Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bajrami i kuq

Autor: Hamdi Nuhiju E enjte 18 Nėntore 2010 16:05 PM

 

Ekziston një trajtesë interesante nga ana e Dr.Ali Sheriatit rreth shiizmit. Ai shiizmin e ndanë në shiizëm të kuq dhe shiizëm të zi. Menjëherë pas publikimit të asaj trajtese, jeta e tij përfundon.

Shiizmi i kuq sipas Dr.Ali Sheriatit është shiizmi i martirizimit, i derdhjes së gjakut. Ndërsa ai i ziu është shiizmi pas martirizimit.

Dogma e tij filozofike edhe pse në esencë është për një orientim që nuk ka të përbashkët asgjë me autorin e këtyre fjalëve ka një rëndësi të veçantë.

Simboli i sakrificës përfshihet tek termi shiizmi i kuq. Ndërsa myslimanët si simbol të sakrificës kanë Kurban Bajramin, ose festën e sakrificës.

E dimë fort mirë historikun e kësaj feste, urtësitë dhe porositë e saj. Janë trajtuar tashmë nëpër shumë libra e shkrime dhe janë përkthyer edhe në gjuhën tonë.

Por, brengosës është fakti se Bajrami nga një festë e gëzimit dhe lirisë, të shndërrohet në një festë të zisë dhe ngjyrës së kuqe.

Kurban Bajrami në esencë është Bajram i kuq, nëse kemi parasysh prerjen e kurbaneve dhe derdhjen e gjakut prej tyre. Por, në formë dhe përmbajtje është gëzim, pasi që gjithë ato kurbana e nxjerrin gjakun përjashta për hir të Allahut xh.sh., ndërsa mishi i kushtohet njerëzve. Ai ndahet në disa pjesë, por një pjesë i ngelet edhe familjes.

Ky Bajram është i kuq për vet faktin se statusi jonë social dhe politik është ende i pazgjidhur. Një ditë para Kurban Bajramit, miliona besimtarë janë mbledhur në Arafatë për të lutur Allahun xh.sh. për hallet dhe brengat e tyre po edhe të Ummetit. Ndërsa ne shohim për çdo ditë vrasje, nënçmim dhe okupim të tokave të myslimanëve.

Ky Bajram është i kuq edhe për arsyen se bota perëndimore nuk lejoi asnjë mysliman shqiptarë që të qëndroj në shtëpinë e tij për të festuar dhe për tu gëzuar me familjaret e tij. Pozicioni i botës demokratike karshi festave të myslimanëve, por edhe të ndjenjave të tyre është shumë i egër. Ata mundohen në çdo mënyrë që të asimilojnë myslimanët në orientimin e tyre. Por, këtë gjë nuk munden ta realizojnë përmes argumenteve dhe arsyes, por thjeshtë përmes censurës dhe mbjelljes së frikës.

Myslimanët e trojeve tona janë të përçarë. Ky Bajram nuk arriti që ti bashkoj, por ende po qëndron me ngjyrën e kuqe të largësisë midis vëllait me vëllanë.

E dimë fort mirë se njeriu për Kurban Bajram duhet që të ia fal gabimet të gjithë njerëzve që kanë bërë gabime ndaj tij dhe duhet që të inicioj punë të mira duke shpresuar se do të vazhdoj në atë rrugë. Por ende në meset tona gjejmë familje që nuk janë takuar ndërmjet veti për Kurban Bajram. Ende mbajnë inate dhe xhelozi të pakuptimta ndërmjet veti dhe fryma e shenjtëria e Kurban Bajramit nuk arriti që të thyej barrierat e inatit, smirës e xhelozisë së këtyre njerëzve.

Para Bajramit të kuq, d.m.th. Kurban Bajramit ishin dhjetë ditë madhështore, ditët më të mira të vitit. Në ato ditë njeriu duhej që të jetë i kujdesshëm në sjelljet e tij me të tjerët, ndërsa në Kurban Bajram të arrijë që të realizoj kulmin e dashurisë dhe tolerancës e mirëkuptimit me të tjerët.

Nuk arriti Kurban Bajrami që të ndërpres hulumtimin e partive politike shqiptare mbi mangësitë e njëri-tjetrit. Nuk arriti që ti bashkojë myslimanët nën një ombrellë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Jo se dikush ka të drejtë, e tjetri e ka gabim, kjo gjë është normale që dikush të ketë gabim e tjetri drejtë, por nuk është normale që në prag të zgjedhjeve parlamentare, në ditë të mëdha dhe të shenjta, po edhe në Kurban Bajram, në Bajramin e kuq dikush ta akuzoj dikë dhe të krijoj përçarje.

Nëse është bërë e padrejtë ndaj dikujt, ka kohë dhe mënyra të ndryshme se si të arrihet deri tek drejtësia, dhe jo në prag të zgjedhjeve parlamentare të akuzohet një parti politike për padrejtësi.

E gjithë kjo në Bajramin e sivjetmë të kuq u kurorëzua me censurim të mendimeve dhe ideve që janë kundër përçarjes së Partisë së Drejtësisë në Kosovë.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve