Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Iljasa Salihu

Kumanovė, Maqedoni

iljasa@hotmail.com http://www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Dasma tė (zh)veshura prej njerėzores

Autor: Mr. Iljasa Salihu E hėne 2 Gusht 2010 18:06 PM

 

 

Teksa një ditë po kalojë pranë një restoranti, jo nga kërshëria ime që të shoh se çka bëhet buzë atij objekti, por caku ku duhesha të arrijë i binte atypari, krejt rastësisht i pashë disa romë që në vallëzimin e tyre nuk të lenin përshtypje së bëhet fjalë për pamje njerëzish. Posa fillova të brengosem për këtë gjendje të mjerë shoqërore, mendova se si është e munduar që në këtë kohë të çdo lloj krizeje njeriu normal të gjej kohë për argëtim bosh, por shpejtë u rehabilitova kur e kujtova një fjali të profesorit tim, ku thoshte se, njeriu nën kushte të rënda socio-ekonomike dhe moralo-njerëzore është i prirë t’i bie fyellit, duke e arsyetuar dhe treguar kështu haptas gjendjen e vet të mjerueshme në të gjitha aspektet. Pasi u kthjella edhe më shumë, pashë se isha duke menduar kot së koti për disa njerëz të një kombësie tjetër që vullnetarisht prej kohësh e kishin harruar së pari veten.

Të nesërmen duhej që patjetër të kalojë pranë atij objekti, ngase caku i arritjes deri te vendi përkatës ishte i njëjtë, pothuajse çdo ditë! Ende pa u ofruar mirë te objekti që prodhonte vetëm zhurmë, filloi të dëgjohet e njëjta muzikë, të njëjtat piskama, dhe i njëjti manifestim (jo)njerëzor. Prapë me vete mendova se, vallë ç’gëzim të madh paskan këta romë të shkretë, vallë nuk turpërohen fare për gjendjen e tyre të mjerë në të gjitha poret e jetës?! Vendosa të mos çaj kokën kot për njerëzit që nuk brengosen për veten e tyre, por posa u ofrova buzë atij objektit, kësaj radhe dëgjova se dikush në atë vend po fletë shqip, ku në të njëjtën kohë i pashë prapë disa romë me fyell e daulle në mes të disa grave të cilët me ngazëllim të skajshëm po vallëzonin, pasthirrmat e të cilave shprehin gëzimin në një gjuhë të bastarduar të shqipes.

Kureshtja për këtë udhëkryq kulturash dhe konglomerat traditash sa vinte e shtohej, aq më shumë kur e dëgjova kameramanin duke folur maqedonisht, i cili ashtu i koncentruar i inçizonte vajzat dhe gratë shqiptare e myslimane, të cilat çuditërisht më tepër se gjysmën e rrobave i kishin harruar në shtëpi. Hmm, sikur t’i kishin harruar vetëm gjysmën e rrobave në shtëpi, nuk kishte me qenë edhe aq dëm i madh, por ato e kishin harruar faktin e shenjt se, femra është gjysma e shoqërisë, femra është nëna e njerëzimit, si dhe po kjo gjini ishte dora që i përkundi heronjtë shqiptarë. Jo, jo, kjo nuk ishte ajo dorë, këtë mund ta shihje përmes thonjve të lyer e të gjatë, që fillimisht nuk i përkasin njerëzores, e të mos flasim se sa i përkasin traditës sonë. Ashtu i trishtuar, për mos tu tmerruar edhe më tepër ika me vrap për te vendi ku duhej të arrij, mbase duke menduar që tutje duhej gjetur një rrugë tjetër, vetëm e vetëm për t’iu shmangur kundërveprimeve kombëtare dhe fetare.

Koha edhe ashtu nuk ndalet e vitet kalojnë, mbase në përsiatje të kësaj periudhe dukuritë e këqija në vend të reduktimin, vetëm sa u shtuan e kaluan në normalizim, ku detyrimisht edhe ata që dikur këto dukuri në rritje me ngulm i kundërshtonin, një ditë e panë vetën brenda atij objekti dhe asaj strukture njerëzish, ku dikur ikej që as për së afërmi të mos takohen me objektin në fjalë. Ndoshta edhe kjo qe sprovë që e kishte urtësinë e vetë, sepse tashmë mund ta shohësh vetën si pjesë të kësaj garniture, duke pasur mundësi që gjërat tashmë të vlerësohen prej brenda, e jo sikur dikur shkurtimisht, edhe atë prej jashtë. Për një çast iu kujtua personit që dikur tmerrohej prej këtyre traditave të huaja, se në të vërtet në çfarë vendi është duke prezantuar. Faktikisht ai nuk kishte nevojë dhe kohë për të menduar thellë për këso veprimesh, ngasë veprimet jonjerëzore që dikur e nervozonin dhe brengosnin romët dhe sllavët, të njëjtat veprime sot kombësia shqiptare i kishte përvetësuar si të vetat. Ç’të shihje i gjori, lakuriqësi në çdo anë, trans te shumica, zëri i lartë i këngëtarëve të cilët vetëm pallnin si gomar, duke e nervozuar kështu edhe gomarin, e që ai një ditë mund të hakmerret duke bërtitur sikurse njeri, duke e derdhur tepricën e ushqimit për t’ia kështu dërguar qenve, edhe atë në kohën kur dikush vuan për një thes miell, kryqëzimi i duarve i të sapomartuarve me alkool, besa disa në shenj respekti karshi traditës sonë këtë e bën me lëngje frutash, që nuk mund të ishe edhe aq i sigurt se a bëhej fjalë për lëngje frutash, ngase ngjyra e lëngur ngjante shumë me të alkoolit. Më në fund pas gjithë atij gazmendi, ç’të dëgjosh përpos ankesat dhe kalkulimet e pronarëve të dasmave mbi shpenzimet marramendëse të dasmës, duke punuar kështu me vite të tëra për ta paguar vetëm borxhin e restorantin dhe të këngëtarëve, kuptohet këta të fundit me biografi të prishtë morale. Aq më i mundimshëm bëhej fundi i dasmës, kur aty këtu dëgjohej pakënaqësia e mysafirëve rreth ushqimit, këngëtarëve pse jo edhe të mikpritjes.

Kështu në vorbullën e kësaj pakënaqësia dhe humbjeje, i shohim prindërit dhe gjyshërit duke artikuluar pakënaqësi ndaj resë apo nuses së posa marrë. Ata përskaj gjithë atij mundi dhe shpenzimeve të kota, tashmë nuk do ta kenë rastin që çajin ta pinë bashkërisht, ashtu siç dikur ishte traditë ndër shqiptarët, por ata harruan se dikur flihej e zgjohej me kohë, këta nuk ishin të kënaqur që tashmë reja e tyre me jave të tëra nuk po e prishë modelin e flokëve dot që shumë shtrenjtë e kishte rregulluar te floktari (frizeri), me këtë ata aludonin në papastërtinë e rejës, sepse ata fare mirë e dinin se njeriu a ka mundësi që me jave të tëra të jetë pranë bashkëshortes e të mos veprojë në kuptimin e marrëdhënieve seksuale, ngase këta prindër dhe gjyshër dikur me kushte nën zero çështjen e pastërtisë (guslit) e kishin pasur në prioritet.

Kësisoj, aq sa më dhimbseni të dashur prindër e gjyshër, aq edhe nuk më dhimbseni, ngase të gjithë ato shpenzime i bëtë për inat të fqinjëve apo të dikujt tjetër, ndërkaq po ai inat sot juve si bumerang po ju kthehet, ngase ju vetëm në nostalgji po e kujtoni kohën tuaj, të paktën në aspekt të traditave, ndërsa po e përkrahni postmodernitetitin sllavë dhe romë, më vjen shumë keq por mos kërkoni tutje fryte të shëndosha shqiptare dhe islame.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve