Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

A mund ti zgjidhin problemet ata tė cilėt i shkaktojnė

Autor: Nafi Baxhaku E mėrkure 4 Gusht 2010 14:48 PM

 

 

”Vërtetë në të Derguarin e Allahut keni shembullin më të mirë…”(33:21).

 

Ngjarjet tronditëse të cilat vite me radh po e përcjellin BFM., sikurse po shihet nuk kanë të ndalur. Kjo u pa kur në xhaminë ”Isa Beu”, me 25 qershor, erdhi deri te përplasja fizike mes disa xhemalive, ku u përdoren grushtat! Sjelljet e hatibit, R.Ramadani, ndaj myftiut të Shkupite, Ibrahim Shabani, nuk ishin të kulturuara as civizlizuese, dhe nuk i kanë hije një interpretuesit i Islamit, i cili xhemati i japë mësime dhe këshilla? Xhamiat janë shtëpia të Zotit të mëshirshëm, në të cilat besimtarët shkojnë për tu lutur e për të kërkuar falje të mëkateve, e jo për tu rrahur me grushta. Në xhami besimtarët duhet të bisedojnë dhe të debatojnë si njerëz të kulturuar për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen institucionet fetare.

Kur shofim ate pamje të shëmtuar, se si po sillej imami i xhamisë, R.Ramadani, ndaj Myftiut të Shkupit, dhe sjelljet e dhunshme dhe arrogante të disa xhematlive duke e grushtuar një vëlla myslimanë në xhami, njeriu mbetet pa tekst, bindet se aty vepronte djalli. A e dinë të tillët se xhamia është vend ku bashkohen njerëzit ? Nëse po, atëherë pse po e përcajnë xhematin? A e dinë teologët e tillë se si duhet të respektohet xhamia dhe si duhet të mbrohet imazhi i Islamit? Nëse po, atëherë pse po e bëjnë të kundërtën? Pse armiqve të Islamit po iu japin materjal për të bërë propagand antiislame? Rendi në xhami nuk vehet me dhunë.

Për të ruajtur dinjitetin e BI-me, të gjithë shkaktarët e konfliktit në xhaminë ”Isa Beu”, duhet larguar njëher e përgjithmon nga institucionet fetare.

Kuadrot fetare janë të obliguar për ta edukuar dhe udhehequ xhematin në rrugën e Zotit, e jo për ta keqpërdorur ate për qellime dhe interesa përsonale dhe grupore, sikurse që po ndodh, jo vetëm, në BFIM-së.

 

I kujt është Islami?

Qershorin e vitit të kaluar në një shkrim (Gazeta Kritika), kamë shtruar pytjen: ”Cka po ngjan në Bashkësitë Islame Shqiptare?”, ku kamë cekur edhe BFM-së, duke thëne se atje po ngjajnë gjëra tronditëse dhe të pa turpshme. Megjithate kritikat nuk po ndikojnë tek njerëz të cilët në vend të fesë, po i japin përparësi interesave përsonale. Dyftyrësia nuk ka vend në Islam. Prandaj problemet nuk po zgjidhen por po shtohen, gjë që e deshmoi konflikti në xhamin ”Isa Beu”. Eshtë kulmi i së keqes kur besimtarët dhe feja islame bëhen viktima të konfliktve të shkaktuara nga vetë kunadrot fetare. Indiferentizmi ndaj keqbërësve nëpër institucionet fetare është i pa justifikueshëm, është mëkat. Besimtarët duhet ta thonë të vërtetën, ti identifikojnë dhe ti përkrahin kuadrot e afta e të sinqerta të cilat me angazhim e punë kreative e kanë dëshmuar veten se janë shërbetor besnik të fesë dhe të popullit.

Sipas mendimit timë nuk është me rëndësi se cila palë e kishte shkaktuar konflitin, sa është brengos fakti se disa shqiptaret myslimanë xhamiat po i shndërrojnë në arena konfliktesh. Kjo kurrë më parë nuk kishte ngjarë. Konflikte të tilla i konvenojnë vetëm armiqëve të Islamit.

Ka raste kur disa hoxhallarë të pa disciplinuar me dhunë (duke uzurpuar xhamia) ushtrojnë detyrën e imamit, xhemati i manipulluar lutet pas të tillëve, dhe BI-me ndihen të pafuqishme për të vëne rregull ashtu sikurse i obligon Kushtetua dhe rregullorert tjera në kuadër të saj. E gjithë kjo është tepër e dëmshme për BI-me, dhe prish imazhin e Islamit. A është e mundur që këtë nuk mund ta kuptonë një teolog, hatib? Unë nuk e besoj, dhe pas sjelljeve të tilla anarhiste mshifen qellime dhe interesa të caktuara. Kundër të tillëve duhet luftojmë.

Eshtë për tu brengosur sepse, vallja e së keqës e filluar disa vite më parë në BFIM, dhe pas incidentit në xhaminë ”Isa Beu”, po vazhdon. Askush nuk po pendohet. Dhe kjo është keq.

Pasuan Komunikatat dhe reagimet. Myftinia e Shkupit, myftinit dhe institucionet tjera në kuader të BFIM-së, publikisht denuan dhunën brenda xhamisë, duke akuzuar Ramadan Ramadanin si shkaktar të organizimit të konfliktit dhe si udhëheqës i grupit radikal-vehabist, ku jepeshin edhe emrat e pjesëmarrësve në rrahje (”E verteta rreth incidentit në xhaminë Isa Beu, ku jepet edhe video materiali”).

Kurse Ramadan Ramadani në një intervistë (në ”Lajpress”, 12.07.’10), thotë: ”Incidenti në Isa Beg ishte kulminacioni i pakënaqësisë nga vendimet jolegjitime të BFI-së, kurse akuzat për ekstremizmin islam radikal në Maqedoni shkojnë në favor të armiqëve të shqiptarëve. … Ajo që ndodhi në Isa Beg ishte vetëm kulmi i krejt jolegjimitetit prezent në BFI, që kur brenda natës në korrik të 2008 u ndryshua kushtetuta e saj, pa respektuar procedurat dhe institucionet brenda BFI-së”. Eshtë kjo e vërtetë, apo justifikim i hoxhes Ramadan për konflikte?

Qendrimet e hoxhes Ramadan nuk janë në frymën islame as njerëzore. Si është e mundur që vendimet e Myftinisë dhe të BFI. të janë jolegjitime, kurse sjelljet e dhunshme në xhami të hoxhes Ramadan dhe të disa përkrahësve të tij të janë legjitime?? Ai me asnjë fjalë nuk denon dhunuesit të cilët rrahen besimtarë brenda në xhami, e kjo dmth. se vetë i paska nxitur dhe përkrahur. A e lejojnë parimet islame një gjë të tillë? E di hoxha, prandaj ka përgjegjësi.

Pakënaqësin nuk duhet shprehur me sjellje banditeske e me grushta, por me mencuri e mjete civilizuese. Nëse ka jolegjimitetit në BFIM-së, këte duhet kontestuar pranë organeve përkatëse. Nga kush paska legjitimitet hoxha për të përdorur dhunë në xhami-shtëpi të Zotit?

A e di Ramadani ef. se shqiptarët antiislamista Islamin po mundohen për ta prezentuar si fe të dhunës? Nëse e di, atëherë pse po iu jepë material për propagand antiislame?

Për cfar autoriteti mund të flet një hoxhë, i cili nuk respekton kryetarin e BFI. (të cilin e paralajmëron se, ”do shkoje në plehun e historisë”), nuk respekton Shoqaten e Ulemave, nuk respekton institucionin fetar, nuk respekton shumicën e hoxhallarëve, nuk respekton Myftiun e Shkupit as të qendrave tjera, nuk respekton xhematet e xhamive të tjera??? Cka mund ti thuhet një njeriu të këtillë? Nuk është patjeter kusht me qenë vehabist për tu bërë radikal.

Me qendrime dhe fjalorë të këtillë nuk mund të zgjidhet asnjë problem. Përdorimi i kallashëve dhe grushtave kundër myslimanëve dëshmon varfërin intelektuale, mungesën e kulturës dhe mangësin e besimit… Me mllefe dhe inatet përsonale hoxha nuk duhet të dal në publik.

Natyrisht, as injorimi i kërkesave të arsyeshme, nëse ka, nuk mund të injorohe duke u thirrë në kurrëfar radikalizëm-vehabizëm. Asnjë përson, asnjë udhëheqës, apo grup njerëzish nuk ka të drejtë të vë në pikëpytje autoritetin e organit më të lartë fetar, dhe të fesë islame.

 

Pse e gjithë kjo armiqësi në vigjilje të muajit të bekuar, Ramazan?

Kjo na kujton tetorin e vitit 2004, kur në prak të Ramazanit 100 imamë paralajmëronin grevë.

Myftinia e Shkupit kërkon nga imami Ramadan të largohet nga xhamia Isa Beu, kurse hoxha Ramadan, jo që pranon të largohet por, kërkon largimin e kreut të BFIM-së, Sulejman Rexhepin, për cka ka nisë një peticion! Athua mundet kjo me qenë fillim i zgjidhjes së problemeve, apo thellim i përcarjeve dhe ndarjen në dy BI-me?

Neve na mbetet të shtrojmë pytjen, a u ka hije kjo hoxhallarëve, dhe të presim me zemra të lenduar dhe të brengosur se si do të përfundojnë konfliktet në BFIM-së, të cilat vite me radh po e rëndojne jetën fetare të besimtarëve në Maqedoni.

Nuk duhet të befasohemni kur të lexojmë:” Si do që të jetë, BIM sot ndodhet aty ku edhe e ka vendin një institucion fetar, që bëhet sherbetore e patrive politike”. (Gazeta Lajm, 12.08. ’08). I njejti autor në lidhje me incidentin në xhaminë ”Isa Beu”, shkruan: ”Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni që moti lë përshtypjen se udhëhiqet edhe nga njerëz të atillë që falen nëpër xhami, por flenë në shtratin politik dhe në ate policor”. (Koha Ditore,10 korrik’10).

Athua janë të vërteta të gjitha këto akuza të drejtuara në adres të kreurt të BFIM-së, dhe nëse po, atëherë pse po heshtin strukturat në BIM, gjithë ata myfti, teologët, imamë, hoxhallar dhe xhematet? Pse vetëm disa nga të tillët po merren me akuza e kundërakuza?

Për ti dhënë shkas K.Mehmetit që të thotë:”Ali Ahmeti assesi nuk ia del të dallojë se cilët hoxhallarë janë shërbëtorë të Zotit, e cilët janë nëpunës të djallit, që pastaj ta ketë më lehtë të kuptojë se BIM nuk ka probleme se si ta sforcojë besimin te popullata e këtushme, po si ta shtojë verbërinë saj, si ta bëjë më të padukshme ate që ndodh në BIM”. Sa e quditshme.

Si mund të heshtin besimtarët kur lexojn kësofar akuza ndaj udheheqësve fetar dhe, athua është e mundur që një K. Mehmet, të brengoset për fatin e BIM, dhe të besimtarëve, me shumë se kreret e BIM-së? Shpifja dhe e vërteta nuk shkojnë bashk. Mirë është kur nuk heshtin të gjithë sepse në këtë mënyrë mund të vimë deri tek e vërteta.

Teologu M. Lamaralli thotë:”… ndodhi një koincidencë që Sulejman ef. Rexhepi të rizgjidhet nga Kuvendi i BFI si Reis për të sjellë rend dhe për të rikthyer autoritetin e humbur të BFI, pasi në kohen e pas luftës, 2001, maskarenjtë e Ahmetit u përpoqen ta rrënojn në themel….

Sulejman ef.Rexhepi, është një përsonalitet me karakter të fortë, me eksperiencë 4 dekadash në organet e BFI, … Rikthimi i dytë i Sulejman ef. Rexhpit si Reis në BFI ka qenë rezultati i punës së tij të mëparshme, që të sjell rendin, dinjitetin dhe autoritetin në BFI dhe t’i largojë një herë e përgjithmonë nga luksi i vetëshkatrrimit disa thundrrina të Ali Ahmetit që i sulmonin teologët, duke i shtrirë për tok me kallash me kamxhikun e pushtetit të tij…”

Lamallari gjithashtu lavderon aktivitetet e teologut, Ramadan Ramadani, në lidhje me ndertimin e xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit. Mendime tepër kontradiktore.

Edhe pse flitet për të njëjtit njerëz dhe për të njëjtin institucion, kemi mendime të kundërta. Lamallari këto mendime i kishte shprehur në janar, kurse në qershor ngjan incidenti në xhaminë ”Isa Beg”. Kjo më së miri deshmoi se cfarë pune kishte bërë Sulejman ef., e cfare teologu Ramadan Ramadani, të cilin e kishte suspenduar nga puna Myftinia e Shkupit. Prandaj, pa marrë parasysh se në anën e kujt është e drejta, palet janë kuadro fetare, dhe dëmi, pa fajin e fesë dhe besimtarëve, ngarkon mbi të gjithë neve.

Në Komunikatë për mediat, të dhënë nga Myftinia e BFI-së –Shkup thuhet:”Gjatë kohës së namazit të xhumasë me 25.06.2010, erdhi deri tek një situatë jo e pëlqyeshme, e inicuar nga Ramadan Ramadani i cili ka kryer në atë xhami rolin e hatibit deri në momentin e suspendimit nga ana e Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Shkup….Myftinia pyet publikisht:- Kush i dha informata Alsat-M, se atë ditë pritet që të ketë incident në xhaminë e Isa Begut gjatë faljes së namazit të xhumasë;

- Pse heshti Alsat M pas gjithë asaj dhune që u përdorë nga strukturat kriminele vehabiste?” Të gjitha këto qendrime, akuza dhe kundër akuza, na brengosin.

Edhe pse Mesazhi vazhdimisht i ka informuar lexuesit rreth ngjarjeve në Myftinin e Shkupit, në munges të ndonjë qasje kritike nga kuadrot fetare, e pashë të arsyshme të bëjë këtë shkrim me qellit të mirë për të ngritu ndjenjen e përgjegjësisë dhe për të nxitur pasuesit e Islamit që të ngrejnë zërin e arsyes kundër të gjithë atyre të cilët e keqpërdorin fenë islame për qellime dhe interesa përsonale. Islami është i të gjithë neve dhe ne duhet ti shërbejmë, ta ruajmë dhe ta mbrojmë.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve