Në vigjilje të parë të kësaj nate, mjedis që karakterizohet me erë të lehtë e të ftohët, mërdhirje që kishte lëshuar mandatin hënës së vogël, hënë që mezi duronte granatimet nga toka kundrejt saj. Duke dëgjuar muzikë burimore, seç më vetëtoi mendja te disa dëshmorë, për një moment kënga ndaloi, në fakt ajo nuk kishte ndaluar së kënduari, por unë nuk isha në gjendje ta dëgjoja ngase vetëtitëm e parë e rravgoi një bubullimë tjetër, bubullimë e përcjellur me disa terme të natyrës patriotike e atdhetarë, si dhe duke lexuar disa vargje të Lumo Skëndos, të botuara në vitin 1916. Cili duhet të jetë ideali ynë? Madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm. Ti more autor i nderuar çfarë të frymëzoi për një nxitje të tillë? Nga mes rreshtat e këtyre vargjeve ndoshta mund të kuptojmë se ke urdhëruar për ata të cilët mendojnë shqip, flasin shqip dhe mbajnë emrin shqip, por brengën më të madhe të tyre e kanë të fokusuar në mbrojtjen e shtetit të Platonit, duke harruar se ky Platoni jo më larg se para një javë e gjysëm i kishte nxjerrë disa gjallesa nga një largësi, fare pa prekur trupin e vet. Le të kaloj nga gjelbërimi i tharë në ujin pa lëngë, që moti tentoj të takoj kryen e ministrit më falni se unë jam një fshatar ndaj nuk mund t’ia qëlloj, desha të them kryeministrin, ti mor zotëri, a do të ma kishe mundësuar që gjatë vjedhjeve më fal gjatë zgjedhjeve të kisha korrë pak? Për fat ai kishte qenë si zakonisht i zënë, por aty kaloi një i rastit, një minutë ju lutem iu drejtova desha ta pyes deputetin sezonal, më falni desha të them deputetin e zonës, vallë cilës kishë i paguhet rryma nga kafshata e fëmijës tim, me saktë nga TVSh-ja ime?
Vërtetë tani nuk e di kush jam e kush je, ndoshta je nga ata të cilët para emrit shënojnë titullin Mr. (jo të gjithë dorën në zemër), por mos harroni se mesi i këtyre dy shkronjave është përplotë “euro private”, po po duke iu falënderuar sloganit, ti je i yni. Nëse nuk është e vërtetë atëherë më thuani këta tituj ushtrie të armatës Jugasllave në çfarë mënyre kontribuojnë për këtë komb, duke biseduar nëpër oda apo nëpër kafe.
Nëse sheh me syrin tonë dhe flet me gojën tënde atëherë deklaron se: i kemi mbushur gropat e rrugëve (me ujë), e kemi sjellë ujësjellësin, e përcollëm ujin e zi, të papunësuarëve ia rritëm rrogat, të punësuarit i zëvendësuam me ata të cilët nuk ishin në marëdhënie pune (edhe pse ata ishin të paliçencuar, por ata ishin me ne) të gjihtë ata të cilët nuk mendojnë njëjtë sikur ne, nuk janë miqtë tanë, këtë e kishte deklaruar një shkrimtar nga hapësira e dijes Saksone, jo, këta tanët nuk mendojnë tani më ashtu, vetëm fjalës miqë ia kanë shtuar prefiksin “ar”. Tani sipas hulumtive të ushtarëve partiak, ushtarë të cilët gjatë zbatimit të plebishitit vendosin se kush është patriot e kush tradhtar, ç’të bësh mund të ndodhë që nga ai i cili ka të kryer tetë vera, të shpallet zyrtarisht tradhtar edhe ai prson i cili së paku pas vdekjes së tij ka lënë një lëmoshë rrjedhëse në papirus. Oh, sa lehtë është tani: nëse ke të holla, nëse i jep leje ndërtimit të kishës në kala dhe mbrapa i del shkaut përpara si Mic Sokoli tankës, edhe pse nuk kishte tanke, pas një kohe mund të bëhesh deputet. A thua Xhon Kenedi (John Kennedy) kishte të drejtë në thënien e tij: ”Patriotism is supporting your country all the time, and your government when it deserves it” – “Patriotizëm është përkrahja e vendit tënd gjatë tërë kohës, si dhe përkrahja e qeverisë sate vetëm atëherë kur ajo e meriton”. Jo, jo ne tani përkrahim qeverinë tërë kohën, kurse atdheun vetëm kur pason e katërta pranverë!
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 herepershendetje autor i nderuar,shkrim shum domethenes por qka ti besh tek ne atje ne FYROM per tu punsuar diku te nevoitet librez partie e jo diplom shkolle,me kujtohet nji skeq humoristik Kryeni fakultetin qe te mbeteni pa pune dhe fatkeqsisht ashtu po ndodh tek ne kurse patriot eshte ai qe perkrah partin tere kohen edhe ateher kur ajo shkel gjakun e deshmorve dhe djersen e stergjyshave qka ti besh nuk di edhe sa dot kemi vjellje dhe jashtqitje kur ti ndegjom ato premtime nga njerz te papergjegjshem kerkoj ndjes ne fjalet e lartcekura,per fund Allahu i udhzoft udheheqsin ton e me ta na udhzoft edhe neve,mos ta sponzorojm ni qeveri antishqiptare anti islame ecila po na vret me buken ton duke vrapu pas tyre ne kohen e vjedhjeve vellau kundra vellaut per dikend qe pastaj kthehet kundra nesh...