Bota e ashkut është e lidhur. Ajo asnjëherë nuk mund të jetë e ndarë nga bota reale përtej të Vërtetës. Njerëzit që se kuptojnë ashkun si përmbajtje janë të orientuar kah ngurtësia, ndërsa kuptimi i tij si term është dashuria.
Miliona fytyra gëzohen me dhe për botën e ashkut, ndërsa ngurtësia është e kundërta e saj. Fytyra nuk mund të qëndroj indiferente ndaj emocioneve të zemrës. Zemra reflekton, rikthen, zbut, por edhe orienton botën e ashkut kah e vërteta e gjenezës së saj. Njeriu nuk di se ku gjendet në të vërtet lumturia. Në kërkimin e kësaj bote, apo në botën brenda? Lumturia gjendet në fjalët e ëmbla, apo në kënaqësitë e kësaj bote? Në ndarjen e kësaj bote nga bota reale, apo ne përfytyrimin e saj si të mirëqenë? Lumturia është koncept multidimensional. Thelbi i saj është shpirti i nënshtruar.
Një poet ka thënë:” Dashuria nuk vjen nga bukuria dhe as nga hijeshia, Por, është diçka që lidhet me shpirtin”. (Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve, Ibën Kajjim el Xhevzi, Tiranë, 2006, f.69)
Dashuria na qenka e lidhur ngushtë me shpirtin. Dhe shpirti është thelbi i orientimit të njeriut kah lumturia.
Ka njerëz që kanë botën të tërë, por nuk kanë lumturinë. Kjo gjë shihet nga mos kënaqësia e tyre, ngurtësimi i zemrës dhe shpirtit të tyre. Shpirti nuk mund të jetoj pa dashuri. Bota e dashurisë ose e ashkut di që të përmbledh gjitha cilësitë e shpirtit në ashk, por edhe gjitha cilësitë e ashkut mund të përmblidhen në shpirt.
Në këtë raport midis shpirtit dhe ashkut, është me rëndësi të kuptojmë lidhjen midis syve dhe zemrës. Dikush përshkroi sytë e zemrës, ndërsa sytë e ballit i tërhoqi larg vetes. Sytë e ballit janë shigjeta të syve të zemrës. Ata ndoshta verbërohen, e errësohen, por në të shumtën e rasteve janë imune karshi sfidave të ndryshme që e nxisin ashkun në këtë rrugë.
A i ke dëgjuar këto vargje:
” O sytë e mi, ju u kënaqët së shikuari
Dhe zemrën ma çuat në shtegun më të hidhur!
O sytë e mi mos ma prekni zemrën, sepse është
Padrejtësi që dy vetë të përpiqen të vrasin një!”
(Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve, Ibën Kajjim el Xhevzi, Tiranë, 2006, f.104)
Dy vetë vrasin një, po e vërtet. Këto padrejtësi ashkun e shndërrojnë në tragjedi, dhe e largojnë nga kahet e saj të vërteta që janë të lidhura direkt me shpirtin. Ata dy veta dinë ta vrasin ashkun. Vetëm edhe lëndimi e frikëson shpirtin nga gjendja e mjerueshme e ashkut, dhe e largon nga nënshtrimi ndaj Allahut.
Sytë kënaqen së shikuari dhe së sodituri në bukurinë tënde. Ata të shohin si të ishe qetësia e kulmit dhe kulmi i qetësisë. Nuk mund të del nga e bukura një cilësi e shëmtuar. Edhe nëse ty të duket e shëmtuar, ajo në thelb është e bukur dhe lëngu i saj është kënaqësi. Njeriu që soditë bukurinë është sikur bleta që përgatitë mjaltin. Mjalti deri në prodhimin e saj përfundimtar, kalon nëpër mijëra aroma të ndryshme të luleve që fitohen prej punës së pandërprerë të bletëve. Edhe njeriu, duhet që në mënyrë të pandërprerë ti kushtohet botës së ashkut, nëse dëshiron që shpirtin e tij ta ketë të nënshtruar ndaj Allahut xh.sh. Por, edhe nëse do që të shijoj kënaqësi në këtë botë, por edhe lumturi në botën e përtejme, atje diku në Xhennet.
Por, njeriu bashkëkohor ka ndryshuar konceptin e ashkut dhe ashikut. Ashikët e vërtet i gjen në safë duke u falur me xhemat namazin e sabahut, të drekën, iqindisë , akshamit e jacisë.
Ata i gjen të zgjuar para të gjithë njerëzve. Flenë pak, hanë pak, flasin pak, por veprat e tyre janë të shumta, të dukshme, po edhe të padukshme.
Një ashik i këtillë u patë transferuar në Xhennet. Ndihmat e të varfërve u ndalën. Pasi ashiku u transferua në atë botë, kjo botë e kuptoi thelbin e veprimtarisë së tij në ndihmë të varfërve.
Bota e ashkut nuk përshkruhet nëpër venë, muzikë shfrenuese , e seks të shfrenuar. Por, ajo ka dizgjin që e lidhin direkt për shpirtin. Kjo nuk d.t.th. që gjërat e lejuara të kësaj bote, që janë të lidhura me ashkun, duhet të ndërpriten për tu bërë ashik në kuptimin e zuhdit.
Bota e ashkut është e gjerë sikur sistemi i qiejve dhe i tokës. Në vete ngërthen miliarda e miliarda grimca kuptimesh mbi dashurinë, lumturinë, kënaqësinë e zuhdin.
Zoti njeriun nuk e privon asnjëherë nga kjo botë, por njeriu mund të dënoj vetveten duke u larguar prej kuptimit të saj të vërtet. Ai do të kërkojë botën e ashkut nëpër shishet e rakisë, kalimin në ekstazë nga përdorimi i mjeteve narkotike dhe në seks të ndaluar me femra e me meshkuj. Ai nuk zgjedh gjininë për të bërë seks, pasi që ka humbur nga kuptimi i vërtet i botës së ashkut.
Ne po thërrasim në të vërtetën e ashkut, atë lidhjen horizontale midis njeriut dhe njeriut e Zotit, por edhe lidhjen vertikale midis njeriut dhe Zotit. Rrugë tjetër jashtë kësaj nuk ka.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull