Fillimi i përfundimit të pjesës së parë të këtij viti më dëshpëron tej mase, nuk më ofroi asnjë shpresë, edhe pse fillimi i dytë i sezonit të radhës është gëzim për të gjitha krijesat. Fatkeqësisht në ato krijesa jam i përjashtuar për të ndjerë kënaqësinë e ofruar nga natyra. Stina të cilën e lamë pas filloi të më pëlqejë, duke marrë parasysh, të ftohtit, ngjyrosjen me të bardhë të natyrës, e të ngjashme. Jo, jo, ajo stinë asnjëherë nuk më ka pëlqyer, por ajo që më shtyn ta pëlqejë është elementi i izolimit nga komunikimi me botën e jashtme, botë kjo e cila pas 12 muajsh nuk na ofroi asgjë të re! Nuk dua të di se, edhe ky vit po fillon njëjtë sikurse 10-20 vitet e kaluara, por aty vërej vetëm një dallim, ai dallim mbanë emrin kalimi i kohës. Ky kalim nuk na solli asnjë përmirësim, në asnjë fushë, madje asnjë investim së paku të kishte lëvizur guri vendin e vet. Desh e harrova një fjali të urte të politikanëve tanë që ladronte nëpër fushatat parazgjedhore, ku thoshin se, “guri peshon në vendin e vetë”. Tek pas disa muajsh apo vitesh e kuptova se pse, as edhe një guri nuk e lëvizën prej vendin! Por, disa njerëz të pakënaqur prej politikave të përgjumosura e të sakatosura të deputetëve dhe ministrave tanë, këtë fjali të urtë të thesarit shqiptarë, praktikisht ia hedhën poshtë, duke i thënë se, guri statik përball kodrave statike, më së mirë po pushon në Belgjikë.
Ndryshimi i vetëm që kishte ndodhur deri më këtë kohë të pakohë, është ndërrimi i emrave të deputetëve dhe defekteve, më falni perfektëve, prapë më falni prefektëve – mezi ia qëllova. Nuk parapëlqej gjelbërimin, gjë që është për t’u pëlqyer! Në realitet e dua tokën më ngjyrë të gjelbër, ndoshta kjo ngjyrë është fajtore për kalimin e kohës, kohë kjo e cila më kthen në të kaluarën. Më kujtohen vargjet e shkrimtarit të mirënjohur Thomas Stearns Eliot në veprën e tij “The Waste Land” -më mungon ngrohja e dimrit-. Kësaj radhe lulet do të vyshken para lulëzimit të vet, ndaj aromën e ëmbël nuk do t’ia marrim, atë do ta marrin fluturat dhe bletët, krijesat fluturuese do të rikthehen në këtë pjesë të planetit blu, pjesë kjo e cila është e mallkuar, mallkim ky i cili nuk është bërë nga askush, por është krijuar nga vet durimi ynë. Memoria më rrëfen për këtë durim që nga dhurimi i korbave të zi, korba këta të cilët fishkëllenin mbi dhe në jetët tona. Po, po, kjo ishte investimi i fundit në këtë vend, po, po më konkretisht nga ky shtet, por prapë nuk do ta quaja investim nga fakti se ai material ishte i blerë edhe me të hollat tona.
Me aktin e marrjes vesh në Ohër për t’u mos u marrë vesh kurrë, investimet pushuan me shpresë se investimi do të ketë një emër tjetër. Asgjë të re! Ah, sikur të mos i takonim kësaj pike të përshtatshme strategjike e patriotike, por kurrsesi ekonomike. Kurrsesi ekonomike, nga shkaku se nga radhët tona për deputet dhe politikan i dërguam njerëzit me kolorit fakultetesh, kolorit shkolla të mesmesh dhe kolorit “patriotësh”, por asnjëherë nuk e dërguam, madje as nuk e dëgjuam asnjë ekonomist me plan dhe vizion për të ardhëm e këtij vendi, dhe si rrjedhojë e kësaj i vetmi produkt prej këtyre të zgjedhurve ishte dhe akoma është patriotizmi-folklorikë, pra patriotizmi i thatë që as uji ”zemzemit” nuk do e gjallëron dot. Përpos mos investimeve, më habit fakti se kush po e mbyll kufirin Llojan – Miratocë, fshat të cilin e shohim më sy, por nuk mundemi të shkelim me këmbë, fshat ky në të cilin dëgjojmë lëvizjet e vëllezërve tanë, por nuk mundemi ti përshëndesim. Kufi ky i cili hapet sa herë që kemi zgjedhja, me marrjen e votave ndokush po e mbyll këtë kufi deri në zgjedhjet e radhës, kështu ndodh që nga regjimi plural(komun)ist, madje paralel me hapjen e kufirit bëjnë edhe bartjen e “arsenit” ndoshta fantazmat, prapë e sjellin të njëjtin arsen në të njëjtin vend?!
Nuk desha të zbuloj një sekret, por patjetër më duhet ta them: O ju deputet pse nuk e gjurmoni këtë arsen, jo për të na larguar rrezikun, por aty gjendet një numër i madh votash ndoshta ju nevojiten për fushatën e radhës.
Vallë kujt t’i adresohemi për këto halle dhe për këto brenga, ndoshta të zgjedhurve tanë, por fatkeqësisht deputetët tanë shqisat e të dëgjuarit i kanë por nuk dëgjojnë, shqisat e të pamurit i kanë por nuk shohin, dhe shqisat e të vjedhurit nuk i kanë, por pasurohen shumë shpejtë. Falënderuar qoftë Zotit që këta deputet i kanë punët mirë me të folurit (këta i njohin dy gjuhë të huaja, shqip dhe maqedonisht), sepse sikur të kishin problem, edhe me këtë natyrë, atëherë nuk do ta dinim se (s)janë të kënaqur me të ardhurat e tyre, nga fakti se harxhime të mëdha bëkan duke u paguar studentëve kafe 20 denar, edhe atë me veresi?! Tani jemi të njoftuar me këtë brengë të tyre, megjithatë le të presin edhe pakë e ndoshta do të rifillojmë luftën, tani jo për të drejta por për një rrogë e cila do të jetë enkas për t’u paguar kafe studentëve. Deputetja e cila ka cekur këtë problem, i lumtë së paku për mua është trime për arsye se popullit ia thotë në sy!
Të zgjedhurit, tanë nëse nuk kanë kohë për të ndarë nga koha e tyre e (nën)çmuar për të na vizituar e kurrsesi për të na ndihmuar përçaka edhe janë të zgjedhur, së paku le të thonë një fjali të vetme në Kuvend ku e kalojnë dhe e harxhojnë mandatin e tyre duke derdhur lot krokodili, duke thënë këtë fjali të artë ndoshta do t’ia shohim fytyrat e përlotura për këtë popull. O ju të cilët merrni rrogë për të udhëhequr politikë, mos u brengosni aq shumë se ne do të vazhdojmë të merremi me hallet tona, e juve ju mbetet vetëm të merrni rrogën! Ne mund të kujdesemi edhe për juve, qoftë edhe nëse Azraili na troket në derë për të na kërkuar shpirtin, për arsye se nuk paskemi kontribuar në barkë që moti me ushqim. Por, mos harroni se në faqet e historisë shkruhet edhe lavdi edhe mallkimi, por jo vetëm kjo, aty hasim edhe disa rreshta të dhimbshëm, siç është rasti i Saddam Husejnit, i ndjeri vetëm një popull e kishte shtypur, por fundi i tij ishte aq tragjik, sa që e tërë botës i erdhi keq!
The weak can never forgive. Forgiveness is the attribute of the strong. (I dobëti nuk mund të falë. Falja është atribut i të fortit ) - Mahatma Gandhi
Në fund kam një porosi për deputetët e famshëm të cilët janë shumë aktiv në pasivitetin e tyre politik, një fjalë e urtë Japoneze thotë: “When you're thirsty it's too late to think about digging a well”. (Kur je i etur është tepër vonë për të menduar rreth hapjes së pusit).
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)