Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Dekontaminimi kulturor

Autor: Nexhmedin Spahiu E hėne 26 Shtator 2011 11:36 AM

 

Tezat: “Jemi evropianë s’jemi aziatikë!”, “Muslimanët nuk i do Perëndimi!”, “Jemi popull 90% muslimanë!” etj. janë sulme direkt në themelet e kombit shqiptar dhe atij kosovar.

 

Ne Beograd ekziston Qendra për Dekontaminim Kulturor, por dekontaminimi kulturor i nevojitet edhe më tepër Prishtinës e Tiranës.

Në Serbi asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar feja, por në Beograd një pjesë e elitës kulturore e ka parë të arsyeshme qe të largojë ndikimet e epokës komuniste në kulturën serbe.

Shqipëria përveç se komunizmit më të egër ka përjetuar edhe ndalimin total të fesë dhe persekutimin e tmerrshëm të klerit. Edhe pse në Kosovë feja nuk ishte e ndaluar, shqiptarët e Kosovës, duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Jugosllavi, importuan nga Tirana letërsinë, muzikën, historinë dhe shumë gjëra tjera.

 

Ndotja nga Tirana e ambientit kulturor në Kosovë

Ambienti kulturor në Kosovë edhe pse në dukje të parë ishte në pozitë më të mirë se ai në Shqipëri, në fakt, ishte shumë me i sfiduar sepse alternativë e asimilimit në vorbullën jugosllave ishte kultura e kontaminuar që ofrohej nga Tirana, dhe për të qenë ironia në kulm vinte nën maskën e patriotizmit.

Derisa në Shqipëri njerëzit mbyllnin gojën e hundët, ndotja kulturore u futej nga veshët dhe nga çdo vrimë tjetër e mundshme, në Kosovë njerëzit bënin sakrifica mbinjerëzore për ta thithur këtë ndotje.

 

Çfarë është në fakt ajo që duhet dekontaminohet?

Në këtë shkrim po përmend vetëm dy aspekte të ambientit tonë kulturor sa për të nxitur lexuesin të mendojë për gjërat tjera në këtë vazhdë.

 

E kontaminuar: Feja na u imponua nga armiqtë! O je me kombin o je me fenë!

Kreatorët e edukimit tonë kulturor harrojnë se fetë monoteiste janë civilizuese në krahasim me paganizmin e të parëve tanë të cilin nuk e dijmë se nga cilët “armiq” do ta kenë marrë. Kështu për “imponimin” e feve të parëve tanë ne duhet të jemi mirënjohës perandorive përkatëse dhe jo të shfryjmë kundër tyre.

Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Në një shkrim paraprak e kam spjeguar se pse pionerët, jo vetëm të lëvizjes kombëtare shqiptare po edhe çdo lëvizjeje tjetër kombëtare në botë, ishin sekularë e ndonjëherë edhe antifetarë, por në vazhdim ishin njerëzit të fesë që në të shumtën e rasteve e përvijuan procesin e kombformimit.

Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Papa Kristo Negovani, Fan Noli e shumë të tjerë mos nuk ishin njerëz të fesë?!.

 

E dekontaminuar: Fetë janë pasuria e jonë!

Kombi shqiptar, e rrjedhimisht, si vazhdimësi e degëzuar e tij, edhe kombi kosovar (periudha 1878-1912 është trung i përbashkët i këtyre dy kombeve) është krijuar mbi bazën e rezultantës historike të shekullit XIX. Kultura Islame në dy faqe të saj (synite dhe bektashiane) dhe kultura e krishterë në dy faqet e saj (katolike e ortodokse) u kompozuan në një kulturë kombëtare.

Me gjuhën e biznesit, kultura islame dhe e krishterë u bënë aksionarë të kombit shqiptar 50:50, përkatësisht 25:25:25:25, dmth absolutisht të barabartë dhe jo në bazë të përqindjeve të madhësisë së komunitetit përkatës.

Kjo formulë ka bërë kohezionin e kombit shqiptar dhe ka qenë çelësi i suksesit të ngritjes së këtij kombi.

Në aspektin politik, gjetja e kësaj formule është meritë e diplomacisë austro-hungareze, por merita për aplikimin e saj u takon të gjitha komuniteteve fetare.

Çfaredo teze që prek formulën 50:50, përkatësisht 25:25:25:25, është sulm direkt në themelet e kombit ekzistues. E teza të tilla janë: “Jemi evropianë s’jemi aziatikë!”, “Muslimanët nuk i do Perëndimi!”, “Jemi popull 90% muslimanë!” etj.

 

E kontaminuar: Shqiptarët kanë shumë armiq!.

Shqiptarët kanë shumë armiq!. Okupatorët romakë, okupatorët turq, okupatorët gjermanë, okupatorët italianë, shovinistët sllavo –grekë etj.

Versioni ekstrem është qëndrimi izolacionist i shokut Enver Hoxha ndaj gjithë botës. Mbeturinat e këtij qëndrimi ende janë në tekstet tona shkollore. Historianët tanë nuk e kuptojnë se është tjetër gjë të bësh artikuj shkencorë dhe tjetër gjë se si ia prezanton historinë publikut.

Kur Vaso Çubrilloviqi argumenton pse u duhet marrë shqiptarëve Kosova, ai përmend arsyet ekonomike e gjeostragjike dhe nuk i intereson fare se e kujt ka qenë Kosova në të kaluarën, derisa tekstet shkollore në Serbi nuk i përmbajnë arsyet që jep Çubrilloviqi, por aty thuhet që Kosova është djep i serbizmit etj, etj.

Niveli shkencor i historianëve tanë është problem në vete, por këtu po flas për atë se çfarë u serviret nxënësve tanë.

Produkti i edukatës që nxënësit marrin në shkollat tona është nënvetëdija për mosbrerje të ndërgjegjies për të gjitha të këqijat që shqiptarët i bëjnë nëpër botë.

Kur shqiptarë shkojnë në Evropë, thonë Evropa na ka bërë padrejtësi, kur shkojnë në Azi e Afrikë sillen si racistë. Ky është produkti i shkollës sonë.

 

E dekontaminuar: Shqiptarët kanë më së shumëti miq në botë!.

Kur shqiptarët u vonuan me zgjimin kombëtar, miqtë tanë: austrohungarezët, gjermanët, anglezët, holandezet etj erdhën e na i larguan ushtritë e vendeve fqinje dhe na ndihmuan ta krijojmë Shqipërinë.

Kur shqiptarët e Kosovës rrezikuan të zhdukeshin nga faqja e dheu, bota erdhi dhe e çliroi Kosovën dhe për më shumë se një dekadë na mësoi dhe na ndihmoi me ngritë shtetin.

Kjo qasje krijon ndërgjegjien për kthim borxhi në nënvetëdijen e shqiptarëve. I bënë ata më komunikativë në planetin tonë gjithnjë e më të prirur drejt globalizmit. Kjo qasje është çelës për sukses në përmasa globale.

Nëna Tereze nuk do t’kishte sukses planetar sikur t’ishte edukuar në shkollat e Shqipërisë e të Kosovës të shekullit 21. Suksesi i saj i dedikohet traditës sonë dhe shkollës kroate (në fakt gjermane) dhe kuptohet kulturës katolike.

Fakti që Kosova e Shqipëria janë të vogla nuk është pengesë që të shëndërrohen në kombe të zhvilluara dhe me ndikim në botë.

Nëse miqtë i konsiderojmë armiq mbesim këtu ku jemi, por nëse ndryshojmë qasjen edhe armiqtë do t’i shëndrrojmë në miq.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • Drini E hėne 26 Shtator 2011 12:58

    Analize e bukur dhe shume e duhur per ceshtjet qe kane zene te levizin ne trevat tona.Me te vertete na duhet rishikimi i shume ceshtjeve te cilat historia jone kinse patriotike i ka mbushur mendjet tona e kete gje po ben edhe me femijet tane.Kudo ne boten e civilizuar eshte populli ai i cili ngre zerin ndaj padrejtesive qe i behen nga elita politike apo edhe shtremberimet e gjerave ne opinion,ndersa ne Kosove akoma jemi ne gjume dhe gjerat fatkeqesisht i marrim sic na serviren pa mos iu bere nje shikim ne aspekt shkencore.Por na vije mire qe koheve te fundit persona te cilet nuk jane te perfshire ne politike po ngrehin zerin e arsyes e te vetedijesimit.Prandaj iu them juve zoteri Spahiu ku keni qene deri me sot? Vazhdoni te na beni analiza te tilla se jane teper te nevojshme.

    Reply

  • demokrati E hėne 26 Shtator 2011 15:38

    z.Nexhmedin, regullisht lexoj mendimet dhe analizat e Juaj. Besomni se tė gjithė mė pėlqein sepse janė tė logjikėshme, shkencor, kuptueshme etj, Pėr tė gjitha ju uroj dhe dėshiroj qė tė keni sukses. Ndoshta diken po idhroni por besomni se ilaēi ma i miri ėshtė ajo e idhtė. Prandej ju proferoj qė tė qėndroni nė tezat e Juaj, sepse janė tė drejt dhe shumė me vend.

    Reply

  • Imami E marte 27 Shtator 2011 2:25

    Z.Dini, Nexhmedin Spahiu ka shkruar 7 libra, eshte i pari qe ka shkruar qe para 20 viteve se edukata fetare duhet te futet ne shkolla publike e ju thoni ku ishte deri tani Nexhmedin Spahiu! Beja pyetjen vetit ku isha une deri me tani!

    Reply

  • Drini per zotri Imamin E marte 27 Shtator 2011 12:21

    Zotri imam verejtje me vend ke bere qe une si paskam pare librat e ketij autori,por jami ri dhe ja qe sme eshte dhene rasti ta percjelle tere literaturen.Duhet te dini nje gje se ate qe e kam thene per autorin nuk eshte se kam dashur ta ofendoj ne ndonje menyre por me ka entuziazmuar menyra e pergatitjes se tij intelektuale,e sidomos qasja ndaj ceshtjeve te cilat jane duke bere shume zhurme koheve te fundit tek opinioni yne i gjere.Edhe une kam deshire te sugjeroj nje gje,nese jeni imam me mire se ne te gjithe e dini se nese i ben verejtje apo keshille dikujt, duhet te behen lehte e bute e jo me mendjemadhesi sepse keto lloj menyrash na japin te kuptojme se ne si mysliman jemi ende larg te kuptuarit te drejt te Islamit si dhe nuk kursehemi lehte kur debatojme apo replikojme me dike.Selam

    Reply

  • BACI E marte 27 Shtator 2011 23:38

    Ka njerez zoteri qe shkruajne edhe me shume se 7 libra per tmos thene asgje.Duhet te kemi konsiderate edhe per keta krijues.Lexuesit tone nuk i duhet edhe aq shume qe te enthusiazmohet me ate cfare hedh ne leter zoteri Spahiu.Ai ka konsumuar te gjitha kredite duke aderuar nga njera parti ne tjetren dhe duke mos i ngelur asgje tjeter ka filluar te merret edhe me ceshtjet e besimit pa e njohur si duhet ate.Madje edhe ne fushen e aritmetikes Nexhi yne na e ben Gausin duke plotepjestuar numrin 25 me 25.Sa poliedrik qe eshte?!A nuk eshte kenaqesi qe e kemi nga rradhet?!Aq te vegjel jemi qe nje Nexhmedini i duhet te na perkujtoje mirenjohjen qe i detyrohemi Miqve tane!Ai duke bere balance perpiqet te fitoje poena nga nderkombetaret mbase si analist ka kohe qe ka vetevrare veten.Mua nuk me mbetet tjeter jo ta pyes veten se c\rruge te ndjeke zoteri por te drejtohem ty me keto pake fjale ne latinishteQUO VADISUroj qe nje poliglot si Nexhi yne te te ndihmoje ti kuptosh keto pake fjale.

    Reply

  • Fidani, Kcic, Mitrovice E mėrkure 28 Shtator 2011 20:41

    Zotni Baci,Nexhmedin Spahiu nuk ka qene asnjehere anetar i ndonje partie. Partia e jone AKR e ka kandiduar 2 here Nexhmedin Spahiun per kryetar te Mitrovices dhe asnjehere nuk ka pranuar te anetaresohet ne parti dhe ju thoni se Nexhmedin Spahiu i ka nderruar partite. Mos fol pa i dite gjanat se hyn ngjynah me Zotin.

    Reply

  • Baci E enjte 29 Shtator 2011 13:09

    Fidan i dashur,per shkak te moshes ty te lejohet qe ta akuzosh tjetrin se flet e shkruan pa i njohur gjerat?!Te lejohet edhe per emrin e bukur qe ke.Si i njome dhe jeshil qe je nuk eshte edhe per cudi te mos njohesh argumentet por te insistosh ta bindesh tjetrin kjo nuk te falet.Te sugjeroj neqoftese ke durim ti hedhesh nje shikim rrjedhes kronologjike te zgjedhjeve te pasluftes ne Kosove do te jepet mundesia ta njohesh Nexhin te cilin nuk e keshe njohur me pare.Sukses ne iniciativen tende,Baci

    Reply

  • Per Bacin E enjte 29 Shtator 2011 23:33

    O zotri Baci mendoj se nuk eshte ne rregull me Islam por as me parime etike qe nje person nese ka gabuar ndonjehere dicka ne te bejme te pamunduren qe te ia nxjerim ne pah.Njerez jemi e gabojme,rendesi ka qe edhe kur gabojme kthehemi edhe pendohemi dhe deshirojme shume qe ato gabime qe kemi bere te i fshijme duke vepruar ndonje pune te mire.Edhe pse ndoshta ky autori eshte prej veprimtareve me te mire,apo ka qene i tille edhe ne te kaluaren.Vlera e tere kesaj pune qendron ketu se,ne kete kohe trazirash e tensionesh kunder besimtareve e Islamit kudo ne bote e posaqerisht tek ne ne Kosove dalin zera te shumte dhe japin nje note proteste kunder ketyre diktatoreve ne demokraci.Prandaj me gjithe respektin per Bacin por duhet te kemi kujdese qe mos te behemi te gjithe njelloj e te krijojme huti.

    Reply

  • Baci E premte 30 Shtator 2011 15:54

    I dashur autor i shkrimit te mesiperm,Nuk eshte qellimi im te provokoj probleme e aq me pak te krijoj hutira ashtu si i cilesoni ju komentet qe bera me heret.Une nuk u mora shume me fenomenin \Spahiu per gjerat triviale qe mbushin shtypin roze dhe tabloidet.Ato edhe nuk kane vlere te behen objekt diskutimi.Zoteri Spahiu mund te jete edhe nje njohes i shkelqyer i nje materie te tille por ta beje te gjithediturin ne ceshtjet aq te ndieshme si Islami atehere duhet vertete te kete nje parapegaditje superiore gje qe nuk e verejme ne publikimet qe ben pa rreshtur dhe ne vazhdimesi.Duhet te jemi shume te matur dhe kompetente kur i servirim lexuesit gjera aq me vlere dhe madhore si Islami.Nje mall i keq kultivon shije banale, te kemi kujdes praSi ti,une po edhe ai tjetri?!Me ndjenjen e respektit me te thelle&konsiderates Baci

    Reply

  • E marte 4 Tetor 2011 18:01

    une e shoh nje tollovitje mendimesh dhe komentesh rreth autorit ne fjale, ndersa une skam te shtoj perpos lavdatave per shkrimin ne fjale, dhe e inkurajoj autorin qe te vazhdoj me temat ne fjale, dhe shihet syresh se ka mjeshtri te rralle ne shkrim, kete artikull lirshem mund te them se edhe po qe se e lexoj dhjetra here nuk me behet bajat... Zoti e shperblefte per mundin e dhene Nexhmedin Spahiun dhe i dhasht kurajo per pune te metutjeshme ne kete fushe... ky qenka tamam guximtare Zoit e rujt dhe e forcofte

    Reply

  • Nexhmedin Spahiu E enjte 6 Tetor 2011 1:43

    Nuk kam asnje pretendim se njoh Islamin me shume se nje besimtar i rendomte. Ate se cfare kam shkruar e kam shkruar me bindje te plote dhe mbaj te gjitha pergjegjesite.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve