1. Përgatitja shpirtërore:
Tanimë veç kur jemi duke u përgatitur për pritjen e kësaj Feste të sakrificës e paqes, është një rast i mirë për ndryshimin dhe evoluimin e qenies sonë, drejt një perspektive që nxitë nderimin ndaj vetvetes, familjes rrethit dhe shoqërisë.
Gjallërimi i këtyre ditëve me agjërimit ndikon dukshëm në rregullimin e raportit mes trupit dhe shpirtit, duke tejkaluar disa nuanca të hipokrizisë dhe duke bërë përpjekje për të kthyer në drejtimin e duhur timonin e devotshmërisë, në barkën e jetës e cila vazhdimisht goditet nga valët e pamëshirshme dhe sfidat në kontinuitet.
Andaj, të agjërojmë këto ditë, që të plotësojmë kuptimin e kësaj Feste të sakrificës.
2. Pranoni dhe dërgoni mirënjohje dhe komplimente:
Njeriu nga natyra e tij dëshiron të jetë i respektuar dhe i përkushtuar nga interesimi njerëzor. Andaj edhe kjo Festë është një rast i mirë të përkujtojmë një mik, të gëzojmë një njeri të anashkaluar dhe të urojmë të tjerët të harruar, të cilët do të na bashkohen në ndjenjën e ëmbëlsisë së urimit dhe gëzimit.
Një mesazh urimi është thjeshtë një gjest modest, por i cili peshon rëndë në ndjenjat dhe afinitetin e komunikimit ndër-njerëzor.
3. Dhuroni zemrës suaj gëzim:
Natyra e kësaj bote është e tillë që çdoherë ndaj njeriut kërkon përgjegjësi dhe sjellë ngarkesë dhe si e tillë njeriun e mban në presion të asaj që i ka humbur apo asaj që nuk e ka arrirë.
Njeriu në këtë sikur mes “kullës dhe çekanit ”, gjithmonë rri i trazuar dhe në pritje të së ardhmes, se ndoshta ajo do të jetë më e mirë.
Është e mirë dhe e natyrshme shpresa dhe optimizmi për të ardhmen, por jo ajo shkëndijë e cila djegë qiriun e lumturisë së tashmes.
Prandaj, mos e mallko errësirën por ndize një qiri, le të jetë ky qiri personifikim i një lutje, buzëqeshje apo edhe gëzimi, që t’i thuash njëherë vetes dhe të tjerëve se i çmon dhe nderon duke pranuar fatin e jetës tënde si alternativë.
Andaj gëzohu dhe gëzoj të tjerët për këtë Festë. Të jesh si një diell në horizontin e optimizmit i cili pasohet me Hënën e lumturisë.
4. Shtro sofër bujare:
Sa gëzim i madh ishte kur si fëmijë të vegjël po prisnim sofrën e Bajramit.
Ky imazh le të duket sot në familjen tënde, kur ti je duke e respektuar këtë Festë. Sa dekorime të kushtueshme bëhen për festa tjera…edhe yjet në qiell e marrin vesh se paska festë..?.
Një kujdes të tillë përse të mos e gëzojë kjo Festë e jonë.
Kjo le të jetë një “dasmë” e sakrificës së kurbanit, dhuratës për fëmijët, ushqimit për skamnorët dhe madhërimit për All-llahun.
5. Shpalli luftë armiqësisë:
Gjatë vizitës së Shtëpisë se Shenjtë, në vendin ku gjuhet me gurë djalli i mallkuar, simbolizohet gjuajtja dhe revolta ndajë zilisë, hipokrizisë, smirës, egoizmit, fodullitetit me etiologji djallëzore që e kaplon qenien njerëzore, dhe vazhdimisht është në presion të tyre.
Të gjithë njerëzit vuajnë nga gjendjet gripoze të viruseve të armiqësisë, duke filluar nga familjet, rrethi i ngushtë shoqëror e më tutje deri në urrejtjen ndaj popujve e kombeve.
Le të na shërbej kjo Festë që për hir të All-llahut të falim që të na falin, të shtrijmë duart e burrërisë dhe dinjitetit, ngase trimat falin dhe e lirojnë shpirtin e vet nga prangat e hakmarrjes dhe pushtetit mbi njerëzit.
Shpalli luftë inatit dhe smirës që djegë shpirtin dhe ndaj armiqësisë që lëndon zemrën dhe pengon rehatinë .!
6. Përkujtimi dhe madhërimi i Zotit:
Besimtarët e denjë nuk veprojnë ndaj parimeve Hyjnore si politikanët oportun gjatë fushatës parazgjedhore. Ata çdoherë janë në lidhje dhe të dorëzuar ndaj Vullnetit Hyjnorë, kur kanë nevojë emergjente ashtu edhe kur janë të qetë. Ata vazhdimisht e përmendin dhe e madhërojnë Zotin ashtu siç Ai e meriton madhërimin dhe respektin.
Edhe gjatë kësaj Feste kur vizitat shtohen dhe koha pakësohet, besimtari e madhëron Zotin e tij me përkushtim dhe gëzim.
7. Aktivitet të mirë në nivel të lagjës apo qyteti tënd:
Besimtari vigjilent duhet të tregohet çdoherë aktiv dhe atraktiv. Edhe kjo Festë është një panair i cila na viziton dy herë brenda vitit, andaj të ofrojmë diçka që simbolizon përkushtim, kështu tregojmë se ne e duam atë dhe ajo na do.
Një dhuratë për fëmijë, një dorë e shtrirë për pajtim, një pjesë kurbani për nevojtarin, janë mision dhe sihariq se këtë Festë nuk e kemi kufizuar vetëm në vetveten tonë.
Edhe kjo letër e shkruar si shenjë nderimi dhe përkatësie, le të jetë një krah pëllumbi, i cili sjell urimet më të përzemërta për Ju.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 3 hereselam alejkun efendi ju uroj gjtiha tmirat e kesaj feste gjiyh familjes
selam alejkum shum tem e qelluar valla allahu te ndimohte gjithe her amin
selam e sakt eshte ajo qe e thate te na shkruani sa me shpesh. ALLAHU te shperbleft