Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Copėtimi i Tokave Shqiptare

Autor: Islam Krasniqi E premte 12 Mars 2010 16:05 PM

 

Populli shqiptar është një ndër popujt më të lashtë në Evropen Juglindore, ku si paraardhës të tyre kanë qen iliret. Populli shqiptar ka vuajtur shumë nga sundimtar të ndryshëm, mbi 500 vjet e ka sunduar Turqia, pastaj skllavi etj. Gjithherë ka qen i shkelur nga të tjerët, gjithmonë është munduar që në mënyra të ndryshme ta çliroj vendin, t’i mbroj tokat shqiptare, ta rimëkëmb shtetin Kombëtar shqiptar, por e paarritshme që ta bëjë një gjë të tillë në atë kohë. Shtetet fqinje bënin plane për copëtimin e tokave shqiptare, ku edhe sot trojet etnike shqiptare janë të ndara, një pjesë e ka marrë Serbia, Mali Zi, Maqedonia dhe një pjesë Greqia.

Në vitin 1878 u mbajtë kongresi i Berlinit në të cilën filloi rreziku i copëtimit të tokave shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ku populli kombëtare shqiptare u vu në një situatë të re dhe në rrethana mjaft të vështira të asaj kohe, u mblodhën përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare nga mbarë Shqipëria etnike në Prizren në vitin 1878, ku edhe e themeluan lidhjen shqiptare të Prizrenit e cila kishte për qellim mbrojtjen e tokave shqiptare dhe ruajtjen e tyre territoriale nga copëtimi në dobi të shteteve monarkike, shoviniste, ballkanike, sllave dhe sigurimin e autonomisë së Shqipërisë dhe krijimin e një shteti të vetëm (të njësuar) kombëtar shqiptar.

Lidhjen shqiptare të Prizrenit më 1878 e themeluan përfaqësisë e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, ku kishte çifligar, feudal, klerik mysliman, krerë malësoresh, elemente borgjeze dhe njerëz nga shtresat e ndryshme të popullit. Lidhja shqiptare nuk mundi ta përmbush apo përfundoi detyrën që kishte marrë për krijimin e një shteti autonom kombëtar dhe as nuk mundi t’i mbrojë tokat shqiptare nga copëtimi i tyre nga shtetet ballkanikë shoviniste.

Qe Shqipëria të jetë një shtet i pavarur kombëtar ishte vetëm ëndërr e kohës, ku edhe kjo ëndërr u bë edhe realitet tek në vitin 1912 më ngritjen e flamurit në Vlorë, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ishte përfundimi i një procesi të gjatë historik dhe përmbyllja e një kapitulli të kohës dhe kurorëzimi i luftërave të gjata dhe të pandërprera të popullit shqiptar nga sundimi otoman. Kjo ide për ndërtimin e shtetit shqiptar u ruajt që nga koha e principatave shqiptare, që nga koha e Skënderbeut, kjo ide u mbajt gjallë nga principatat shqiptare popullore që kishin me qindra vjet. Mirëpo mbeti jashtë kufijve gjysma e Shqipërisë, e gjithë Kosova ishte pushtuar nga ushtria serbe, shtete evropiane duke shqyrtuar pavarësinë e Shqipërisë vendosen që ta njohin pavarësinë e Shqipërisë si shtet monarkik më një princ nga Turqia ose Evropa. Turqia e pranonte si shtet autonom, por me një princ nga shtëpia mbretërore e Turqisë, mirëpo Shqipëria nuk i pranoj këto kushte që të këtë mbret turk në krye të popullit shqiptar, asnjë shtet evropian nuk e njohu pavarësinë e Shqipërisë, dhe për ta shqyrtuar këtë rast të shtetit shqiptar në dhjetor të vitit 1912 u mbledhë konferenca e ambasadoreve në Londër nën kryesin e ministrit të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, ku një kohë të gjatë u morën për përcaktimin e kufijve të shtetit të ri shqiptar në atë konferencë e njohën Shqipërinë si shtet autonom nën sovranitetin turk, mirëpo Shqipëria nuk pranoj këtë dhe ia kushtëzuan që nëse do ta njohin shtetin shqiptar, Shqipëria duhet të jetë shtet monarkik më një princ Evropian gjoja se Shqipëria nuk është në gjendje të udhëheq shtetin dhe si princ i Shqipërisë u zgjodh princi gjerman vilhelm fon vidi. Ky i fundit mbërriti në Shqipëri në vitin 1913, ku edhe u vendos ne Durrës, siç po ndodh edhe me rastin tonë tani, ku jem shtet i pavarur nën mbikëqyrjen ndërkombëtare qe kinse ne nuk jemi në gjendje të udhëheqim shtetin tonë.

Pavarësinë e Shqipërisë e kundërshtonin Greqia, Mali i Zi, dhe Serbia, të cilat donin ta ndanin në mes tyre Shqipërinë, në janar të vitit 1913 qeveria e Vlorës ja parashtroi konferencës së Londrës një memorandum për kufijtë e Shqipërisë, mirëpo në atë konferencë ambasadoret bërën pazarllëqe më tokat e Shqipërisë etnike, ku i ndryshuan kufijtë dhe u vendos përfundimisht për kufijtë e ri, duke e copëtuar Shqipërinë në çdo qosh të saj, duke e këputur degët nga trungu i saj, siç e lan Kosovën jashtë kufijve të Shqipërisë dhe tokat shqiptare që janë në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Greqi, në këtë mënyrë gjysma e tokave shqiptare ju inkasuan shteteve ballkanike-shoviniste.

Fuqitë e mëdha luajtën më popullin shqiptar në mënyra të ndryshme, ku në vitin 1913 vendosen që Shqipëria të jetë shtet autonom, sovran dhe trashëgimor, po në ketë vit vendosen që Shqipëria të ketë një princ gjerman Vilhelm fon vid, i propozuar nga Italia dhe Austro-Hungaria, ku nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e popullit shqiptar siç po ndodh sot me EULEX-in, të cilët po punojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit, por mbretit gjerman si shkoi larg dhe u largua për arsye se filloj lufta dhe iku e la Shqipërinë.

Prapë shqiptaret u munduan ta ngrehin në këmbë shtetin shqiptar kombëtar më statutin e Leshnjës pas luftës së parë botërore dhe bashkimin e tokave shqiptare, mirëpo prapë e paarritshme. Padrejtësitë ndaj shqiptareve vazhduan edhe në vitin 1915, ku mbajtë një konferencë famëkeqe në Londër, në të cilën arritën një marrëveshje që shkonte rrugës së copëtimit të tokave shqiptare midis Greqisë, Italisë dhe Jugosllavisë të cilat e copëtuan Shqipërinë dhe e ndan në mes veti.

Gjithë herë shqiptaret ishin të shkelur, të nënçmuar dhe të sunduar nga të tjerët. Prapë populli jonë u mblodhën për bashkimin e tokave shqiptare dhe ndërtimin e një shteti kombëtar në Bujan të Malësisë së Gjakovës në vitin 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj. Në këtë konferencë u vendos që pas çlirimit, Kosova të këtë të drejtën e Vetëvendosjes, vendim i cili nuk u respektua nga shtetet fqinje pas çlirimit.

Që nga kongresi i Berlinit më 1878, Shqipërisë ju këputen degët nga trungu i saj dhe ribashkimi është diçka që ju mohohet shqiptareve, edhe pse një gjë e tillë është e garantuar me aktet dhe konventat më të larta ndërkombëtare.

Bashkimi i Shqipërisë është diçka e pandalshme, nëse sot s’mundemi, do ta bëjmë nesër d.m.th. Kosova dhe Shqipëria janë si mishi me ashtin apo si trupi dhe shpirti sepse jem një popull kem një komb, një gjuhë, një kulturë. Pse nuk ka të drejtë të ribashkohet Shqipëria Etnike, e cila aktualisht është e ndarë nga katër shtete shoviniste fqinje, kurse dy Vietnamit dhe dy Gjermanitë patën të drejtë ribashkimi?!

Ç’janë këto të “drejta” simetrike, asimetrike, arbitrare, që na shfaqen herë si "Engjëll" e herë si Djallë?!

Duhet ta dimë të gjithë se Evropa s’dëshiron që ne të bashkohemi sepse bashkimi bën fuqi, dhe na kanë zili nëse bashkohemi.

Edhe sot në shk. XXI prape jemi të sunduar nga misioni i BE-së, të cilët vendosin për ne, bëjnë marrëveshje më Serbinë pa na pyetur fare dhe atë në dem tonin, edhe pse jemi të pavarur prapë nuk jemi sovran sepse më pakon e Ahtisaarit u copëtua një pjesë e shqiptare në kufirin Kosovë-Maqedoni, rastin demarkacionit, ndërsa tani prapë ndihen zëra të cilët duan ndarjen e Mitrovicës apo shkëmbim territoresh më Serbinë.

Në pavarësinë e fituam askush s’na fali, luftuam që të jem të pavarur, derdhem gjakun dhe dhamë djemtë dhe vajzat më të mira të kombit që të jem të lirë, të tjerët na ndihmuan vetëm ta vejmë kulmin e shtëpisë tonë, e tani na i kanë lidhur duart dhe bëjnë ç’farë të duan me ne, një fjalë e urtë popullore thotë, miku vjen të ndihmon për ndërtimin e shtëpisë, por nuk ka të drejtë të urdhërojë ku do t’i varesh pikturat në shtëpinë tende, e neve na ndihmuan, por tani po na sundojnë.

 

Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi Ndërkombëtar pranë UP-së.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve