Në dhjetëvjetëshin e fundit politika e Beogradit ka filluar të ndryshojë ndaj shqiptarëve, por jo si rezultat i arsyes politike dhe pranimit të realiteti të ri, por vetëm si imponim i faktorizimit dhe forcimit dhe realitetit politik e ushtarak shqiptarë, por edhe prezencës politike e ushtarake ndërkombëtare në Ballkan.
Tashmë, Beogradi ka filluar ta qartësojë pozicion e saj se pa faktorizimin e shqiptarëve nuk do të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në këtë rajon, por edhe në Evropë.
Mirëpo, një pjesë e kësaj politike, sidomos disa fundërrina të regjimit të Millosheviqit, të cilët ende kanë mbetur në pushtet po tentojnë të ngrenë kokën dhe dëshirojnë të merren me modelet e vjetruara politike, si me kërcënime, burgosje, vrasje, dëbime, etj, sintagma të provuara më herët nga regjimet serbe.
Në këtë drejtim shkojnë edhe kërcënimet e disa funksionarëve serb ndaj disa liderëve lokal të Luginës së Preshevës, të cilët kishin marrë pjesë në manifestimin e Listës së Shqipërisë Natyrale në Tiranë, të organizuar nga politikologu Koço Danaj dhe përfaqësues të Akademisë shqiptarë.
Beogradi, nga njëherë po harron se Ballkani ka ndryshuar shumë, sidomos dekadën e fundit dhe nuk është më ajo qendra rreth së cilës sillet bota. Ata po harrojnë shpejt se vlerat demokratike dhe civilizimi i një shoqërie janë matësit kryesor të saj dhe jo kërcënimet ndaj shqiptarëve. Beogradi në vend të kërcënime ndaj tyre duhet të ulet në tryezë me shqiptarët e Luginës dhe t’i zgjidh të gjitha problemet e tyre, të cilat janë të shumta në Luginë dhe jo të shfaqet si “xhandar i dhunshëm” ndaj tyre. Politika e Beogradit ndaj Luginës duhet të ndryshojë shumë e më shumë, sepse zgjidhje tjetër në të ardhmen nuk do të ketë. Sa më shpejt që Beogradi largohet nga antivlerat njerëzore dhe përqafon vlerat e shoqërive progresiste aq më mirë do të ishte për ta, popullin dhe shtetin e tyre.
Me politikën e kërcënimit dhe shantazhit nuk arrihet askund, sepse kjo në radhë të parë është kundër tyre dhe do të ketë vetëm kundër-efekt ndaj shqiptarëve. Beogradi, njëherë e përgjithmonë duhet braktisur këtë metodë politike, sepse ka ikur koha e saj. Tani, shqiptarët janë shumë të organizuar, të mençur dhe të fortë, sa që në vend të kërcënime ndaj tyre dhe popujve tjerë kanë zgjedhur rrugën e paqes, dialogut, marrëveshjeve dhe tolerancës ndërmjet fqinjëve të saj, si me serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, etj. Pas shumë gjakderdhjeve, vuajtjeve dhe peripecive, shqiptarët kanë zgjedhur rrugën e komunikimit dhe integrimit, së pari ndërmjet veti, por edhe ndaj fqinjëve të tyre dhe popujt tjerë.
Andaj, metoda e kërcënimit nga ana e Beogradit, sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës duhet të ndryshohet, mu ashtu siç kanë zgjedhur shqiptarët rrugën e marrëveshjeve ndaj tyre. Në fund, metoda e Beogradit është antidemokratike dhe një antivlerë shoqërore. Ndërsa metoda e rrugëtimit të shqiptarëve është rruga e paqes, bashkëpunimit, zgjidhjes së problemeve të përbashkëta me marrëveshje, raportet e mira ndër-fqinjësore, bashkëpunimi ekonomik, ndërshtetëror, etj. Me një fjalë, rruga e dialogut për shqiptarët është rruga e vetme demokratike dhe një vlerë universale që sjell paqe, stabilitet, zhvillim dhe prosperitet afatgjatë në Ballkan dhe më gjerë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull