Kombi shqiptar historikisht, prej qenësimit të tij, ka ditur t`i jap historisë kombëtare, rajonale dhe botërore burra dhe trima të shquar, me të cilët jemi dhe duhet të jemi patjetër krenar. Kësisoj, ky komb i vogël ndoshta në numër për dallim prej kombeve të tjera më të mëdha, ka dhënë nëpër epoka të ndryshme historike burra të shquar, të cilët kanë lëshuar gjëmën gjer në kryeqendrat botërore më të mëdha. Pa dyshim, në historinë më të re, kjo figurë e shquar është Adem Jashari dhe të gjithë trimat e Ushtrive çlirimtare, por ai që është në krye të këtij mozaiku është kryetrimi kombëtar dhe evropian Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Gjergj Kastrioti, i lindur në Krujë (lexo : disa estimojnë se është i lindur në Dibër, e disa në Varosh të Matit), në vitin 1405. I marrë peng nga ana e turqve osmanë, ai u rrit pranë oborrit të sulltanëve, u shkollua dhe u pjek atje, po nuk harroi mëmëdheun. Për shkak të dallueshmërisë si vigan, ai me të drejtë do të quhej nga Sulltani dhe oborri i tij, Iskander Bey, që d.m.th. Lordi Aleksandër. Në moshën fare të re, ai shpallet gjeneral nga Sulltan Murati II, e më pas edhe Vali dhe sundimtar të disa krahinave të Shqipërisë Qendrore. Edhe pse gëzonte këto privilegje, atij nuk i`u hoq nga mendja dashuri për mëmëdheun, për Shqipërinë. E priti me padurim momentin për t`iu hakmarrë Sulltanit dhe Perandorisë dhe pikërisht në ekspeditën kundër Janosh Huniadit, ai do të braktiste ushtrinë osmane dhe do të nisej drejt Krujës, vendlindjes së tij. Me të arritur aty, ai ngriti edhe flamurin kombëtar të të atit të tij, flamurin me shqiponjën e zezë me dy krena duke mbajtur fjalimin e tij monumental « Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj ». Hapi tjetër i madh i tij do të jetë bashkimi i princave shqiptarë në Kuvendin e Lezhës, në vitin 1444, me ç`rast krijoi edhe shtetin e parë shqiptar. Për 25 vite me radhë ai do të luftonte kundër Perandorisë Osmane, me 20 mijë trupat e tij. Sulltanët turq, duke filluar nga Sulltan Murati, Sulltan Mehmeti, etj, duke tentuar 24 herë të pushtojnë Krujën,por do të pësonin fatalisht. Me fitoret e tij ai do të bëhej mit për së gjalli, ku do të tërhiqte vëmendjen e Papatit në Romë dhe të Mbretërisë së Napolit. Për të mos vazhduar më tej, ngase nuk do të mjaftonin shumë libra, ai do të bëhej protektor i Evropës dhe civilizimit perëndimor. Duke qenë i bindur se pa një Aleancë të Shenjtë Adriatiko Ballkanike dhe pa interesa strategjike të përbashkëta nuk mund të balancohej fuqia ushtarake e Perandorisë Osmane, Skënderbeu do të paraqitet si pararendës i kardinalit të famshëm francez Rishelje, në teorinë e tij për balancimin e forcave. Ai do të bashkëpunonte ngushtë me diplomatin e tij Pal Engjëllin, humanist, shkrimtar dhe diplomat i shquar. Mirëpo nga shtetet ballkanike, përpjekja e Skënderbeut për Aleancë , do të kuptohej me vonesë, pas vdekjes së tij. Skënderbeu do të vdiste në Lezhë më 1468, tek vendi ku krijoi shtetin shqiptar. Pas vdekjes së tij shqiptarët do të rezistonin për 12 vite me radhë kundër osmanëve,por më në fund do të thyheshin, ngase kryetrimi ishte në botën e amshuar. Kruja përfundimisht do të bie më 1480. Pa vdekjes së tij, e gjer më sot, për të do të thuren elozhe, vjersha, poezi, poema e vepra..... Volteri i madh, shkrimtar francez do të theksonte se sikur Perandoria Bizantine të kishte një udhëheqës të kalibrit të Skënderbeut, ajo do të mbijetonte edhe më tej. Volteri do të theksojë edhe arsyet e fitores së Skënderbeut, duke theksuar se shqiptarët janë popull luftarak si dhe që Shqipëria është vend malor. Albanologia bullgare Zheljazkova do të glorifikonte figurën e kryetrimit në pafundësi. Për kryetrimin tonë janë shkruar diku rreth 190 vepra historike, filozofike, teologjike e artistike. Për të do të shkruanin poeti francez Ronsard, ai amerikan Longfellou, ndërsa kompozitori italian Antonio Vivaldi do t`i kushtojë edhe një operë me emrin “Skëndërbeg”. Për kryetrimin shqiptar janë dedikuar më shumë se 1000 tituj në shumë gjuhë të huaja. Kryetrimit do t`i ndërtoheshin shumë monumente, sikurse ajo në Tiranë e punuar nga Odhise Paskali, skulptor i shquar shqiptar. Monumenti i tij gjendet në Prishtinë, Shkup, Paris, Vjenë ............. e gjetiu me ç`rast na bën që të mburremi si shqiptarë dhe na bën krenar. Kot tentojnë dashakeqët që janë në gishta, që gjoja Skënderbeu paska luftuar kundër Islamit. Kjo është shpifje e kulluar, ngase nuk përkon me realitetin. Edhe sot, Kruja legjendare, është kibël kombëtare për shqiptarët e mbarë botës. Ne kemi edhe kiblën tjetër, atë të Prekazit legjendar ku gjendet varri i Adem Jasharit të madh, kemi muzeun e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit........... e shumë e shumë vende të tjera dhe duhet të jemi krenar për këtë.
Kalaja e Krujës, e vendosur mbi një shkëmb të thepisur në vendin ku kryqëzohen Petrela, Preza, Rodoni dhe Lezha, është kryelartë për historinë e saj. Ajo zë një pozicion të shkëlqyer në historinë kombëtare shqiptare, si kryeqendër e Arbërisë, e me kthimin e Skënderbeut u shndërrua në kryeqendër të epopesë shqiptare. Kalaja e Krujës zanafillën e ka në shekujt V-VI, histori kjo e lidhur me braktisjen e qytetit ilir Albanopolis. Emri Krujë, paraqitet së pari herë në një dokument kishtar të vitit 879, kohë kjo kur Kruja ishte qendër peshkopale. Sistemi i fortifikimit të kësaj kalaje është përmirësuar disa herë pas sulmit të osmanëve, e posaçërisht me tërmetin e viti 1617 dhe me sulmet e egra osmane të vitit 1832. Kjo kala ka një sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muri rrethues ka një perimetër prej 804 m. Muret e trasha prej 1.5 m janë të përforcuara me 9 kulla të rrumbullakëta dhe katërkëndore. Kullat gjeneralisht kanë qenë të larta me diametër prej rreth 15 m. Në pjesën më të lartë të kodrës së fortifikuar në shek. XII-XIV gjendet selia e feudalit. Kalaja është e banuar, edhe atë që nga viti 1286, kur perandori bizantin Androniku II Paleologu u njeh të drejtën banorëve të kalasë për privilegje dhe të drejtën për të gëzuar gjithçka si brenda, ashtu edhe jashtë kështjellës.
Eh, pra nuk mund të ndihesh shqiptar, i nderuar auditor, nëse nuk merr rrugën për të shkuar dhe vizituar tempullin kombëtar, Krujën e lavdishme, si dhe njëkohësisht pas kësaj vizite, të marrësh drejtimin e Rrugës së Kombit, e të nisesh për Kosovë, e mandej drejt e për Prizren dhe të ndalesh më në fund në Prekaz, për të pushuar në tempullin tjetër kombëtar, i cili na dëshmon, se ky komb shqiptar, është vital, stoik dhe i fortë, i gatshëm që të mbrojë sa herë që sulmohet nga armiq të jashtëm. Leksionin e kanë marrë turqit në Krujë, po edhe bishat serbe Prekaz. Andaj, a ka më krenari se të jesh shqiptar dhe të jesh krenar për këto vende që reflektojnë shqiptarizëm? Unë besoj se nuk ka krenari më të madhe, po ju?
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereI nderuari Mr. Ramadani,Paske pyetur nese ndihem krenar per Skenderbeun?!Shkurt e shqip: - JO. Aspak.Nuk e kuptoj si ka mundesi nje njeri me titull akademik, ta ndaje luften e Skenderbeut nga lufta kunder Fese Islame?!I paske permendur qendrat ku gjendet shtatorja e tij, si ne Vjene dhe Paris, vertete mendon ti qe ata i kane bere vend ne kryeqytetet e tyre nje heroi shqiptar?! - Te lutem mos u be kaq cinik. Apo nuk ke degjuar se me cfare nofke njihet Skenderbeu nga Evropa... MROJTESI I KRISHTERIMIT. Mbrojtesi nga kush? - nga Feja Islame, e si paska mundesi te quhet mbrojtes nese nuk e paska luftuar. Pastaj, perse te jem krenar per nje njeri i cili tere miqesine e kishe me serbo-malazezet, dajet, miqet, dhenduret burrat e qikave/motrave, a nuk kishte burra e gra shqiptare a?!
Pastaj, gjithashtu habitem se si nje njeri si ti nuk e di kuptimin e fjales TEMPULL. Fjala TEMPULL perdoret ekskluzivisht per vendet/faltoret fetare, dhe nuk e gjene asnje komb e asnje njeri ne bote pervec disa shqiptare qe tentojne ta misherojne kombin ne fe. Nuk gjene askund ne bote dike te thote qe Feja ime eshte gjermanizmi, apo arabizmi, apo kinezizmi, apo amerikanizmi, pervec shqiptaret qe pretendojne qe Feja e tyre eshte shqiptaria. IDIOTSI unike dhe unikate e shqiptarve. Ndersa nje stereotip te ngjashem e pretendoni edhe ju Mr. Ramadani qe varrezat dhe shtatoret e heronjeve tane na qenkan tempuj!!! JO i nderuar, tempujt e shqiptareve jane xhamite, kishat, teqet, etj ... MJAFTE ME ME INTRIGAT E NDYTA ME PRAPAVIJA IDHUJTARIE !!!ZGJOHUNI O SHQIPTARE NGA MESJETA EVROPIANE !!!
kush asht shqiptar asht krenar per qdo gje ne vendin e vet edhe per herojt e vet kshtuqe jam krenar per skenderbeunjam krenar qe jam shqiptar.///
Ardian cka te them nga shkrimi yt!? Allahu te udhezofte, si te krenohemi me nje armik te Allahut.