimit, ne kemi shkatërruar shumë pyje origjinale, është bërë tharja e gjysmës së ligatinave të botës, varfërimi i 3/4-tave të te gjitha rezervave të peshkut dhe emetimi i mjaftë gazrave serë që do të ndikojnë në ngrohjen e planetin tonë për shekuj me radhë të cilët do të vijnë.
Si rezultat i kësaj ne jemi gjithnjë e më shumë duke e rrezikuar humbjen e fondit të mbijetesës sonë.
Biodiversiteti është jeta jonë !
Kombet e Bashkuara kanë shpallur vitin 2010 si Viti i Biodiversitetit.
Kjo është një mundësi e mirë për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit për mirëqenien njerëzore si dhe për të reflektuar mbi arritjet tona, për të mbrojtur atë dhe për të inkurajuar reduktimin e shkallës së humbjes së biodiversitetit.
Tema e Ditës Botërore të Mjedisit 2010 është "Shumë lloje. Një Planet. Një e ardhshme."
Ajo i bën jehonë thirrjes urgjente për të ruajtur diversitetin e jetës në planetin tonë.
Miliona njerëz dhe miliona lloje të ndryshme ndajnë të njëjtin planetit dhe vetëm së bashku mund të ketë të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.
Çka do të bëjmë ne për DITEN BOTËRORE TË MJEDISIT ?
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)