Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bisedimet bėjnė mirė

Autor: Albinot Maloku E enjte 7 Tetor 2010 23:13 PM

 

Njohёs tё shumtё tё komunikologjisё gjatё studimeve tё tyre u kanё kushtuar njё rёndёsi tё veçant bisedimeve si instrument i cili ndihmon komunikimin mes palёve, por edhe nё zgjidhjen e problemeve tё tyre. Parimisht edhe e mira edhe e keqja fillon me bisedime tё cilat do tё mund tё inicoheshin pёr njё apo çёshtje tjetёr. Duke u nisur nga e veçanta e tyre, pёrfundimisht dhe pa asnjё mёdyshje mund them se bisedimet u bёjnё mirё palёve. Nё rastin mё tё freskёt vendi ynё shumё shpejt do tё fillojё bisedimet me vendin fqinjё, Serbinё. Nga shumё faktor politik e sidomos ata vendimёmarrёs, komunikimin pёr mes bisedimeve ndёrmjet palёve ёshtё pёrshёndetur. Prej shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs, ngjarje tё ndryshme e tё ngjeshura e kanё pёrshkuar trajektoren e proceseve tё ndodhura deri nё momentin kur me inicimin e Serbisё dhe tё Bashkimit Evropian pёrmes njё rezolute tё miratuar nё Asamblen e Pёrgjithshme tё Kombeve tё Bashkuara ёshtё kёrkuar qё palёt tё bisedojnё. Si e tillё, rezoluta ёshtё mjaftё e rёndёsishme, sidomos duke u nisur nga historia e saj. Ajo nё fillim, pёrveç nga inicuesja e saj, pra Serbia nuk morri mbёshtetjen as tё Kosovёs e as tё vendeve tjera, e posaqёrisht tё Bashkimit Evropian. Pas njё breshёrie vizitash tё diplomatёve perёndimor bёrё Beogradit zyrtar, rezoluta nё fjalё pёsojё njё adoptim tё pranushёm edhe pёr palen tjetёr. Deri mё sot kur ende nuk i kemi palёt nё tavolinёn e bisedimeve, shumё njohёs tё rrethanave nё rajon komentojn nё forma tё ndryshme. Duke mos dashur tё besoj nё atё se çfar ka ndodhur mё pёrpara, kur dokumenteve tё rёndёsisё sё veçant u janё bёrё lexime e interpretime tё ndryshme nga palёt, mund tё them se faji ёshtё tё mos kristalizimi i deri tanishёm i pikave pёr tё cilat do tё bisedohet. Pavarёsisht leximit tё ndryshёm tё Rezolutёs nga palёt, ku Beogradi synon të zhvillojë bisedime për statusin politik të Kosovës, ndërsa Prishtina është e përkushtuar që të bisedojë vetëm për çështje tё ashtu emruara teknike, Bashkimit Evropian me rezolutё i ёshtё besuar lehtёsimi i procesit tё bisedimit. Se kush do tё luajё rolin e mediatorit ende nuk ёshtё bёrё e ditur. Nёse i referohemi rezolutёs, BE ka rolin vetёm tё lehtёsuesit, mirёpo jo edhe tё mediatorit. Prishtina zyrtare do tё ishte shumё e interesuar qё SHBA-tё sё bashku me BE-nё tё kishin rolin kyq nё ndёrmjetёsim gjatё bisedimeve, gjё tё cilen me tё drejt e parashtron ajo. Mirёpo, pёr tё mos prejudikuar hapat e mё tutjeshёm, do tё ngelet tё shihet se kush do tё ndermjetёsoj! Tani pёr tani ёshtё shumё e rёndёsishme qё palet tё kenё njё platёform tё pёrbashkёt se pёr cilat tema ata do tё bisedojnё. Njё gjё e tillё ende nuk duket tё jetё gati, pavarёsisht faktit se Beogradi zyrtar ёshtё intenzivisht duke u angazhuar me ekspert tё fushave tё ndryshme, kurse Prishtinёn zyrtare pёrveç pёrgaditjeve pёr bisedimet, atё e kanё ngarkuar edhe ngjarjet e fundit, kur tani ish-presidenti Fatmir Sejdiu dha dorёheqje nga pozita e kreut tё shtetiti, pёr shkak se kishte shkelur Kushtetutёn. Njё vendim i tillё, edhe pse i vonshёm ёshtё pёr tu lavdёruar, nga se ёshtё shenjё e funksionimit tё shtetit.

Publicisti dhe drejtori i Forumit pёr marrёdhёnje etnike nga Beogradi, Dushan Janjiq, mbi rёndёsinё e rezolutёs dhe tё bisedimeve pohon se – Rezoluta e cila ёshtё propozuar nga Serbia dhe Bashkimi Evropianё nё Asamblen e Pёrgjithshme tё OKB-sё ёshtё shumё e rёndёsishme. Tani do tё kemi njё periudhё deri sa tё kristalizohen gjёrat se pёr çka do tё bisedohet. Bisedimet do tё nisin nё nivele ekspertёsh dhe siç dihet, ekspertet nuk vendosin, por nё fund politikanёt janё ata qё vendosin. – Janjiq mё tej vazhdon – Thёnё qartё, Serbia nuk ka arsye pёr tё qenё e paknaqur me rezolutёn e pёrbashkёt me Bashkimin Evropian, nga se ёshtё nё interesin e saj tё qartёsoj shumё probleme tё cilat i mundojn qytetarёt e thjesht tё Kosovёs, e parasegjithash tё serbёve tё Kosovёs. Gjatё bisedёs me z.Janjiq ai thotё se, nё Ballkan dhe nё Serbi ekziston njё situat klasike ku tё huajt i mёsojn vendasit se çka ёshtё interes i tyre. Do tё ishte shumё mё e menqurё qё Serbia qё nё start tё mos nisej me atё rezolutёn e parё, nga se unё nuk shoh arsye se pse Serbia do tё donte qё tani tё flitej pёr statusin. Parasegjithash – vazhdon Janjiq – GJND e dha mendimin e saj jo pёr statusin por pёr atё çka ёshtё pyetur. Pёr shpalljen, proceduren dhe aktin e shpalljes sё pavarёsisё dhe nёn dy thёnё hapur çёshtja e statusit ёshtё nё interes tё Kosovёs. Kosova po lufton qё ta pёrmbyll krizen e statusit, tё marrё njohen ndёrkombёtare dhe njohjet bilaterale, do tё thot ky ёshtё problem qё gёrrith Kosovёn. – mbaron konkludimin e tij publicisti serb Dushan Janjiq.

Qёndrim tё pёrafёrt ka edhe kolumnisti i gazetёs sё pёrditshme beogradase „Politika“, Boshko Jakshiq. Bisedimet do tё fillojn nё nivele ekspertёsh. Unё shpresoj qё nё grupin e serbёve tё jenё njerёz tё rinjё dhe jo ata tё vjetrit tё cilёt qё nё start do tё kenё qёndrime sikur se gjatё bisedimeve tё zhvilluara mё parё nё Vjenё. – pohon Jakshiq. Ai konsideron se bisedimet duhet tё jenё tё hapura dhe pa kushte nga asnjёra palё. Kolumnisti Jakshiq thotё se – Nёsa pala serbe nisё bisedimet me kushtё qё statusi tё jetё pikё e tyre, atёher duhet ta din se do tё pёsojn fiasko. Platёforma e bisedimeve duhet tё jetё nё atё formё e gёdhendur qё tё dy palёt tё kenё zgjidhje pёr temat e biseduara, e sidomos ato tё interesit jetёsor. – mbaron Jakshiq.

Nё anёn tjetёr publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu rezolutёn e miruatuar nga AP e KB e konsideron si avans pёr Serbinё. Prishtina tani e ka mё vёshtirё pasi tani beteja politike ёshtё mё e komplikuar se mё parё. – thotё Spahiu. Pёr tё vazhduar – Mё parё ishte thjeshtё. Beogradi e Moska ishin nё njё anё, ndersa Brukseli e Washingtoni me Prishtinёn nё anёn tjeter. Kjo ishte pozitё komode pёr Prishtinёn. – mbaron publicisti mitrovicas Nexhmedin Spahiu. Pavarёsisht dёshirёs pёr tё parё progresё publicisti mitrovicas, pamёdyshje shpreh brengen se kёto bisedime mund kenё si epilog Bosnjizimin e Kosovёs, ku tek pas kёsaj Serbia mund ta njohё fqiun e saj jugor Kosovёn.

Ajo çfarё ngelet dhe do tё duhej tё prisnin qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs ёshtё pёrgaditja me ekspert tё pa ndikuar nga politika ditore, e sidomos jopartizimi i tyre pas ngjarjeva tё krijuara brenda politikёs nё vendin tonё, pёr bisedimet me Republikёn e Serbisё. Atmosfera e krijuara pas largimit tё shkelsit tё Kushtetutёs, dhe pёrgaditjet e subjekteve politike pёr zgjedhjet e pёrgjithshme nё vend do tё mund tё zbehin pozicionin e Kosovёs gjatё bisedimeve me Serbinё. Edhe pse Republika jonё e drejtuar nga qeveria aktuale, prej shpalljes sё mёvetёsisё ka lёshuar shumё momente tё volitshme, do tё ishte shumё e pafalshme qё gjatё procesit tё bisedimeve pozita e saj tё bije edhe mё posht. Kёtё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs nuk e meritojn nё asnjё formё. Pёr tё mos tingёlluar si pesimist dhe me dёshirёn qё tё bёhet mё e mira pёr vendin tonё, le tё ngelemi me shpresё se kёto bisedime do tё sjellin progresё.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve