Rezolutën e miratuar me 9 shtator në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së nga Institucionet e Republikës së Kosovës u quajt si fitore diplomatike dhe humbje e Serbisë.
Më miratimin e kësaj rezolute Kosova hynë në një etapë të re politike, në etapën e bisedimeve teknike. Përfshirja e verdiktit të GJND-së në ketë rezolute na jep të kuptojmë se shteti serb në mënyrë indirekte duke pranuar opinionin e GJND-së, rrjedhimisht ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
Serbia si shpërblim për futjen e kësaj klauzole në rezolutën e miratuar nga Asambleja e përgjithshme e fiton klauzolën tjetër për bisedime teknike, gjë qe termi “teknike” me Serbinë është baras me bisedime politike. Prandaj institucionet tona duhet qe të jenë koshient dhe shumë të matur kur është në pyetje Serbia dhe politika e saj.
Megjithatë institucionet tona do të duhej së pari, të kërkonin qe si ndërmjetës përpos BE-së, të jenë edhe përfaqësuesit e shtetit me të fuqishëm dhe më miqësor të Kosovës SHBA-së.
Së dyti, do të duhej qe ashtu edhe si kanë premtuar krerët e shtetit tonë, t’i përcaktonin vijat e kuqe, përkatësisht për ç’fare nuk do të diskutohet.
Së treti, duhet qe të caktojnë afatin kohor të këtyre bisedimeve dhe assesi nuk do të duhej qe këto bisedime të fillonin pa e ditur se kur do të mbaronin.
Së katërti, duhet të hartohet një platforme se për ç’fare do të bisedohet, cilat do të ishin temat e këtyre bisedimeve teknike dhe pastaj të hyhet në këto bisedime të shumë pritura qysh para mendimit të GJND-së.
Nëse nuk do të merren parasysh të gjitha këto, atëherë do të hyhet në një rrugë së cilës nuk do t’i dihet fundi.
Ambasadori i SHBA-së në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës në pyetjen e bërë nga gazetari i këtij medium lidhur me atë se a do të besoni se veriu i Kosovës duhet të jetë pjesë e bisedimeve?
Ai është përgjigjur “qe këto bisedime duhet të jenë bisedime për marrëdhëniet ndërmjet tërësisë së Kosovës dhe tërësisë së Serbisë dhe përderisa veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, e qe në të vërtetë është, atëherë po, veriu do të jetë pjesë e bisedimeve.
Më tej ai ka shtuar se ne e dimë se ka disa rrethana të veçanta në veri dhe disa prej këtyre të veçantave mund të jenë tema të bisedimeve.”
Deklaratat e ambasadoreve nga çdo politikan merren shumë seriozisht, në këtë rast edhe intervista e ambasadorit Dell duhet të vlerësohet dhe analizohet më seriozitetin me të madhë. Nëse veriu do të jetë pjesë e bisedave teknike, atëherë pse të mos jetë edhe Lugina e Preshevës, meqenëse të gjithë e dimë se edhe kjo pjesë ka rrethana të veçanta dhe gjendja e kësaj treve shqiptare patjetër qe do të duhej të kërkohej nga liderët tanë qe të diskutohej.
Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryekuvendari duhet qe të unifikojnë klasën politike në vend, si dhe çështjen e bisedimeve të diskutojnë në Kuvendin e Kosovës, sepse Parlamenti si organi më i lartë do të duhej të japë fjalën e fundit.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës janë përfaqësues legjitim të popullit dhe duhet të sillen si të tillë, duke kërkuar qe këtë çështje të diskutojnë në Parlament, e jo të kënaqen me privilegje dhe salltanet.
Parlamentaret e Kosovës ashtu sikurse kanë pasur privilegje dhe kënaqësi qe më krenari të nënshkruajnë pavarësinë e Kosovës, po ashtu mund të rëndon barra kryesore mbi ta për copëtimin e Kosovës.
Kosova në emër të pavarësisë së plotë pranoi si kompromise paketën e Ahtisaarit (Pavarësinë e mbikëqyrur) me te gjitha ato gjerat e këqija brenda saj (decentralizimin, eksterritorialitetin), duke besuar qe kjo çështje përfundimisht do të mbyllej, mirëpo të kërkohet prapë nga vendi ynë të lëshoj pe në favor të Serbisë kjo është tragjike.
Baza juridike kundër copëtimit të Kosovës duhet të mbështetët në vullnetin e popullit, në deklaratën e shpalljes së pavarësisë, në parimet e Grupit të Kontaktit, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull