Në kohën kur Qeveria e Republikës së Kosovës kishte miratuar vendimin e komitetit ndërministror për të shpallur fituesin për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdarë dhe nga kompanitë parakualifikuese ishin seleksionuar dy kompani me renome ndërkombëtare konzorciumin Bechtel & Enka dhe Strabag, ku me pastaj Qeveria kishte filluar negociatat me kompaninë amerikano turke, pasuan menjëherë kritikat në drejtim të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.
Opozita theksonte se devijimet që i janë bërë projektit origjinal të autostradës, po bëhen pa asnjë sqarim dhe asnjë debat. Me tej shtonin se kjo autostradë nuk është Vermicë-Merdarë, por Vermicë-Besi dhe i tërë rajoni i llapit është izoluar. Pra këta jepnin konkluzione të padrejta akoma pa përfunduar negociatat.
Me të përfunduar negociatat komiteti drejtues, i kryesuar nga Ministri Limaj, i prezantuan Qeverisë rekomandimin për miratimin e mbylljes së negociatave dhe ta aprovoj draftkonkraten finale ndërmjet Qeverisë dhe Bechtel & Enkas, ku Qeveria miratoje rekomandimin e komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdarë.
Kompania fituese u shpall konzorciumi Bechtel & Enka e cila pritet të fillojë punën me 25 Prill.
Kontrata e lidhur ndërmjet qeverisë dhe kompanisë amerikano-turke është lidhur për tërë projektin, që nënkupton se nuk do të ndalet në Besi ashtu siç ka thëne opozita, por do të vazhdojë deri në Merdare. Kontrata është bërë në mënyrën me të mirë të mundshme, sipas mundësive financiare të vendit tonë, për aq sa ka mjete financiare do të vazhdohet rruga.
Sipas kontratës është paraparë që ndërtimi i autostradës të bëhët sipas sektorëve apo disa fazave, ku në secilin sektor është paraparë shuma maksimale e cila nëse tejkalohet, atëherë përgjegjësin e bartë kompania ndërtuese.
Po ashtu opozita vazhdonte të kritikonte se devijimi i trasesë së autostradës po bëhët pa asnjë sqarim dhe debat, gjë që e vërteta është se sqarime të shumta janë dhen për devijim, e një ndër ato është se kursehet buxheti i Kosovës për afro 500 milion euro dhe për ketë ekspertet do të thonë fjalën e tyre.
“Kur të ndërtohet rruga deri në Duhel, kompania do t’i ofroj Qeverisë tri studime të mirëfillta të projektit, që pastaj qeveria të marrë vendim se a do të vazhdoj rrugën në drejtim të Caraleves apo do të gjejë rrugë të tjera alternative, varësisht se si është interesi i vendit” ka thëne Ministri Limaj.
Çështja e devijimit të autostradës do të diskutohet edhe në parlamentin e Republikës së Kosovës, ku ky i fundit do ta jep fjalën përfundimtare se kah do të shkoj autostrada, ishte premtimi i Ministrit Limaj, gjë që askush nuk duhet të friksohet sepse për ketë do të diskutohet në parlament.
Fillimisht rruga e kombit do të financohet nga buxheti i Kosovës dhe nga donator potencial, nëse është e nevojshme edhe me kredi të buta, ku e tërë kostoja e autostradës do të jetë rreth 700 milion euro.
Nga ndërtimi i rrugës jo vetëm Kosova që do të ketë përfitime të mëdha, por edhe i gjithë rajoni.
Kosova do te ketë dalje në detin Adriatik, përkatësisht në portin e Durrësit dhe do të integron një komb i cili ishte i ndarë me shekuj.
Një ndër kushtet e kontratës, të cilat janë në favor të vendit tonë është se kompania të gjithë materialin për ndërtimin e rrugës që prodhohet në Kosovë e ka për obligim ta blejë, gjë që favorizon prodhimin vendor, po ashtu edhe një pjesë të punëve kompania ka për detyre që t’i angazhoj kompanitë vendore. Autostrada parashihet të përfundojë për 3 vjet dhe gjatë kësaj periudhe do të punësohen rreth 6000 punëtor, prej tyre 4000 vendor.
Në vitin 2010 do të punësohen 492 punëtor, në vitin 2011 numri i punëtorëve do të rritet në 1973 punëtor, në vitin 2012 numri do të shtohet akoma në 2253 punëtor dhe në vitin 2013 -1290 punëtor, gjithsejtë rreth 6000 punëtorë që do të punojnë në ndërtimin e rrugës.
Ndërsa në anën tjetër Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Qeveritare Gjermane KfW Frankfurt am Main. Ky financim ka për qëllim ndërtimin e linjës 400 kilovolshtëshe Prishtinë – Tiranë, që është rreth 240 kilometra e gjatë dhe pjesa për Kosovën është rreth 35 kilometra gjatësi, që ndryshe njihet edhe si autostrada energjitike. Kjo autostradë energjitike përveq që do të ndihmojë zhvillimin e sektorit energjitik në Kosovë, përmirësimin dhe integrimin e sistemit të transmisionit përmes linjës 400 kilovoltëshe Prishtinë – Tiranë, do të jetë edhe nje hap drejtë integrimit ndërshqiptar.
Pra duke parë që përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha sepse së pari, vendi ynë do të del nga izolimi dhe së dyti, do të jemi një hapë drejtë bashkimit të kombit, prandaj të punojmë që autostradat e kombit t’i jetesojme dhe aspiraten e popullit për bashkim kombëtar një ditë ta jetojmë.
Kushtrim Gashi
Student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti : kushtrimi86@hotmail.com
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)