Është bërë përditshmëri, që analistë dhe opinionistë të ndryshëm të shkruajnë për preokupimet dhe shqetëimet e popullatës shqiptare në përgjithësi. Janë shkruar me mijëra artikuj, opinione dhe shkrime në lidhje me fatkeqësitë që i përcjell shqiptarët në këtë shtet dhe nën këtë pushtet, mirëpo është harruar dhe është lënë aspekti shumë i rëndësishëm i përmendjes së të burgosurve shqiptarë, për të cilët ndiej obligim moral, njerëzor dhe kombëtar që të shkruaj personalisht unë, e pse jo edhe të tjerët.
Është e sata herë me radhë që shkruaj për të njëjtin rast, për të njëjtën arsye, për të njëjtën ndodhi…. Fenomeni i burgosjes pa pikë faji për shqiptarët ka qenë tepër i njohur për ne. Mjafton të përmendet rasti i të burgosurve shqiptarë në Jugosllavi të cilët përbënin 75 % e numrit të përgjithshëm të të burgosurve, edhe pse përbënin 10 % e popullatës së përgjithshme në Jugosllavi, mirëpo se do të ishte edhe më tutje burgosja streha e vetme për shqiparët edhe në shekullin XXI kjo nuk më ka shkuar kurrë ndërmend.
Lajmi senzacional i bashkëjetesës së njërit prej bartësve të BDIsë me një sllavomaqedonase, ishte tejet senzaciona dhe top lajm për javën që lamë pas. Por, unë me thënë të drejtën nuk u habita fort, ngase në bazë të situatës politike aktuale për shqiptarët e Maqedonisë, si dhe derexhesë tejet të keqe të tyre, e kuptoj se përse na vijnë fatkeqësitë të cilëve ne u paraprijmë shpesh, ngase votojmë dhe legjitimojmë politikanë të tillë dhe politika të tilla të mbrapshta. Por për këtë tjetër herë, radhën tjetër.
Ajo që më shqetëson tej mase është fati i të burgosurve shqiptarë, të cilët megjithë premtimet paraelektorale e elektorale u mjegulluan dhe shkuan në lëmshin e harresës. Kush do të mendojë për këta të burgosur, që “fatmirësisht” i kanë mbushur burgjet e Maqedonisë, të cilën me të drejtë Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij e quajti TITISTE, po unë do ta quaja edhe më keq, fashizoide dhe naciste, por vetëm për shqiptarët.
Pse dhe me cilat arsye mbyllen dhe burgosen shqiptarët, mshilen prapa grilave vetëm e vetëm të realizohen qëllimet politike të ndokujt? Pse edhe pas luftës së 2001, e cila us hfaq në formë të kryengritjes, ende burgosen shqiptarët dhe dënohen me burgim të përjetshëm.
Besoj se auditorit i është i njohur rasti i burgosjes dhe shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm për bashkëfshatarin tonë, njeriun e luftës, kontribuuesin e çështjes kombëtare shqiptare, aq sa mundi dhe diti, pra rastin e Rexhail Qerimit, nga fshati Opajë i komunës fatkeqe të Likovës. Deri kur institucionet do të heshtin për këtë rast dhe për shumë e shumë procese të montuara të tjera, deri kur familjet shqiptare do të merren me gjyqe dhe me avokatë, deri kur drejtësia e këtij shteti do të jetë monstruoze dhe gijotinë për shqiptarët e pafajshëm, formë e inkuizicionit modern.
Është turp për politikanin shqiptar, e sidomos për qeveritarin shqiptar, i cili sodit kafenetë dhe sorollatet poshtë e përpjetë, duke pirë kafene nëpër kafenetë e ndryshme dhe duke ngacmuar me batuta kamarieret e ndryshme me minifunde, ndërsa në anën tjetër na dergjen burgjeve njerëz të pafajshëm të clët nuk kanë kurfarë faji, asi më falni, kanë fajin e vetëm se janë shqiptarë. Rasti i Rexhail Qerimit të cilit edhe Gjykata themelore e edhe Gjykata e Apelit, ia kanë shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm dëshmon lidhjen e fortë dhe përzierjen e politikës në gjyq, mosndarjen e pushteteve në Maqedoni, kontrollimin e gjithçkaje nga politika shtetëror, si dhe dëshmon vazhdimin e ekzisimit të kuzhinave të dëmshme antishqiptare ku gatuhen dënime drakonike për të pafajshmit, ndërsa dëshmon edhe injorancën, paaftësinë dhe omertën e dëmshme të politikës shqiptare dhe të qeveritarëve shqiptarë.
Javë më parë ishte organizuar edhe një protestë për lirimin e të burgosurve shqiptarë të pafajshëm në Tetovë, ku ajo që më shashtrisi ishte mosprezenca dhe mungesa e përkrahjes masive nga ana e shqiptarëve, si dhe heshtja vrastare e politikës shqiptare. A thua jemi pajtuar si popull me të keqen dhe kjo është fatkeqësi edhe më e madhe apo çka po ndodh me ne? Ku jemi, pse kjo omertë e kjo heshtje, pse ky morozitet e ky servilizim, pse kjo frikë e kjo amulli, pse ky dyshim, dëshpërim, oportunizëm, .... pranim i të keqes?
Kësaj ia shtojmë edhe lënien në tërr informativ nga ana e televizioneve të ashtuquajtura kombëtare, grevës së organizuar në Kumanovë, nga ana e famijarëve të të dënuarve politik dhe të pafajshëm, për lirimin e të burgosurve shqiptar pa kurrfarë kushti. Lëre që u lanë në terr informativ, po habia më e madhe qëndron në atë se kur televizionet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri vizitonin këta grevistë, televizioni shtetëror partiak dhe ai i ashtuquajtur kombëtar privat, as nuk folën një shkronjë të vetme për këtë rast. Ky i ashtuquajturi televizion kombëtar sikur të kishte diçka të pazakontë në anën e partisë opozitare shqiptarë, respektivisht PDSHsë, menjëherë do të jepte top lajme, e rasti i grevës dhe i grevistëve u harrua me (pa)qëllim.
Nuk mund të kuptoj assesi këtë, andaj shpesh konstatoj se për të keqen që na ka ngulfatur e nuk na lë të frymojmë lirshëm jemi fajtorë edhe ne, si popull.
Porosia ime, e që duhet të jetë e secilit është, që të ngritemi dhe të kërkojmë lirimin e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë, ngase kemi nevojë për ta, fëmijët e tyre kanë nevojë, gratë e tyre, nënat e tyre dhe të gjithë ne.
Rasti i Rexhail Qerimit, ish i dënuar politik për ngjarjet e shkollave shqipe në qytetin e Kumanovës ,ë 1988 me dy muaj burgosje në Strumicë, ish luftëtar i kryengritjes shqiptare në Maqedoni, për të cilin dëshmohet se ka qenë I pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë sulm ndaj kordoneve të policisë, por se është viktimë e një procesi të montuar politik, ngase për këtë dëshmojnë të gjitëh fshatarët që kanë qenë aty prezent, kur ka ndodhur rasti, e që e kanë parë Rexhailin tërë ditën aty në momentin kur është vrarë polici i njësisë speciale, e për të cilin akuzohet dhe është dënuar ky njeri, e për pafajsinë e këtij njeriu dëshmon me bindje të thellë e tërë familja e tij, e më konkretisht vëllau i tij Jetulla Qerimi, duhet të zërë vendin në agjendën e politikës dhe qeveritarëve shqiptarë, duhet që nëse u ka mbetur pak ndërgjegjë, të ua brejë atë, nëse u ka mbetur pak patriotizëm dhe mirësi, e humanizëm të i nxisë që të reagojnë dhe të merren me rastin e tij, ta shqyrtojnë si duhet, e kjo do të rezultojë me pafajësi dhe lirim të tij (lexo: po edhe të shumë e shumë të tjerëve), për këtë jam shumë i sigurtë, e kësisoj në varg zinxhiror të lirohen tërë të burgosurit e pafajshëm shqiptarë. Na nevoitet një ligj, i cili të paktën do të kishte formën e ligjit të amnestisë që u pat sjellur gjatë mandatit qeverisës PDSH VMRO, në vitin 1998, ku edhe pse pati mangësi ky ligj, liroi të burgosurit shqiptarë.
Por, duke e ditur profilin dhe kapacitetin e politikanëve tanë që janë duke na qeverisur, kam një dilemë të madhe se do të ndodhë kjo. E dij se çka do të thojnë ata, “ Po kush merret me to, bre, kemi punë të tjera më të mençura”? E se për çfarë punë bëhet fjalë, dihet.....
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull