Burimi kryesor i Fesë Islame është Kur'ani. Kur'ani është Fjala e Allahut. Allahu në Kur'an urdhëron e thotë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni". (Kur'an, El – Bekare: 183-185)
Agjërimi është institucion i edukimit trupor. Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror. Muaji i bekuar i Ramazanit, muaji kur filloi Shpallja e Kur'anit, është stina e lulëzimit, është pranvera e besimit...
Agjërimi që urdhëron Ligji (saum el-shari'a) është ai në të cilin njerëzit largohen nga ushqimi, nga pija dhe nga mardhëniet seksuale, nga lindja e diellit deri në perëndim.
Agjërimi shpirtërorë (saum el-tarika) kërkon që të ndalohemi t'i afrohemi haramit, jo vetëm me shqisat, por edhe me mendimet.
Pra, agjërimi i plotësuar është kur e jashtmja, truporja, dhe e brendshmja, shpirtërorja, janë në harmoni. Si arrihet kjo harmoni ? Arrihet kjo harmoni me përpjekje, me përkushtim, me devotshmëri...
Agjërimi sipas Sheri'atit e ka kohën e caktuar, kurse agjërimi sipas Tarikatit vazhdon deri në jetën e Amshuar...
Për disa nga agjëruesit, Pejgamberi (a.s.) ka thënë: "Ka shumë prej atyre që nga agjërimi kanë vetëm uri dhe etje".
Kurse për agjëruesit e vërtetë, Pejgamberi (a.s.) ka thënë: "Agjëruesi ka dy gëzime, një kur çel iftarin dhe tjetri kur të takohet me Allahun".
Besimtarët, të cilët me përkushtim agjërojnë, gëzimin e parë e përjetojnë për çdo iftar...
Ky është agjërimi trupor... Ndërsa, gëzimin e dytë do ta përjetojnë, siç tha Pejgamberi (a.s.), kur të takohen me Allahun...
Ky është agjërimi shpirtëror...
Pikërisht këtyre iu drejtohet premtimi i Zotit: "Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblejë për të".
Por, kur vjen kjo kjo ditë?
Kjo ditë vjen për ditë – sa' i çelë e mshelë sytë...!
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull