Pas përfundimit të mandatit të saj, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, me një korrik të këtij viti, Mbretria Spanjolle i dorëzoi kryesimin me BE-në, Mbretrisë Belge. Gjatë kryesimit spanjollë, në Ballkan, për veç fjalëve, asgjë nuk ndodhi konkretisht. Kur Spanja morri kryesimin me BE, kryeministri i saj Jose Luis Rodriguez Zapatero, patë thënë se Ballkani do të jetë, ndër pikat më kryesore me të cilat ai dhe vendi i tij, do të merrej gjatë mandatit të kryesimit. Me t’i dorzuar detyren homologut të tij Belg, Yves Leterme, ky i fundit konstatoj se ofrimi i ardhmërisë evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbetet ndër prioritetet e Unionit edhe gjatë kohës së kryesimit belg. Jo pse jam euroskeptik, mirëpo asgjë të re nuk pres nga BE, e sidomos, jo nga një BE nën kryesimin e Belgjikës, e cila aktualisht ka një qeveri teknike.
Pas mos marrëveshjeve mes dy grupimeve dhe grindjeve brenda qeverisë së koalicionit, me 13 qershor të këtij viti në Belgjikë u organizuan zgjedhjet e parakohshme. Dallimet mes flamandëve të cilët flasin holandisht dhe valonëve të cilët flasin frengjisht, u vëren edhe gjatë fushatës zgjedhore. Pavarësisht faktit se konkuruan disa parti për zgjedhjet e përgjithshme, ishin dy, ato të cilat morren më së shumti vota. Partia nacionaliste e “Aleanca e re Flamande”, e drejtuar nga Bart Albert Liliane De Wever dhe Partia Socialiste e Elio Di Rupo, ishin partit kryesore që tërhoqen vëmendjen e opinionit botërorë, por edhe të votuesëve belgjikas.
Belgjika, pavarësisht faktit se është njëri prej shteteve themelues të Bashkimit Evropian, sot po përballët me ide skajshmërisht nacionaliste, ku në zgjedhjet e 13 qershorit, partia “Aleanca e re Flamande” morri 27 ulëse nga 150 sa ka Parlamenti i këtij shteti. Një ndër qëllime kryesore të kësaj partie është ndarja e Flandërisë nga Valonia dhe shpërbërja e Belgjikës.
Mu për këtë shkak, sot shteti i Belgjikës, drejtohet nga një qeveri teknike, e drejtuar nga lideri i partis Kristian-demokrate dhe Flameze, Yves Leterme, të cilit Mbreti Alberti II nuk i pranoj dorëheqjen deri në bërjen e qeverisë së re. Formimi i kësaj qeverie, sipas të gjitha mundësive nuk mund të ndodhë, deri para tetorit të këtij viti. Qeveria e re, nuk do të arrijë të formohet për deri sa qendrimet e De Wever dhe Di Rupo nuk përafrohen.
Duke i pare të gjitha këto, është shumë e vështirë të besohet në ndonjë suksesë, gjatë këtyre gjasht muajve sa do të kryesojë Bashkimin Evropian, një shtetë si Belgjika i cili ka “derte” e probleme brenda vetës, e të cilat ia rëndojnë punën me kryesimin.
Mbretria Belge shpëtimin nga kjo gjëndje do të mund ta gjejë, nëse maksimalisht kufizon rolin e saj dhe i lë hapësirë më të madhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy si dhe përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton. Se sa do të ketë suksesë, do të ngelet të shihet, mirëpo ne në Kosovë, duhet që maksimalisht të mos rrim në “uzdaj” të Belgjikës, por të punohet në drejtim të përmbushjes së kërkesave të qytetarit, e sidomos luftimi i korrupsionit. Virus ky i cili me shpejtësi po deperton në të gjithë strkuturen e shtetit tonë.
Krejt në fund, i nisur nga realpolitike, mund të them se asgjë e re nga BE edhe gjashtë muajt të tjerë!
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull