Besoj se disa nga ata që më njohin se jam hoxhë, do të mund të pyesin se çka është kjo fjalë, Bajram në mes Ramazanit, a thua mos don ta ndrroje Bajramin. E unë, nuk e kam për qëllim ta ndrroj kohën e Bajramit, dhe as ta shkurtoj Ramazanin, por ajo që më shtyri ta them këtë janë telegramet e urimit të bajramit nga ana e zyrtarëve të lartë amerikanë si presidenti Barak Obama dhe sekretarja e shtetit Hillari Klinton.
Presidenti Obama ia uroi bajramin homologes së tij kosovare Atifete Jahjaga, e Hillari Klinton i dërgoi telegram urimi me rastin e festës së Bajramit homologut të saj, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Haxhinasto.
Këto telegrame urimi mund të komentohen nga aspekte të ndryshme dhe të shihen si mesazhe me përmbajtje të ndryshme, por ajo që nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë është se një nga mesazhet e këtyre telegrameve është edhe ai se zyrtarët e lartë amerikanë Shqipërinë dhe Kosovën i njohin si vende me shumicë muslimane. Dhe sado që të mundohet dikush ta fsheh identitetin e vet, apo të tregohet se ka voltazhën më të dobët të reflektimit të besimit të tij, nuk i bën dobi, sepse në bajram i vjen telegrami i urimit nga qarqet diplomatike vendimmarrëse kryesore në botë.
Poashtu, nuk bën punë, gjegjësisht këto telegrame urimi për bajram, nuk mund t’i ndalë as edhe nëse vehet laicizmi dhe legalizimi i homoseksualizmit si preambula të kushtetutave të këtyre dy vendeve, me qëllim që të bien në sy sa ta marrish në dorë kushtetutën, nga frika se mos po u hikin njerëzve prej syve, e jo vetëm përcaktimi i tyre si kategori kushtetutare, diku në brendi të kushtetutës si nene të saj.
Votimi kundër futjes së lëndës së mësimbesimit nëpër shkolla dhe të lejimit të nxënëseve dhe studenteve që të vijojnë mësimet me veshje islame, nga ana e shumicës së deputetëve të parlamentit të kosovës, nga njëra anë, dhe zgjedhjes së modelit më të egër të laicizmit e legalizimit të homoseksualizmit në një ambient si Kosova, nga ana tjetër, është dëshmi e një qasje paradoksale ndaj demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut, nga ana e atyre që ulen në ulëset e parlamentit dhe shtypin susta për “po” e “jo”.
Derisa në rastin e legalizimit të homoseksualizmit, alibi e kanë patur mbrojtjen e të drejtave të të gjitha minoriteteve, në këtë rast edhe atyre seksuale, dhe mosdiskriminimin e tyre, në rastin e votimit të fundit për mësimbesimin në shkollat publike dhe lejimin e mbajtjes së shamisë për nxëneset dhe studentet, këtë alibi e tjetërsuan dhe e përmbysën në emër të laicizmit, i cili megjithatë në rastin konkret flet për injorancën në fushën e hermeneutikës, ose disponimin antifetar të një pjese të deputetëve të parlamentit të Kosovës. Sipas një komenti tjetër, kjo flet për neomarksistë leninistët, gjegjësisht flet se djelmoshat e edukuar në frymën enveriste e marksist leniniste qëndrojnë besnik në rezistimin ndaj fesë dhe të drejtave fetare, por tash në emër të laicizmit të shtetit.
Nuk ka më të shenjtë në demokraci, në të cilën besojnë një pjesë e deputetëve të parlamentit të Kosovës si sistem më të lartë shoqëror, se sa të mbrosh të drejtat e njerëzve dhe të jeshë në anën e lirisë së shprehjes, besimit dhe ushtrimit të bindjeve fetare. Por, ja, pikërisht në atë godinë që shumë e quajnë tempull të demokracisë, në mënyrën më të egër shkilen disa nga të drejtat elementare të një pjese të popullatës, edhe atë mu të grave, e drejta që të veshet sipas rregullave fetare dhe të mëson duke qenë me veshje të këtillë. Ngritja e dorës, apo shtypja e sustës kundër kësaj të drejte, është atak mbi demokracinë në të cilën thirren ata që e atakuan, është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe mbi të gjitha krijohet përshtypja se është një cirk për të dalë nga likura jote e të mundohesh të paraqitesh ai që s’je. Por, mos harrojmë, telegrami i urimit të Bajramit përsëri i vjen Atifetes dhe Haxhinastos prej Amerike edhe pas dy muajsh, pra në Kurban Bajram.
Para se të shtypet susta kundër, deputetët që e kanë bërë këtë, është dashtë të ndalen e të mendojnë se kjo nuk është hiç më pak se një krim intelektual dhe arsimor. Ata me këtë kanë privuar vajza me shami nga vijimi i studimeve, gjegjësisht me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, i kanë përjashtuar nga bangat e shkollës. Ky akt vandal ndaj të drejtave elementare të njeriut dhe brabarizëm i pamëshirshëm ndaj arsimit, në fakt, shpalos kontradiktat në ushtrimin e demokracisë dhe zgjedhjen e atyre që e përfaqësojnë demokracinë në shtet. Votuesit e Kosovës, nuk kanë votuar për këta deputetë që ta nëpërkëmbin demokracinë në formën më banale dhe më vulgare, në veçanti kur është në pyetje arsimi dhe të drejtat e njeriut, por i kanë votuar që të jenë të drejtë dhe të gjykojnë njejtë sipas kritereve demokratike, ndaj diskriminimit të të gjitha shtresave. Nga ajo që u pa, del se këta paskan patur dert vetëm që mos diskriminohen homoseksualët, e nuk paskan patur aspak dert se disrkiminohen femrat me mbulesë, edhe atë, mu në sferën e arsimit.
Poashtu, kjo përbërje parlamentare, mban përgjegjësi historike për avansimin e antivlerave dhe ngulfatjen e vlerave në shoqërinë kosovare. Derisa kushtetuta e Republikës së Kosovës e legalizon homoseksualizmin, një nga antivlerat më të tmerrshme për fatin e njeriut dhe shoqërisë, kjo përbërje parlamentare nuk lejoi më së paku të zhvillohet një garë për instalimin e vlerave në shoqëri, përmes futjes së mësim-besimit në shkollat publike, e nga i cili vendim do të përfitonin të gjitha, para së gjithash familja si qelizë bazë e shoqërisë.
Nga ajo që u tha, pra ngritja e dorës kundër futjes së mësim-besimit në shkollat publike dhe për ndalimin e mbajtjes së mbulesës në shkollat publike, naga ana e vajzave muslimane, dhe dërgimi i telegrameve të urimit për festën e Fitër Bajramit nga zyrtarët e lartë amerikanë për homologët e tyre shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, do ta kuptoni edhe ju pse unë u shpreha kështu:Të kishte qenë Bajrami në mes Ramazanit. Ndoshta, deputetët e parlamentit të Kosovës, kur do t’i shihnin këto telegrame urimi nga zyrtarët amerikanë, do të ndrronin mendje dhe do të votonin ndryshe për këto dy ligje. Mirëpo, ja votimi ndodhi para Bajramit, dhe u bë berbat ashtu siç e pamë të gjithë.
Por, përsëri le të ngelet si është, le të jetë Bajrami pas përfundimit të Ramazanit se politikanët tanë janë belaja më e madhe mbi kokën e popullit, dhe Zoti e di se a i kanë dëgjuar telegramet e urimit për Bajramin, ngaqë ma shumë rinë të dehur se sa jo të dehur.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 3 hereI nderuar pak jan si Ju
I nderuar pak jan si Ju qė u thon tė vrtetėn pėr tė zgjedhurit ton paralamentar. Zoti Ju bekoft! Selamualejkum
Aferim per nje shkrim kaq analitik! Ata jo qe nuk paraqesin asnje vlere, por jane servilet dhe demagoget me te medhenje. Keta deputet sikurse shume qeveritar funksionojne ne shperblimet reciproke sa per te mbajtur pushtetin dhe per ta e drejta e njeriut i cili identifikohet me islam, nuk eshte ne kategorine e te drejtes se njeriut, ngase keta edhe pse e quajne vehten musliman, frigohen nga Islami qe kane dhe as qe e njohin ate.Perndryshe shumica e tyre jane totalisht te degjeneruar dhe paraja eshte vlera e tyre kryesore. Ne nje ambient ku femijet tane edukohen me besimin islam dhe fitojne vlerat nga libri i persosur, keta politikan nuk kan vend per veprim, andaj edhe frigohen. Per ta homoseksualizmi dhe amoraliteti jane me te mira. Pa dyshim qe kete do e gjejne per te dashurit e tyre!