Dështimi është i sigurt nëse puna jonë nuk ndërtohet në Emër të Zotit!
* * *
Të besosh në Zotin e Madhërishëm, do të thotë të ndjesh qetësin dhe gëzimin në zemër kur të gjithë të tjerët e ndjejnë dëshpërimin dhe pikëllimin.
* * *
Besimi në Zotin Një e edukon individin dhe kjo edukat individuale bëhet shkak për edukimin familjar dhe shoqëror. Shoqëria e tillë i kultivon vlerat më të mira të njerëzimit duke qenë e gatshme që këto vlera ti përjcell edhe te shoqërit dhe gjeneratat e tjera.
* * *
Individi i cili në zemrën e tij ka mbjellur Besimin në Zotin e Madhërishëm synon vazhdimisht përvetësimin e virtyteve që i ka porositur Ai dhe si tillë ai bëhet i drejtë, i besueshëm, i moralshëm, i mëshirshëm dhe besnik për të gjithë njerëzit.
* * *
Qielli i bukur, yjet vezullues, malet e thepisura, fushat e gjelbëruara, detërat e qeta me ujin e bekuar, kanë tjetër kuptim për zemrën në të cilën është ngulitur Besimi në Zotin e Madhërishëm dhe për mendjen që mediton në Emër të Zotit të Madhërishëm. Ato për të nuk janë thjesht imazhe, ato për besimtarin flasin, përcjellin mesazh dhe madhërojnë me Madhërimin më të mirë Zotin e tyre që i krijoi aq bukur.
* * *
Shoqëria e cila ngritet duke punuar fuqishëm në Emër të Besimit në Zotin e Madhërishëm arrin unfikimin e veprimit të sjelljeve të saj më ato të kreaturës tjetër të Zotit të Madhërishëm përkatësisht Gjithësisë. Shoqëria e tillëë do të arrij të jetë në lëvizje të vazhdueshme drejtë zhvillimit të saj dhe kjo lëvizje e vazhdueshme është në harmoni të plotë duke mos rënë në kundërshtim asnjëher i tërë ai mekanizëm shoqëror, ashtu siq lëvizë çdo gjë në Gjithësi dhe është në harmoni të plotë me Ligjin e Zotit të Madhërishëm. Ky unifikim arrihet në bazë të Burimit të përbashkët të Ligjvënies Hyjnore
* * *
Mendjet e ndritura, punët e mëdha dhe fjalët urtake burojnë nga shoqëria e cila Besimin në Zot e ka vendos si themel të veprimit të saj jetësor.
* * *
Besimi në Zotin Një, të Vetëm dhe të Pashoq është qelësi i Parajsës, ashtu siç na mësoj Pejgamberi i Bekuar Muhammedi s.a.s. A thua vallë kush e privon vetën nga çelësi i Suksesit në këtë Botë dhe çelësi i Parajsës në Botën e Përtejme përveq atyre që kanë skalitur urrejtjen ndaj vetes në zemrat e tyre?!
* * *
Të verbërit foli për driten nuk të kupton se nuk e ka parë kurr njëher, të shurdhërit ofrohi melodin më të bukur nuk e ndëgjon, mohuesit të Zotit të Madhërishëm sjellja edhe një million fakte nuk beson, përveq nëse Zoti i Madhërishëm e udhëzon.
* * *
Nëse loti yt del, duke buruar nga zemra e ujitur në Besimin në Zotin e Madhërishëm e të tjerët të përçeshin duke mos e kuptuar atë, ti mos u mërzit por krenohu. Përderisa zemra jote ujitet me Besim dhe syri me lotin e Besimit në Zotin e Mëdhërishem, zemrat dhe syt e atyre që të përçeshin janë shëndërruar në gurë e edhe më keq se sa guri, se edhe guri e druri qan për Madhërin e Zotit.
* * *
Kur ndjen se pikëllimi po të kaplon, mërzia po të rëndon mbi ty, bota të është ngushtuar dhe shpresa të është thyer. Rikujto fuqishëm Besimin në Zotin e Madhërishëm dhe fitoret që ky besim ua solli mijëra pejgamberëve dhe evlijave të Zotit, fitoret që ky Besim ua solli besimtarëve atëherë kur nuk kishte shpresë për fitore dhe do ta ndjesh, sigurt që do ta ndjesh dhe do ta shohësh rrugën e fitores duke tu hapur dhe shpresën duke u ringjallur ashtu siq ngjallet bima e bukur e pranverës pas shiut qoft edhe i rrëmbyeshëm.
* * *
Ademi a.s u nxorr nga Parajsa dhe shpresa ju thye, Nuhit a.s ju vërshuan armiqët dhe rreziku ju shtua, Ibrahimi a.s u hodhë në zjarr për tu djegur e jeta ju rëndua, Musait a.s ju ofruan armiqët vrasës dhe deti para e tij e priste duke ja pamundësuar rrugëdaljen, Isait a.s ju ofruan armiqët dhe e pa vdekjen duke mos e menduar jetën, por Besimi në Zotin e Madhërishëm, Ademit a.s ja kthej shpresën për Parajsën, Nuhit a.s ja pastroj tokën nga armiqtë, Ibrahimit a.s ja lehtësoj jetën duke ja kthyer në bahçe zjarrin, Musës a.s ja hapi edhe detin e Isait a.s ja hapi edhe qiellin.
* * *
Besimi në Zotin në Madhërishëm është dritë, dritë mbi dritë, me atë dritë besimtari i depërton errësirat e vështirësive të kësaj bote dhe të botës së ardhme deri të arrij me dritën e Besimit ta shoh Dritën e Allahut të Madhërishëm në Parajsën e Tij.
* * *
Zemra e cila nuk ndjen Besimin në Zotin e Madhërishëm në çdo rrahje të saj, syri i cili nuk derdh lotin për hatër të Zotit të Madhërishëm dhe gjymtyrët që nuk ndalohen nga e ajo që Zoti e ndalon dhe nuk garojnë në atë që Zoti e urdhëron, nuk e kanë kuptuar rolin e tyre falenderues që kanë për mirësit e mëdha që Zoti i Madhërishëm ua ka dhuruar.
* * *
Përderisa as fletët e pemës nuk bien në tokë pa urdhërin e Zotit, por e presin atë duke u dridhur deri sa të urdhëroj, atëherë si ka mundësi që njeriu pa asnjë fije turpi të vepron në jetën e tij në kundërshtim me Besimin e Pastër në Zotin e Madhërishëm?
* * *
Besimi në Zotin e Madhërishëm arabët e shkretirës i bëri njerëzit më të edukuar në kohë, analfabetin e bëri studiues, kriminelit ja zbuti zemrën dhe ja nxorri lotin pendues, të udhëhequrit i bëri udhëheqës, të turpëruarit i bëri krenar, ky Besim e bëri një shoqëri pjesë të Historisë…e neve sot ky Besim në Zotin e Madhërishëm duhet të na shërbej të bëjm Histori.
* * *
Përderisa vrasja e vajzave të vogla ishte ruajtje nderi, gënjeshtra dhe mashtrimi virtyt, skllavërimi i të dobtëve krenari, amoraliteti zakonshmëri, alkooli civilizim erdhi Besimi në Zotin e Madhërishëm dhe vjazave ua kthej nderin duke i ruajtur ato me petkun e Besimit, sinqeritetin dhe besnikërin i bëri virtyte, vëllazërin dhe bashkimin krenari, moralin jetë, ndërsa mendjen e ruajti duke e bërë atë fille të civilizimit të ri njerëzor që buron nga Besimi në Zotin e Madhërishëm.
* * *
Njeriu qan e zhgënjehet, thehet në shpirt e rrënohet, dëshpërohet dhe humb shpresat derisa ta ndjen veten të përfunduar, por Besimi në Zotin e Madhërishëm i jep atij jetë ashtu siq i ka dhënë Zoti i Madhërishëm jetë qysh në barkun e nënës. Ky Besim i fuqishëm zhgënjimin ta kthen në besim, shpirtin ta gjallëron, dëshpërimin ta zhduk shpresa e këtij Besimi, ndërsa përfundimin e ndjen ringjallje e lotin falenderim ndaj Zotit të Madhërishëm që të dhuroj Besimin në Të.
* * *
Kur linde të tjerët të kënduan ezanin dhe ikametin duke të kujtuar thellë në kujtesë Besimin në Zotin e Madhërishëm, ky Besim duhet të përcjell gjatë tërë jetës me qëllim që kur të përgatitesh për të udhëtuar për tek Zoti i Madhërishëm të jeshë në gjendje të ja rikujtosh vetes Besimin e Pastër në Zotin e Madhërishëm.
* * *
Kur sprova të godet, kur mendja jote më zgjidhje nuk bën, kur rrugët të janë mbyllur, kujto fuqishëm Besimin në Zotin e Madhërishëm dhe rrugët e suksesit do të ndriçohen, zgjidhjet do ti gjesh në mendjen tënde që kultivon Besimin në Zotin e Madhërishëm e sprovat do të lehtësohen duke e ndjerë veten krenar që Besimi në Zotin e Madhërishëm ëhtë virtyti yt më i lartë.
* * *
Njeriu habitet pas egos së tij, deri sa te sheh dështimin e çart e nganjëher as dështimi nuk e zgjon prej agonis së ligë të egos...këtë e shëron vetëm Besimi i Pastër në Zotin e Madhërishëm!
* * *
Zoti i Madherishëm ka caktuar për robërit besimtar fitore por atyre u duhet të jenë të përkushtuar, të durueshëm dhe të urt që fitoren ta arrijn me sigurin e Zotit. o Zot, nevojat tona i parashtrojmë tek Ti, me këtë edhe mërzin dhe dëshpërimin tonë sepse e shpresojm fitoren dhe suksesin vetem prej Teje.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 hereDėshtimi ėshtė i sigurt nėse puna jonė nuk ndėrtohet nė Emėr tė Zotit!Shume e vertete i nderuari z.Klinaku, por ja qe ju vete nuk e zbatoni nje gje te tille ne jeten praktike te tuajen.Andaj ate qe nuk e zbaton vete mos e thuaj per te tjeret.Respekt.
Urime dhe pergezim per kete fjale plote urtesi! Kur fillon te behesh i fort te shtohen edhe armiqte, mos u preukopu me nxitesit e se keqes. Urime
Allahu ju shpėrbleftė me tė mirat nė tė dy botėrat pėr kėto kėshilla mbresėlėnėse. Kurse pėr gjėrat private nuk e shoh aspak si njė gjest tė bukur tė shkruhet nėpėr kėto faqe. Por edhe nėse nuk i zbaton dikush ato qė thot dhe shkruan, nuk e bėn thėnien aspak tė pavlefshme.Allahu na bashkoftė nė tė mira, kurse tė kėqijat dhe urrejtjen mes vete InshaAllah na i largon ashtu siē do tė pastrojė InshaAllah zemrat e banorėve tė Xhenetit, nga smira, zilia dhe urrejtja, natyrisht duke e lutur tė Madhėrishmin tė na bėjė prej banorėve tė atij Xheneti qė dashurojmė tė gjithė - Xhenetin Firdeus.Edhe njė herė Allahu ju shpėrbleftė pėr shkrimin dhe kujtimin i nderuari Abdullah Klinaku. - selamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu 16.02.2012 Zvicėr
Trimat e dites se sodit me shume shoke.Po dihet keshtu qe nuk duhet te komentohet me teper, kur njerezite jane ortak ne veprat e tyre.
Zoti tnderoft vlla, per keto keshilla. Sigurisht qe thirrja qe u behet zemrave dhe mendjes permes ketyre fjalve jane mese mbreselenese. Kush nuk i kupton eshte me te meta ai qe nuk din dhe nuk logjikon. Presim dobi edhe te tjera prej jush z. Klinaku.
Fraza e dyte e ketij shkrimi eshte nje lajthitje e Autorit, i cili duhet te prononcohet dhe ta korigjoje. E dyta, fjala parajse te cilen e perdor Autori mendoj qe nuk mund te ja zere vendin fjales Xhehnet. Edhe per kete Autori te sqaroje. E treta, nuk eshte shembull i mire kur frazon per qorrin apo shurdhin! A nuk jane njerez edhe ato? A nuk kane te drejte te jene muslimane edhe ato? A e meritojne te fyhen ato sepse Allahu vete ka dashur ti pozicionoje ashtu ne kete jete_ sprove? Ndersa pjeset e tjera te shkrimit jane Marshallah dhe per keto Allahu te nderofte. Edhe dicka tjeter duhet Autori te prononcohet edhe ne lidhje me aludimin e komentuesit me emrin Naim, te cilin nuk e njoh fare.
Pse fshihesh Autor, pse nuk jep pergjigje, a ke frike qe spo dije me u pergjigj a,?